Lotaria e Shqipërisë dhe ajo e Virxhinias

Postuar në 23 Qershor, 2012 17:10

Një zhurmë e madhe është bërë ditët e fundit për tenderin e licencës së lotarisë së Shqiërisë, me akuza e kundërakuza nga mediat e opozita, nga njëra anë, dhe qeveria nga ana tjetër. Sesi do të përfundojë tenderi dhe sesi do të shpërndahen të ardhurat e lotarisë së Shqipërisë, kur ajo të zhvillohet një ditë, mbetet për t’u parë. Ndërkohë, vlen të shohim sesi shpërndahen të ardhurat e lotarive në vende të tjera. Këtu po marr si shembull lotarinë e shtetit të Virxhinias në SHBA, meqënëse jam dhe taksapagues i atij shteti.

Sipas raportit vjetor të vitit 2011 të lotarisë së Virxhinias (http://www.valottery.com/money/VALottery_Proceeds_2011.pdf), e cila është në pronësi të shtetit dhe administrohet prej tij, 59.2% e të ardhurave bruto nga shitja e biletave shkuan tek qytetarët që fituan çmime të ndryshme të llotarisë.  Ndërsa i gjithë fitimi prej 444.2 milion dollarë (30% e të ardhurave bruto nga shitja e biletave) shkoi për financimin e arsimit publik 12-vjeçar (në përputhje me ligjin virxhinian mbi lotarinë). Dyqanet dhe benzinatat që shesin biletat e llotarisë morën në formë komisioni 5.7% të vlerës totale të shitjeve dhe vetëm 5.1% e të ardhurave bruto nga shitja e biletave shkuan për të mbuluar shpenzimet operative të lotarisë. Pagesa për kompaninë GTECH, e cila bën administrimin e sistemit kompjuterik dhe të sigurisë së lotarisë së Virxhinias, përbën vetëm çerekun e shpenzimeve operative të lotarisë. Pra vetëm 1.26% të të ardhurave bruto nga shitja e biletave…

E.Zaloshnja

 

Comments

Submitted by geni (not verified) on

<p>komplimenta gazetarit. Nje sistem i ngjashem eshte dhe ne new york. Shteti pa diskutim&nbsp;merr pjesen e luanit te cilen e perdor per aresim ose punet publike.</p><p>Qeveria shqiptare i ka thyer gjithe rekordet e vjedhjeve dhe korrupsiont te mundshem.</p>

Submitted by shqiptari (not verified) on

<p>Po Boti i Sales qe nuk ngopet me gje te gjalle. Pastaj duhen ca miliona se jane zgjedhjet perpara. Ky vend tashme nuk behet me, duhet ikur Naten</p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.