Në 3 pritet njoftimi i strukturës së qeverisë së re nga Rama

Postuar në 24 Korrik, 2013 06:32

Kryetari i PS-së Edi Rama informon në Twitter se do të paraqesë strukturën e qeverisë së re në një konferencë për shtyp në orën 15:00. “Sot në 15.00 live tv paraqes strukturën e qeverisë së re”- shkruan Rama.
Rama do ta prezantojë strukturën një ditë pasi zhvilloi një takim me kreun e LSI-së Ilir Meta në selinë e PS. Përgjgija tërë “fresk” e Metës tregon se akordi është arritur.

Struktura e re pritet të “kënaqë” edhe kërkesat e LSI, duke u hequr atyre mundësinë ët drejtojnë të njëjtat ministry që kanë pasur në kohën e Berishës. Nga ana tjetër struktura duhet të materializojë e të ruajë hapësira jetike politike për PS, ndërsa për aleatët e vegjël vështirë se mbetet gjë.

k.c.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.