Lubonja sheh shenja të këqija te sjellja e PD-së së pas 23qershorit

Postuar në 25 Korrik, 2013 06:53

Shenja të këqija, i konsideron Lubonja në shkrimin e tij të Panorama sot zhvillimet e fundit në PD, si dhe perspektivën e modaliteteve të opozitës së ardhme.

Ja si e nis shkrimin Lubonja:

“Të vësh bast se opozita me Edi Ramën në krye do të dështojë, më duket një punë jo e mençur. Kjo do të thotë të mendosh vetëm për pushtetin tënd dhe aspak për të gjithë ata shqiptarë që nga ky dështim do të fundosen edhe më shumë se ç’janë fundosur deri më tani. Neve nuk na duhet një opozitarizëm i tillë siç paralajmëroi fushata për kryetarin e ri të PD-së.”

 Edhe supozimin se LSI është shumëfishuar duke blerë vota, edhe akuzat se opozita vodhi votat me ndihmën e mafies e të krimit - shenja më evidente se në kohën e Berishës mafia dhe krimi i organizuar, në vend se të luftohen, paskan lulëzuar në atë farë feje sa ia paskan dalë edhe kundër qeverisë që ka në dorë policinë e shërbimet informative – Lubonja ia faturon paaftësisë së qeverisjes Berisha.

Por, shenja më e keqe është opozita që pritet:

“PD do të mbetet e varur te Berisha dhe te stili i tij i bërjes opozitë: një opozitë agresive dhe destruktive që s’pranon humbjen dhe delegjitimon gjithçka, që rigrupon forcat dhe mobilizon militantët në sajë të kultivimit të urrejtjes ndaj armikut të përbashkët dhe glorifikimit të liderit që do ta udhëheqë kundër këtij armiku në betejën e ardhshme. Nuk di të them nëse edhe militantët kërkonin këtë, pasi kjo është bërë tashmë mendësi e rrënjosur, apo duartrokisnin ashtu kot, pasi kjo është bërë pjesë e teatrit.”

K.C.

I plotë:

http://www.panorama.com.al/2013/07/25/shenja-te-keqija/

Comments

Submitted by Alban (not verified) on

Lubonja eshte bere si Lady Gaga me shoqe: gati per gjithshka qe nevojitet per tu shfaqur ne faqet e para te shtypit. Plot budallalleqe eksibicioniste do degjojme nga ky gjer sa shpresojme ti pajtohet mendja me Edi Ramen kryeminister....

Submitted by Petrit (not verified) on

Alban, Lubonja eshte nder te paktet qe ja vlen ta lexosh ne kete ndyresi opinionesh. Eshte e frikshme se si Ti pret qe kritiket te jene ne te njejten mendje me ate te 'liderve'. Duke cituar ate qe ti fort duket qe e paske perzemer (Rama): "Eshte ne natyren e intelektualit te jete kundra, te kritikoj dhe te ngrej hije dyshimi" dhe kjo sepse ai qe ka pushtet prezumohet qe eshte i prirur per te abuzuar.
U zgjata me ty, jo qe ja vlente te zgjatej por me sishoq si ty qe kritikojne aty ku s'eshte per te kritikuar, ate qe per nga natyra dhe pozicioni qe pretendon qe mban duhet te jete kritikues.
Sa per shkrimin, i heq kapelen

Submitted by Alban (not verified) on

Po mor dak, te drejt ke ti qe duhet kritikuar lidershipi politik sepse ata kane pushtet. Dhe analistave kritike si Lubonja u takon kjo detyre sepse kane avantazhin nga njerezit e thjeshte qe mund te komunikojne me mjete me te fuqishme mediatike se kjo kutia e vogel ku na lejohet edhe ne njerezve te thjeshte te themi tonen. POR mos harro se edhe analistat dhe mediat jane nje pushtet gjithashtu. Dhe po ashtu si politikanet edhe gazetaret mund te abuzojne me pushtetin e tyre. Po ashtu si te gjith njerezit e pushtetshem edhe gazetaret duhet te mbajne pergjegjesi dhe te japin llogari publikisht per ato qe thone. Lubonja abuzon dhe e ndot hapesiren publike me ceshtjet tija personale. Nese nuk i kritikojme ne njerezit e thjeshte keta analista atehere kush tjeter?!

Submitted by Alban (not verified) on

Sa per Edi Ramen, une nuk kompleksohem aspak pse modestisht aprovoj me pjesen me te madhe te aktivitetit te tij ne politike. Jam gjithashtu kurioz te shof cfare do nxjerre ne drite kur te kete ekzekutivin ne dore. Kam vene re edhe budallalleqe te dalin nga goja e tije si psh. premtimi per tu angazhuar personalisht ne zgjidhjen e promblemit qe kane shume shqiptare me kumarin?! Por shpresoja se do qe nje spice per ndonje te njohurin e vete...

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.