Kësi pisllëqesh...

Postuar në 15 Korrik, 2012 10:46

Në 30 qershor, ditën e provimit të maturës,  - me titullin "O Zot çfarë pyetje" - ResPublica botoi foton që shoqëron këtë shënim dhe tekstin e mesazhit të një maturanti në Facebook (e gjeni këtu: http://www.respublica.al/node/14570). Kemi shkruar atë pasdite: "…Shikojeni këtë mesazh në Facebook të një maturanti: “Njerëz jam n’provim. M’ndihmon dot njeri me këtë pyetjen: renditni 3 arritjet e qeverisë shqiptare të cilat çuan në liberalizimin e vizave për Shqipërinë”  Boohhh...  No Comment!...".

Të nesërmen lajmi ishte edhe në disa gazeta por nuk pati shumë jehonë, ndoshta për shkak të ngarkesave të tjera që mori matura shtetërore si arrestimi i 4 mësueseve në Kamëz, akuzat për kopjime masive, etj. Por ky mesazh ka ngacmuar këto ditë (thuajse dy javë më pas) deputeten Shamku dhe publicistin Ardian Vehbiu. Shamku mbajti një fjalim në seancën e fundit kuvendore ku (pasi lexoi këtë "pyetje" për maturantët), tha: "Sigurisht nxënësit nuk ditën t’u përgjigjeshin, për t’iu përgjigjur, nuk duhet të studionin, por duhet të kishin konspektuar fjalimet e shokut Sali…".

Kurse Ardian Vehbiu dje në blogun e tij "Peizazhe të Fjalës", shkruante: "…Nuk di, as arrij të përfytyroj, se çfarë lidhje mund të ketë matura, si moment kritik në zhvillimin e të riut, me “tri arritje të qeverisë”, të cilat paskan sjellë liberalizimin e vizave. Lexojeni edhe një herë: pyeten maturantët për arritjet e qeverisë, dhe jo thjesht për arritjet, por për tri arritjet, që është frazeologji kineze, ose kinezëri e kohës së dymbëdhjetë fitoreve dhe gjashtë dhëmbëve të gjarprit, shtatë gabimeve të Konfucit dhe pesë rrëshqitjeve ideologjike të kuzhinierit të Lin Biaos. Lexojeni edhe një herë: pyeten studentët jo për liberalizimin e vizave, po për arritjet e qeverisë që çuan në liberalizimin e vizave; të thuash se maturantëve tash e tutje nuk u mbetet veçse të fillojnë të udhëtojnë nëpër Europë, duke mbajtur librin me citate të vendimeve qeverisë në xhep e duke ua lëvduar të huajve. Lexojeni edhe një herë: pyetja i merr të mirëqena arritjet e qeverisë; ose bindjen se kjo qeveri ka pasur arritje – a thua se matura konsiston në sensibilizimin e të rinjve, ndaj arritjeve të qeverisë; jo në edukimin e tyre me sens kritik, ndër të tjera, edhe ndaj qeverive që vijnë dhe ikin. Kësi pisllëqesh unë s’mbaj mend t’i kem studiuar as në maturën time, të fjalimeve të Plenumeve famëkeqe; sepse edhe atëherë, kur nuk lihej vepër e Enver Hoxhës pa konspektuar, ruhej një farë distance kohore nga vendimet politike, për t’i lejuar, si të thuash, të fermentoheshin…" (A.N.)

Comments

Submitted by Vrana Konti (not verified) on

Po cilat ishin ato arritje qe vlenin si pergjigje e sakte? Mund te na thote ndokush?

Submitted by Anonim (Antibat... (not verified) on

Ja kanë futur kot. Arritjen janë shumë më tepër sesa tre. Po rendis disa që më bien në mend shpejt e shpejt.

1. Hedhja në erë e 26 personave në Gërdec

2. Vjedhja e 220 milion Eurove (sipas KLSH) në Durrës-Kukës

3. Vrasja e 4 protestuesve që po rrinin me duar në xhepa para Kryeministrisë në 21 Janar

4. Shitja e detit ne Jug

5. Vjedhja e zgjedhjeve në Tiranë

6. Lulëzimi i parcelave të drogës në Lazarat

Duhet të ketë shumë më tepër por nuk po ju lodh më shumë.

Submitted by Reformer (not verified) on

Nuk mbahen mend skandalet. Qe kur Sala tha se e kishte share Fatos Nanon se ashtu e donte fushata, nuk ka ngel gje tjeter vecse te na dhjese ne dere te shtepise...

Submitted by nik (not verified) on

pergjigja e sakte do te ishte:

Edi Rama ka bere Lanen per 12 vjet kryetar bashkie

Submitted by Un (not verified) on

Po pyetja ne lenden ''qytetari'' nuk ju terheq mendjen fare ju te Respublicas?

Në një ministri diskutohet një projekt i madh që ka të bëjë me integrimin e Shqipërisë në BE. Një anëtar i Gjykatës Kushtetuese takon kryetarin e grupit të projektit dhe i kërkon të marrë në grup një njeriun e tij. Kjo ndërhyrje cënon parimin e Kushtetutës për:
A) ndarjen e pushteteve
B) kushtetuetshmërinë
C) pluralizmin
D) sovranitetin

Gjykata kushtetuese qe bllokon ministrin e ndershem trim dhe liridashes me projektet e tij te ''medhaja'' dhe intergruese.

Submitted by nik (not verified) on

se mos ju ka pelqyer ju sallaksave liberalizimi vizave.

ju nuk doni asgje per keta njerez,vetem qe te shani Berishen.

sigurisht qe nuk eshte per tu cuditur se jeni gati te hani bar por vetem te shani Berishen

Submitted by Xoni (not verified) on

po i ndake shqiptaret me sallaksa dhe djathtosha ???

po tregon shenja inferioriteti plako dhe kush e di sa qef ke ti thuash vetes qe je tirons....

Submitted by nik (not verified) on

ka 8 vjet qe e ka ndare edi ne popull opozitar dhe pozitar dhe kur e ndan ai qe do te behet kokeminisyer i te gjitheve,cduhet te bejme ne te tjeret.

Submitted by f d (not verified) on

Mot, me duket, votojne keta maturante...Ndaj eshte e domosdoshme te dijne fare mire e t'i ngulisin ne memorien e provimeve shteterore rezultatet e kesaj qeverie maturantet...Sikur ta riperserisin dhe nje here me mire do te ishte...Pasi ne jemi mosmirenjohesa te gjithe ketij kontributi sakrifikues deri ne ekstrem te qeveritareve per te miren tone te perditshme e te ardhme, te cilen nuk e dallojme qarte nga sklepat syve per mungese uji e drita...( Ministria e arsimit qenka bere e agjitpropit. Edhe Enveri do i kish zili keto fantazi politike me provime maturash...)

Add new comment

Plain text

• No HTML tags allowed.
• Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
• Lines and paragraphs break automatically.