Kodi i Hajredinit

Postuar në 23 Qershor, 2012 09:09

Ka muaj që në Kosovë debatohet fort lidhur me 2 nene të reja në Kodin Penal që kanë të bëjnë me median. Dje erdhi votimi i parlamentit të Kosovës për ndryshime në Projekt-Kodin Penal, pra për t'i hequr këto 2 nene të dëmshme. Por ndryshimet nuk kaluan vetëm për dy vota. Fill pas kësaj dha dorëheqjen zv.kryeministri (dhe Ministër i Drejtësisë) Hajredin Kuçi (në foto).  Ai pati premtuar se nëse 2 nenet për median në Kodin e Ri Penal hynin në fuqi, hynte në fuqi edhe dorëheqja e tij. U tha gazetarëve se dha dorëheqjen pasi kurrë nuk kishte dëshirë të identifikohej “si njeriu që kufizoi lirinë e medias, edhe kur ajo keqpërdoret”

Sot, publicisti i njohur Veton Surroi, në një intervistë për Zërin e Amerikës, tha se “dy nenet që kanë të bëjnë me lirinë e medias e kanë origjinën në kohën e Milosheviçit”. Ai e quajti parlamentin kosovar “të papërgjegjshëm” dhe përshëndeti dorëheqjen e zv.kryeministrit Kuçi si një akt moral, por shtoi se do të ishte mirë që nga Ministria e Drejtësisë të mos kishte dalë fare ai draft që ishte fillesa e këtij ligji. Kurse Vetëvendosja e Albin Kurtit e quajti kodin e ri penal “Kodi i Turpit” dhe përmbledh: “Neni 37 mundëson që të ndëshkohen gazetarët redaktorët, botuesit, shtypshkronjat e deri te shpërndarësit e gazetave. Asnjë Kod Penal i vendeve perëndimore nuk përmban një nen të tillë apo të ngjashëm”.


Comments

Submitted by canadian (not verified) on

<p>Nuk e kutoj kush votoi pro katij ligji, perderisa vete ministri i digasterit propozues ishte kunder.&nbsp;</p>

Submitted by nik (not verified) on

<p><strong>mire e kan bere per keto nene se gazetaret kane me shume imunitet se gjithe te tjeret.mjafton te kesh nje libreze gazetari dhe mund te shpifesh gjithe diten,mund te prishesh kariera e familje dhe mund ti denigrosh te gjithe njerzit dhe me shume njerzit e thjeshte.</strong></p>

Submitted by luani (not verified) on

Respekte per Z.Kuci. Ne ne Shqiperi nuk kemi njerez te tille.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.