Kërkohet largimi i Jahjagës, por verdikti i Gjykatës vlen më tepër se një pakt

Postuar në 09 Korrik, 2012 06:26

Gjykata Kushtetuese e Kosovës është shprehur se ndryshimet kushtetuese nuk kanë të bëjnë me mandatin presidencial të Atifete Jahjagës, i cili mbetet pesë vjet. Jahjaga është zgjedhur Presidente pas një marrëveshje të bërë mes Partisë Demokratike të Kosovës, Lidhjes Demokratike të Kosovës, Aleancës ‘Kosova e Re’ dhe ambasadorit amerikan, por afërmendsh, kjo marrëveshje është e natyrës politike, e për pasojë, s’ka të bëjë fare me Gjykatën Kushtetuese, vendimi i së cilës është i formës së prerë e i padiskutueshëm. Në këtë kuptim, askush nuk është ngritur, e nuk ka se si të ngrihet, kundër Gjykatës, por Lidhja e Demokratike po kërkon nga Jahjaga të respektojë paktin që e çoi në Presidencë. Sipas Gazetës Express, kreu i kësaj partie, Isa Mustafa ka qenë në një darkë në shtëpinë e Behgjet Pacollit, dhe atje janë marrë vesh të ushtrojnë presion mbi Presidenten në mënyrë që ajo të largohet, ashtu siç është rënë dakord.

Por gjasat që Jahjaga të japë dorëheqjne në respekt të një marrëveshjeje pikërisht tani që mandati i saj është blinduar nga Gjykata Kushtetuese janë minimale, për t’mos thënë zero. Dhe në këtë mes, ajo ka me vete dhe amerikanët, të cilët e kanë Jahjagën si beniamimen e tyre në Prishtinë.

Re.Pu.

Comments

Submitted by Paul Tedeschini (not verified) on

<p>Presidentja e Kosoves&nbsp;Atifete Jahjaga nuk po u kercen simbas valleve turkofile te&nbsp;&nbsp;Isa Mustafes dhe&nbsp;Behgjet Pacollit, prandej ata done me e hjeke. Ha,ha,ha. (USA)</p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.