Malaj: Keqpërdorimi i financave si në 1996-ën. Qeveria e re duhet të nxisë rritjen ekonomike

Postuar në 04 Gusht, 2013 05:04

Arben Malaj e krahason keqpërdorimin e financave publike për qëllime elektorale njësoj me atë ccfarë ka ndodhur në zgjedhjet e 26 majit 1996. Në një intervistë për gazetën Shqip, Malaj thotë se kjo është hera e dytë që PD-ja largohet nga pushteti duke lënë pas një gropë të thellë të financave publike. “Është tejkaluar që në 6 muajt e parë të vitit rreth 85% e kufirit vjetor të huamarrjes, çka do të thotë që pjesa e mbetur e vitit do të jetë më e vështirë”, shpjegon ai.

I pyetur për reformat për të cilat ka nevojë vendi, ish ministri i Financave dhe ish deputeti i PD-së, thotë se prioritet duhet të marrin reformat që nxisin dhe mbështesin rritjen ekonomike, disa prej të cilave me theks të veçantë në mirëqeverisjen e vendit si e drejta e pronës, lufta kundër korrupsionit, kundër nepotizmit, kundër abuzimit dhe arrogancës së administratës publike etj.

Malaj shprehet se qeveria e re do të ketë ekspertizën e nevojshme për të ndërtuar një strategji të uljes graduale të borxhit publik, pa dëmtuar rritjen ekonomike dhe të punësimit, por pa e lejuar barrën e tij të bëhet akoma më e rëndë.

 

Intervistën e plotë e gjeni në linkun http://gazeta-shqip.com/lajme/2013/08/04/intervistaarben-malaj-kater-mundesite-e-rames-dhe-pasojat/

 

Re.Pu

 

Comments

Submitted by AnonimTR (not verified) on

<p>Shko ore thyej qafen halabak.Po te kishim nevoje per keshillat e tua te kishim zgjedhur deputet.Cfare leshin bere ti kur ishe minister?</p>

Submitted by i (not verified) on

<p>mos fol budalliqe o anonomiTr, se beni ishte financier i nja 3 frimave piramidale ne 96 dhe i di mir si shkonin financat e shtetit</p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.