Meta “është çuditur” nga guximi i Berishës për të kandiduar për herë të tretë

Postuar në 26 Korrik, 2013 04:53

Edhe Ilir Meta që e njeh mirë Berishën “është kapur në befasi” nga sjellja e këtij të fundit pas humbjes së zgjedhjeve. Një intervistë e tij për Ditën mbyllet me këtë argument. Gazetari e pyet: “Cilat janë sipas jush arsyet e radikalizimit të papritur të qëndrimeve nga ana e zotit Berisha?” Meta përgjigjet: “Këto kanë të bëjnë me mungesën e kulturës demokratike e reflektuar për fat të keq prej tij; të mos pranimit të humbjes…” Gazetai rindërhyn: “U duk se e pranoi fillimisht….” Meta e ka gati përgjigjen: “Ishte një pranim i imponuar për shkak të një humbje tepër të thellë, por natyrisht e ka të vështirë të pranojë rotacionin, të pranojë vendimin e drejtë dhe plebishitar të qytetarëve”. Gazetari ndërhyn për herë të fundit: “Duket sikur nuk është ende i ndërgjegjshëm për atë që ka ndodhur…” Dhe këtu Meta jep një konsideratë “të saktë”: “Në rast se do kishte qenë më i ndërgjegjshëm sigurisht nuk do të kishte kandiduar për herë të tretë për kryeministër”.

 

Re.Pu.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.