Masakra e Parkut Kombëtar: Nuk dihet ç’projekt kanë dhe kush e ka marrë vendimin

Postuar në 19 Qershor, 2012 11:13

Bashkia e Tiranës, siç është njoftuar nga dy a tri gazeta, e po kaq televizione, ka bërë një masakër në Parkun Kombëtar të kryeqytetit. Nuk është bërë i ditur asnjë projekt e asnjë vendim për këtë ndërhyrje, që do kërkonte firmën e Këshillit të Rregullimit të Territorit të Republikës. Nuk dihet kush është investitori, nuk dihet sa kushton vepra që do të ndërtohet (thonë se do të jetë një rrugë; më saktë, zgjerimi i rrugës që të çon tek bizneset e miqve të qeverisë, të ngritura matanë Saukut). Fatos Lubonja kish bërë një shkrim lidhur me këtë (ndiq linkun: http://www.panorama.com.al/opinion/masakra-mbi-tiranen-vazhdon/), ndërsa sot ka reaguar Aldrin Dalipi, kreu i socialistëve në këshillin e Bashkisë. “Ne jemi të shqetësuar sepse nuk dimë ende se çfarë do të kryhet e çfarë do të ndodhë në territorin e Parkut Kombëtar që tashmë është shkatërruar. Thuhet se do të bëhet një rrugë, nuk e kemi projektin e rrugës. Por ne nuk dimë dhe më tej se çfarë do të ndodhë aty. A do të ngrihen pallate? A do të ketë interesa të dyshimta pas tyre?”

Dyshimi për ndërtime pallatesh aty ku janë prerë pemët ka lindur sot. Sikur të jetë e vërtetë, skandali do të ishte i papërfytyrueshëm.

Re.Pu.

Comments

Submitted by Anonim (not verified) on

Kujt i rruhet, ne kete vend qe shume shpejt do te quhet ARGIT (a) ISTAN!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!

Submitted by Iluministi (not verified) on

Kur flet kreu i opizites ne Keshillin Bashkika keshtu, cfare ben Prokuroria? Shaka!!

A nuk e kuptoni ju bashkeqytetaret e mi se nuk ka me asnje kuptim te shpenzoni kohe, emocione dhe perkushtim per nje jete me te mire? Ja ku kemi arritur - kjo eshte pagesa per thirrjet tona per liri -demokraci, dy gishta simbol te se ciles, me shume se kushdo, i ngrinte lart qëmoti ky qe sot e kemi kryeminister. Per lulin nuk ia vlen te shpenzojme kohe, pasi ai e gjeti shtruar dhe nuk ka perse nguron.

Po Arvizuja vallë, qe e sheh me sy, a vijon t'i besoje ketij burri te shtetit? Po Wolfardi i rrumbullakosur, a mendon se kjo mund te mendohet - jo te ndodh - ne ne vendin e tij amë? Po ku italiani i voçerr, Etorja pra, qe ka mundesi ta shohe nga kulla tejet e larte ku i ka zyrat, kur ngre pak koken nga bilanci i milionave te eurove paska shpezuar BE per forcimin e kapaciteteve të institucioneve tona "demokratike", si do t'u raportoje eproreve te tij?

Ne tashmë i dimë pergjigjet e ketyre pyetjeve, por jam kurioz te dija se si do t'i formulonin ata - formalisht vetem, pasi realisht nuk po ua "vë më njeri me në pulle" - si i thone fjales de!

Submitted by mahmut (not verified) on

Eshte gje e mire qe dikush ngre zërin per keto prapësi,  por kur Artan Lame shkaterronte pyllin e Golemit dhe Xhemal Mato kodren perballe Porto Palermos, askush nuk beri zë.

Submitted by mergim tari (not verified) on

O MAMUT.

Po nuk te vjen turp qe ketu po behet nje masaker kunder popullit dhe mjedisit dhe ti na tregon histori koti. C'lidhje ka kjo masaker qe po shkaterron Tiranen, me ato qe thua ti. Vetem njerez qe nuk kane asnje ndjenje per atdheun, kalojne edhe ne cmenduri te tilla si kjo e jotja, vetem qe te mos shahet e korritet PRIJESI BARBAR i tyre.

A e kupton per cfare flitet, apo edhe ti hyn te ai grupi qe te kendohet kenga popullore "O Dudi o moj Dudi c'kerkoj une e c'thua ti".

Submitted by mahmut (not verified) on

ore Tare, po ti qenke çudi e madhe !

Une them qe po bejne prapsesi me parkun siç kane bere dhe te tjeret, pra i denoj ndersa ti nuk po me kupton, perhaps.

