Mitt Romney pritet me ‘uuuuu’ në Konferencën e afro-amerikanëve

Postuar në 11 Korrik, 2012 12:25

Kandidati republikan për postin e Presidentit të SHBA-ve, Mitt Romney ka folur sot në një veprimtari të NAACP-së, organizatës që lufton për të drejtat e afro-amerikanëve. U duk sikur takimi po shkonte ok, por kur Romney tha se “sapo të hyj në Shtëpinë e Bardhë do të eliminoj të gjitha shpenzimet e programet, që nuk janë esenciale për ne të gjithë, por që janë të kushtueshme, dhe këtu kam parasysh dhe reformën shëndetësore të Obama-s", nuk pati mundësi të vijonte. U dëgjua një ‘uuuuuuu’ që zgjati nja 15 sekonda. Nuk është se reaguan të gjithë (të shumtit ishin të heshtur), por situata e kapi në befasi kandidatin presidencial. Nuk e priste, dhe gjatë intervalit të ‘uuuuuu’-ve, kamerat e kapën në një pozë të ngrirë, me vështrimin të fiksuar nga turma e trazuar.

Iu desh të improvizonte diçka jashtë fjalës së shkruar, përmendi një anketim që fliste në favor të idesë së tij për ta çbërë atë reformë të Obama-s, por ajo që ndodhi ia prishi terezinë. Kush di anglisht, mund të ndjekë videon: http://www.youtube.com/ëatch?v=ReLx8Tv4o7U

Re.Pu.

Comments

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.