Lame versus Zhejit për rrugën e Farkës

Postuar në 13 Korrik, 2012 05:00

Në shkrimin me titull “E shiti edhe Berisha, por s’e jep Artur Zheji” të publikuar në Shqipin e sotëm, Artan Lame shkruan mes të tjerash: “Nëse ja dilni të më gjeni një shkrimtar, që nga Alaska e deri në Afrikën e Jugut në këta 100 vjetët e fundit, që të ketë shkruar për të mirat e betonit, ma thoni të shkoj ta këndoj edhe unë këtë specie të rrallë. Jo se betoni nuk ka të mira, por se nuk është ky misioni i shkrimtarit e i filozofit. Misioni i tyre, i shoqërisë civile, është t’i rijnë roje kapitalit dhe të përpiqen ta ndalin me sa kanë në dorë, jo në emër të status quo-së, por në emër të së mirës së përbashkët. U takon politikanëve e qeverive pastaj, të bëjnë peshoren midis të dyjave dhe të gjejnë të mesmen midis babëzisë së ligjshme të kapitalit dhe dashurisë për natyrën të shkrimtarit.”

Është një polemikë që ai bën me Zhejin. Lame i referohet dikujt (nuk ia thotë emrin), që në një shkrim mbi librin ‘Skënderbeu’ të Oliver Schmitt-it, ka thënë: “Megjithatë ruaj të drejtën të shkruaj sërish rreth kësaj çështjeje, pasi ta kem lexuar librin e Schmitt-it”. E në këtë pikë, i bën një pyetje Zhejit: “Po ti e ke parë projektin e bashkisë për rrugën? Ne kemi plot një muaj që kërkojmë me këmbëngulje të përmbushet një detyrim i thjeshtë dhe minimal ligjor: Të bëhet publik projekti i miratuar nga Bashkia. Askush nuk na ka kthyer përgjigje. Kemi bërë 8 letra nëpër institucione dhe s’kemi marrë absolutisht asnjë përgjigje.”

Për ta lexuar të plotë shkrimin e Lames, ndiqni linkun: http://gazeta-shqip.com/lajme/2012/07/13/e-shiti-edhe-berish..., e për të lexuar të plotë shkrimin e Zhejit, ndiqni linkun: http://www.mapo.al/2012/07/09/perse-sulmohet-lulezim-basha/

Re.Pu.

Comments

Submitted by Bujar (not verified) on

<p>O ju te Respublikes, mos na i rekomandoni me shkrimet e Zhejit, se pasi i lexon te &nbsp;vjen per te vjelle. Po te duam te merzitemi, e hapim vete Mapon- se ne Google ia gjen shpejt adresen. Por, mandoj se ca sahanlepires duhet ti neglizhojme se kur i lexon keshtu, me rekomandim te Respublikes, u duket vetja te rendesishem, si kaposhi ne maje te plehut.</p>

Submitted by Andy (not verified) on

<p>Cfar te beje Zheji&nbsp; i shkrete, i ka dale mire duke qene servil dhe nuk i duhet mohuar edhe lufta qe ka bere, per tu shpallur servili numur nje i oborrit dhe tani ja ka harritu, bravo Zheji je njesh tani.</p>

Submitted by Anonim (not verified) on

Ka nje lloj non-sensi ne kete mes kur Lame perpiqet te debatoje ne distance (pasi ka debatuar balle per balle) me maskarenj te tipit Zheji, Çili. Nonsensi qëndron qe te jepet pershtypja e normalitetit dhe "debatit te shëndosh" publik. Keta birbo te qelbur e dallkauk dështakë i mëshojne fort kesaj pike madje - normalitetit, çdo gjë Që ndodh ne regjimin e Berishës ështe pjesë e normalitetit demokratik, dhe shprehja tjeter me e ndyre qe keta perdorin... e mbani mend... "pjese e lojes politike". E bëjnë këtë pasi ky lloj "Normalitetit allaBerishian" u shkon për shtat već ketyre krijesave te ulëta e padinjitet. Gabim I qëndron tek ai, si puna e Lames apo S. Ballës, Auron Tares që I trajtojnë këta maskarenj si interlocutor dhe individë qe ja vlen të besh debat.
Ca me keq nese besojne naivisht se mund te ndikojnë tek ndërgjegjja e dhjerë e ketyre vemjeve te pështira qe te ndrojne mendim apo qendrim, apo te bindin publikun për "rrugën e gabuar" që paskan zgjedhur keto figurative te shquara te intelektualizmit Berishian, I.e sorollopi I Xhejve, Ciljeve, Fevzinjve, Çupajve etc etc.... Jane me qindra këta bukëshkale te zgjebosur Që ja kanë pare te miren regjimeve dhe vazhdojne te pertypin kockën e rradhes apo garruzhden e çorbës Së prishur qe ju ofron Berisha.
Me nje fjale nuk ju ben aspak nder as Lames, as S. Ballës, ... Qoftë edhe Muçit dhe mbi te gjitha gjithe shqiptaret e ndershem te pranojne te baskebisedojne dhe debatojne me individe te tille te si Çili, Zheji. Këta meritojne veç denigrim, tallje dhe urrejtjen popullore. Këta ndyresira padyshim Kane edhe ndjekjesit e tyre por ne thelb sa here qe hapin b....n per te folur Jane duke I sherbyer qehajait nga Viçidoli dhe padyshim xhepave te tyre.
Nese Shqiperia do te bej ndonje hajer ne te ardhmen duhet te mos harroje te merret edhe me kete group insektesh te peshtira, ku te Japin llogari jo vetem per helmin dhe mashtrimet qe leshojne ndaj fukarenjve por edhe paret, pronat e bizneset qe Kane perfituar ne kurriz te shqiptareve. Kjo duhet te jete drejtesia ku duhet ta bazojme ndertimin e nje shqiperi vertet normale dhe te drejte.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.