Në Prishtinë nuk e besojnë versionin e vetvrasjes së Dino Asanajt

Postuar në 18 Qershor, 2012 08:54

Vijon në Prishtinë jehona e (vet)vrasjes së kreut të Agjencisë së Privatizimit. Është gjetur i therur (ky titull është zgjedhur në momentin e parë për lajmin në fjalë: Gjendet i therur Dino Asanaj), dhe më pas kanë folur për vetvrasje. Shkëlzen Maliqi kish shkruar një artikull në Express-in e sotëm ku, si shumë të tjerë këto ditë, hidhte dyshim mbi tezën e vetvrasjes. “Ta therë dikush vetën 11 herë me thikë?! Personi që ia bën këtë vetes do të duhej të kishte një veturrejtje dhe vetëzhgënjim tejet të madh, të papërmbajtshëm dhe autoagresiv.” Dhe për të Dino Asanaj nuk bënte pjesë tek kjo kategori njerëzish.  Dino Asanaj ishte një “biznesmen, patriot dhe njeri i suksesshëm, ndër më të suksesshmit, madje i tillë që mund të quhet edhe model i elitës së re kapitaliste.”

Dyshimet nuk marrin fund këtu. Ai ngre pikëpyetje dhe mbi autenticitetin e një letre, që thuhet se është lënë nga (i vet) vrari. “Përmbajtja e letrës është e përfolur, [por] zyrtarisht nuk është konfirmuar. Aty Asanaj i adreson motivet për vetëvrasje dhe sikur na orienton se nga duhet t’i kërkojnë arsyet e (vetë)zhgënjimit dhe (vetë)hidhërimit të tij. Por a është kjo letër autentike? Mos është shkruar me diktat dhe kërcënim? A ka ndonjë fjalë ose formulim tjetër që mund të vërë në dyshim spekulimet rreth kësaj porosie të fundit?”

Re.Pu.

Comments

Submitted by shefqeti (not verified) on

Ne edhe ju qe kujtoni vetvrasjen e Mehmet Shehut esht gogja ma e justifikueme se kjo e sotit.Por eksperti mjeko ligjor ths se thika qe ka marrjeten Z :Hasanajesht ajo qe esht gjetur aty e pastaij jan hetuesit te gjejn se kush i ka lem mbi tavolin thiken sepse ai vet sdot ken qen aq modest te lente vet thiken mbi tavolin  pasi ka vdekur .Kto jan likudime maksizem leniniste tipike .

Submitted by Prizerenasi (not verified) on

More ky njeri ka qene mafioz, e jo i sukseshem. Nese suksesi eshte si ky njeri mjere populli shqiptar. Ky njeri eshte pergjegjes pasi nuk ka treguar kurre ku kane shkuar miliona te fondit Vendlindja therret ne Amerike, leke qe jane mbledhur nga shqiptaro-amerikanet. Ky njeri eshte pergjegjes per 500. 000 dollare qe i dha Qeveria e Tajvanit me 1999 per te hapur zyren e Qeverise  se Kosoves ne Nju Jork dhe e cila u mbajt hapur per 3-4 muaj- a thua gjysme milioni dollare paska kushtuar kjo zyre per 3-4 muaj? Ky njeri eshte pergjegjes per 500 milione dollare te keqperdorura dhe keqmenaxhuara te aseteve qe u shiten sa ai ishte ne krye te AKP-se. Ketij mi thoni sukses? Atehere sukses eshte edhe Vito Corleone -kreu i mafies italiane, edhe hajnat dhe banditete tjere pergjate historise njereyore. Ky njeri- me vjen keq per familjen e  tij dhe vdekjen e tij- por ka pasur aq shume gjynahe sa qe eshte dashur te pelcase dikund. Dhe nuk i kam thene te gjitha ketu- nese doni me per Behlulin!

