Lotaria, Theçeri dhe "mirëqeverisja në funksion të publikut" që paska ende shpresë

Postuar në 23 Qershor, 2012 13:37

Edi Rama i është vërsulur edhe një herë tjetër kësaj punës së lotarisë, në një intervistë sot në TCH: “Unë dua ta bëj shumë të qartë që ne nuk do ta njohim këtë lotari kombëtare dhe ne do ia kthejmë publikut këtë të drejtë duke e vënë lotarinë kombëtare në dispozicion të interesit publik. Është publiku që përmes shtetit duhet të përfitojë përqindjen e përmbysur të asaj që shprehu Ministri i Financave. Pra jo 10% për shtetin dhe 90% për privatizuesit, por 90, 85, 80% në rastin më të ulët për shtetin dhe pjesa tjetër për gjithë anën e operimit, - tha i pari i socialistëve.

Dhe pastaj përmendi Theçerin (në foto me Reganin, një tjetër emër që del shpesh në "përplasjet ekonomike në distancë" Berishë-Ramë): "Kryeministrja Thatcher në Angli kur futi lotarinë kombëtare, e ktheu në një mekanizëm për nxitjen e arteve, sporteve dhe të politikave sociale. Ndërsa logjika që ka udhëhequr këtë tender është logjika e grabitjes së një të drejte të publikut në favor të një klientele të pushtetit".

Dhe Rama e mbyll me një stërlakim tipik të termit 'grabitje' :  "...Ajo çka i sugjeroj këtyre zotërinjve, që po shkojnë nga grabitja në grabitje dhe pasi kanë grabitur e vazhdojnë të grabisin pasuritë e patundshme, kanë hyrë në fushën e  grabitjeve të të drejtave të publikut është që të mbajmë në konsideratë praktikat më të mira europiane, të mos harrojmë për asnjë moment që aty janë për të mirëqeverisur në funksion të publikut...”. Bukur, besa. Dmth, megjithëse "kanë grabitur e vazhdojnë të grabisin" kanë ende kohë t'i thërrasin mendjes. Po i thirrën, Rama do t'i falë... (A.N.)

 

 

Comments

Submitted by socius (not verified) on

<p>Kur Rama permend Thatcher-in eshte njelloj sikur Berisha t&#39;i referohet Tsipras-it. Ju lutem, a dini te me thoni kush eshte keshilltari ideologjik i Rames se mbase meriton ndonje titull cudie boterore se mbase eshte hera e pare ne histori qe nje udheheqes i majte u referohet pozitivisht ekstremisteve te djathte si ky cifti &quot;simpatik&quot; ne foto.</p>

Submitted by alban (not verified) on

<p>Te gjithe u referohen ketyre pervec ekstremisteve te majte. S&#39;ka asgje ti referohesh nje kundershtari sepse te gjithe mund te kene edhe aspekte per tu vleresuar. Pstaj kur vihen ne diskutim debatet ideologjike ne nje vend te degjeneruar moralisht si Shqiperia...ku dihet fare mire si eshte katandisur autoriteti moral i familjes, mesuesit/es, njeriut punetor. Nje shoqeri qe voton dhe nepermjet votes (sikur edhe vetem 10% e shoqerise te ishte prap do quhej anormale kudo ne bote) promovon kriminela, hajduta, Ciljetra si shembuj per tu ndjekur nga femijet e tyre...dhe reagon shoqeria (ndikimi i perditshem i se ciles pasqyrohet ne rradhe te pare ne mediume)? Ankohet pse kryetari i opozites, njeriut te cilit ky vend i detyrohet, se paku, qe e beri me kryeqytet, jo na eshte shum i merzitshem po ja pse permend Thecerin dhe budallalliqe te kesaj natyre. Megjithate cdo gje shkon fare mire me moralin pervers qe mbizoteron aty: Kush ka pushtet ka te drejte dhe atij lepiji bythen jo ai qe vepron drejt. Dhe nga ana e tyre ata qe kane pushtet s&#39;kane droje ta pranojne publikisht se &#39;ketij populli duhet ti q*** nenen te te therrasi baba&#39;</p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.