Kavalieri Dalazots…

Postuar në 23 Qershor, 2012 08:11

“Të largohesh nga euro nuk është blasfemi,” shkruan Berluskoni në Facebook, i cituar nga e përditshmja gjermane Spiegel. Propozimi tjetër i tij është që Banka Qendrore Europiane të shtypë para, megjithëse gjermanët, prej muajsh e kundërshtojnë  ashpër një zgjidhje të tillë për krizën europiane. Dhe Berluskoni, të cilit i kanë pëlqyer përherë idetë jokonvencionale e ka gati përgjigjen: “Të bëhemi bashkë kundër Gjermanisë”.

Por Lira në vend të Euros, apo inflacioni i kontrolluar i monedhës së përbashkët, me sa duket nuk janë ëndrrat e vetme të reja të Kavalierit. Sipas Spiegel, Silvio është shprehur se ka dëshirë të jetë sërish në krye të konservatorëve italianë. Në vend të pensionit, 75 vjeçari preferon sërish politikën. Thuhet se qarkullon një dokument i quajtur operacioni “Rosa tricolore”. Në plan është që të garohet me një listë të re për të fituar zgjedhjet e ardhshme. Kryeministër do jetë ylli në rritje i të majtëve, kryebashkiaku i Firences, Matteo Renzi dhe Berluskoni do përfundojë … në presidencë. Renzi e mohon kategorikisht planin. Por Berluskoni në këtë pikë, dikë na kujton ne shqiptarëve… (A.N)

 

Comments

Submitted by Albi (not verified) on

<p>..... po dalezotsat e tjere qe nuk japin doreheqje edhe kur humbin ku i late?</p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.