Ngurimi i opozitës për të hequr imunitetet

Postuar në 20 Qershor, 2012 03:34

Opozita e ka vonuar ok-in e vet për të miratuar ligjin mbi heqjen e imuniteteve, ngaqë ka qenë në pritje të momentit presidencial. Ata kanë qenë me mendjen që, nëse Presidenti zgjidhet konsensual, atëherë do të votojnë menjëherë në favor të heqjes së imuniteteve, dhe nëse Presidenti zgjidhet nga Berisha, atëherë ligji për imunitetet nuk do të votohet. Pse? Sipas opozitës, nëse Berisha merr presidentin, atëherë ai do të fusë në xhep dhe prokurorin, gjykatat dhe shërbimet sekrete, e në këto rrethana, opozitarët pa imunitet do të ishin viktimat eventuale në stinën e gjuetisë së shtrigave.

Gjinushi, në një intervistë për Shqipin e sotëm, thotë se ‘PS-ja nuk duhet ta votojë ligjin për imunitetet. “Imuniteti mbetet mjeti i vetëm për të inkurajuar segmente të institucioneve të pavarura, ose individë që kanë një minimum personaliteti për t’iu kundërvënë qeverisë”, saktëson ai.

E.G.

Comments

Submitted by Sali Skizofreni (not verified) on

<p>Pse duhet te hiqet imuniteti tani qe bajraktari ka kapur 100% shtetin bashke me institucionet ?</p>

Submitted by Olti (not verified) on

Ne rregjimet Fashiste, imuniteti per Deputetet e opozites te cfare do lloj ngjyre te jene eshte i shenjte perderisa ata nuk nxisin rrezimin e rendit kushtetues (Jo qeverise) me dhune!

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.