Kosovë: shamia në shkolla, do të vendosë Thaçi

Postuar në 07 Gusht, 2013 11:11

Komisioni për Liritë Fetare, i ka rekomanduar Kryeministrit të Kosovës Hashim Thaçi të lejojë mbajtjen e shamive në shkollat fillore dhe të mesme. Komisioni vëtë është një krijim i Thaçit, por duket se po tenton t’i shpëtojë presionit duke ia kaluar topin Thaçit.

Ky rekomandim vjen, siç thonë anëtarët e Komisionit, pas përvojave të marra nëpër vende të ndryshme të BE-së, pa qartësuar shumë se cilat jnaë këto vende të ndryshme. Siç dihet, kohë më parë, Gjykata Kushtetuese e kishte shpallur të papranueshme bartjen e shamisë nëpër shkolla me arsyetimin se shteti i Kosovës është i ndërtuar mbi bazën e laicizmit, raporton Balkanweb.

Komisioni për liritë fetare i themeluar nga Zyra e Kryeministrit Hashim Thaçi, i ka rekomanduar kreut të ekzekutivit që të marrë vendim për ta hequr pikën 13 të nenit 4 të udhëzimit administrativ 06/2010 të marr nga Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, ku e ndalon bartjen e shamisë në shkollat e mesme dhe fillore të Kosovës.

Vetë Zëvendëskryeministri Hajredin Kuçi tha për Express se e di se ç’vendim do të marrë Kryeministri Thaçi.

k.c.

Comments

Submitted by Minella (not verified) on

Do vere Thaci shami?

Ore, e qelben fare keta ish-ushtaraket si ne amerike si te ne. Po gra po behen. Si s'u gjet nje origjinal te behet tjeter gje xhanem?

Nejse, urime, gjithsesi.

Submitted by Leonardo (not verified) on

<p>Kjo është shoqëria jonë çdo gjë ja japim njëshit ta zgjidhë rinia ku është pse fle gjumë dhe lë të tjerët të vendosin për të për të ardhmen e sajë</p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.