Submitted by Anonim (not verified) on

E cpune kane amasadoret me pyjet tona?!!!!!! Kur sna interesojne je qe jetojme cdo dite ketu, ctu interesoje atyre.  Askush, asnje nuk ka vajtur per te protestuar.  Shpiritn te na e marrin, pune e madhe. Ne kemi vetem hallin e Presidentit, Kryeministrit, Rames, Bashes, Metes. Keta na e zgjasin jeten ne . Po ajri, puna, mjedisi, cmimet. Pune e madhe per to. I perballojme ne.Vetem te paret e vendit te kemi mire.

Submitted by I3VI5 (not verified) on

Po ca pallatesh mos flisni budallalliqe. Dhe nga kush vijne kto shqetesime, nga keshilltaret socialist qe kur ishin ne pushtet e mbushen tiranen me pallate. Sa plehra jane keto politikanet. Qimen trah e kthejne sa here qe i intereso politikisht. Nga njera ane thone po zgjerohet rruga nga ana tjeter thone do ndertojne pallate. Ndertohet pallati ne 5m vend?! Fajin e kan gazetaret injorante/te politizuar qe i transmetojne keto "lajme".

Tani para se t'me kryqezojne militantet e Rames, ti kthehemi problemit.

Cne po e zgjeron bashkia ate rruge?! A nuk ka nderment ta ndertoje unazen e madhe, e cila do te zhdukte trafikun ne ate rruge?! Dhe problemi tjeter, per shkak te sasine se pakte te pemeve qe kemi, nuk do ishte me mire spostimi i pemeve sesa prerja?! Apo si paraardhesi (Rama), si dhe mentori (Berisha), edhe Basha mendon me bythe jo me koke.

Submitted by Olti (not verified) on

Pak transparence nuk do te bente keq sidomos nga Luli qe e filloji demokratikisht fushaten! Ne fund te fundit virgjereshat e shoqerise civile nuk e kapin dot hajdutin!
Sidoqofte nese Luli do kish me shume transparence atehere edhe manipulimi me faktet do zbehej!
Ku Jane ata intelektualet e pavarur qe shoqeronin Lulin gjate fushate, a Po reflektojne per perkrahjen e tyre dhe sa te kenaqur Jane nga puna e bashkise????

Submitted by Anonim (not verified) on

Shteti ka rene gjithandej???? Shikoni si:

1. po bllokohen trotuaret dhe siperfaqet e gjelberta me tavolina dhe karriket e lokaleve duke paguar bashkiaket nen dore.

2. Si po funksionon policia bashkiake (si bande) shikoni sa lek bejne karrotresat, kushdo mund te shesi ne rruge etj

3. Turpin me te madh po e ben Inspektoriati i Ndertimit ku te kerkon para kesh dhe kjo eshte leja e ndertimit

4. Vete qeveria bene pune pa letra me klientet e saj, per ligjin e prokurimeve spjerdh kush.

5. Po prishen zona te gjelberta dhe parku kombetar pa ndryshim destinacioni, me kosto marramendese

6. Opozita merret me gjyqin e Tahirit kur gjykatat dhe prokuroria kane vdekur. pra opozita inekzistente.

7. Me  VKM miratohen orekset e klienteve mafjoze, te cilet po drejtojne sot shqiperine (Saimir Mane, Frangaj,Fazllici...etj)

Perfundimisht ne Shqiperi nuk ka shtet dhe ligjin e ben MAFJA....Ju doni drejtesi....Me vote keta nuk bien me.....Vetem Revolucioni i permbys...E ka thene mire Namik Hoti, ndjes paste.....JU thoni po prishet Liqeni.....kujt i plasi nga Qeveria...........

Submitted by Leonardo (not verified) on

Kësaj i thonë qëllo dhe një herë pa të shoçë a nuk ishte kyyy që volli rugën e kombit a nuk ishte kyyy që shiti detin sikur të ishte çifliku i mamasë a nuk ishte kyyy që vrau demostusit 21 janar dhe çuditeni përse po prihet parku kyyy vemje nuk ndalet para asgjëje vetëm duhet të fitojë me çdo kushtë dhe për këtë faj është i joni në  shoqërinë perendimore ku ne gjoja duam të vemi nuk thonë qëllo një herë pa të soç por me të parën ta presin që të mos të bëshë më e pra që të mos na ndollin gjëra të tilla duhet të mësohemi që kur të votojmë të mos gënjehemi me 5kg vaj apo miell i me një vëndë pune që të mos na ndollin këto gjëra duhet të shikojmë interesin e përbashkët që të jemi të sigurtë si për jetën tonë dhe të mos na ndollin gjëra të tilla

Add new comment

Plain text

• No HTML tags allowed.
• Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
• Lines and paragraphs break automatically.