Submitted by Saimir (not verified) on

Ne internet mund te flitet si ne kafet e mejhanet shqiptare,, e ti zotni nuk ben perjashtim. Ata qe e kane njofte Dinon ne Amerike, rahmet paste, e dine qe e ka vu pasunin me djersen e tij, e dine qe ka kene trim, i drejte e bujar, e nuk asht marre me droge e pislleqe shqiptaresh, por i asht kene perkushtu Kosoves e clirimit te saj. Si idealist ka shku ne Kosove me rindertu. Per se si i kane shku punet ne AKP nuk mund te hamendesoj, se do t'u bajshe si zotnija jote, do te ngatrrojshe faktet me shpifjet e hamendesimet. Ne fund do te thojshe qe mbas vrasjes gojet e ndyta mund te shpifin gjithesi, por ata qe e kane njofte, edhe kundershtatet e tij nuk do tja lejonin vetes me u shpreh keshtu si ju.

Submitted by Saimir (not verified) on

Ne internet mund te flitet si ne kafet e mejhanet shqiptare,, e ti zotni nuk ben perjashtim. Ata qe e kane njofte Dinon ne Amerike, rahmet paste, e dine qe e ka vu pasunin me djersen e tij, e dine qe ka kene trim, i drejte e bujar, e nuk asht marre me droge e pislleqe shqiptaresh, por i asht kene perkushtu Kosoves e clirimit te saj. Si idealist ka shku ne Kosove me rindertu. Per se si i kane shku punet ne AKP nuk mund te hamendesoj, se do t'u bajshe si zotnija jote, do te ngatrrojshe faktet me shpifjet e hamendesimet. Ne fund do te thojshe qe mbas vrasjes gojet e ndyta mund te shpifin gjithesi, por ata qe e kane njofte, edhe kundershtatet e tij nuk do tja lejonin vetes me u shpreh keshtu si ju.

Submitted by amy (not verified) on

Prizenas,

Mund te jene te verteta te gjitha ato qe thua, por keto ti permend nuk e ndryshojne faktin qe ai nuk eshte vetevrare, por e kane vrare. s'ka njeri me llogjike normale qe e beson vetvrasjen. Vetevrasja kyhet me arme e jo me thike. Asnje nuk mund te kryeje vetvrasje duke i ngulur vetes thiken disa here. Fakti qe qeverija deklaron qe eshte vetvrare, te thote qe pislleku eshte   shume i madh, dhe qeveria eshte e lidhur me mafiozitetin qe to thua se ka ndodhur.

Tung!

Amy

Submitted by rama (not verified) on

Pse nuk po me vrasin mua? Ne Kosove themi pa ngrene hudher nuk te vie era! Ketij Dinos i befte mire se shume e bixhozin e ka lozur me Bujar Musen, Akan ismailin (ambasador i Kosoves ne Washington) dhe shume bixhozxhinje tjere. Populli shqiptar eshte i ngadalshem por budalla nuk eshte. Ne enjohim njeri-tjetrin bukur mire. Te gjithe qe e shkelin popullin shqiptar do ta marrin denimin heret a vone. Shikojeni si e pagoi Ahmet Zogu me familje- femijet dhe familja e tij mbeten neper bote si qyqet. Shikojeni si e paguan eshtrat e Enver Hoxhes qe u hodhen ne ere si eshtrat e nje krimineli. Shikojeni si do te paguajne Nano, Berisha, Hashim Thaci dhe shume bandite tjere! Do te jemi deshmitare per te gjithe si do te perfundojne. Dinoja ka bere shume gjera te pista dhe aspak nuk ka rendesi a e kane vrare apo e ka vrare veten. Kriminelet ne fund ose hane koken e vet ose fillojne e i hane koken njeri-tjetrit. Per cfare lutem une eshte qe populli shqiptar te vetedijesohet dhe te mos lejoje mujshare te ketille ta shkerdhejne para e prapa.

Add new comment

Plain text

• No HTML tags allowed.
• Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
• Lines and paragraphs break automatically.