Islami: Rama më kërkoi takim, por më pas ktheu mendje

Postuar në 20 Qershor, 2012 03:50

Pasi bëri editorialin “e f rikshëm”, ku kërkonte e shpresonte rrëzimin e qeverisë, Edi Rama ka kërkuar të takojë Kastriot Islamin, që e kish larguar prej muajsh nga PS-ja. Këtë e thotë vetë Islami në një intervistë për Mapon, por nuk e jep emrin e ndërmjetësit. “Unë e pranova ftesën për të pirë një kafe”, thotë Islami. “Natyrisht, do dëgjoja zotin Rama në vlerësimet e tij, dhe do të jepja vlerësimet e mija”.

Në fakt, takimi nuk ka ndodhur. Rama nuk është bërë i gjallë pas ftesës për një takim, i cili përkonte në kohë me momentin para negociatave presidenciale. “Por nuk më është kërkuar vota; ishte thjesht një ndërmjetësim për një kafe”, saktëson Islami.

Ky i fundit nuk zbulohet shumë në çastin që i bëhet pyetja lidhur me rreshtimin e tij para zgjedhjeve të ardhshme. “Këtë do ta vendos vitin që vjen”, thotë Islami, që mbrëmë ka qenë në Sofrën e Ariut për të festuar rezultatin presidencial tok me deputetët e shumicës. Ai e pranon se ka votuar për Bujar Nishanin.

E.G.

Comments

Submitted by Leonardo (not verified) on

<p>Ja dhe një bajgë tjetër siç tha i madhi Raidhi u pastrua qyteti nga një bajgë tjetër e pra të tillë bajgë nuk duhet ngacmuar se do përapet kolera</p>

Submitted by Anonim (not verified) on

Rama ka mjaft te meta dhe mungese ne formimin e tij por nese ka bere dicka te mire ka qene heqja qafe e ketij maskarai te poshter dhe amoral. Sa me larg ti rrish Islam mutit aq me pak ere mban dhe distancimi nga kjo e e keqe dhe Mendje e mbrapshte eshte nje fitore per te ardhmen e shqiptareve. Koha ka kaluar tashme per tu vendosur ne anen e duhur te historise. Ne anen e obskurantizmit jane vendosur me kohe te gjitha kermat e kohes se Dulles - duke filluar me Bishen, Nano/Meten, Islami dhe gjithe ata sherbetoreve te qelbur si Fevziu/Frangaj//Çili /Zheji/çupi , Demi i Mesiles, Malaj, Hoxha, ...etj. Mos harroni edhe Bizneset qe vegjetojne nen strehen e Bishes dhe I sherbejne ketij regjimi anti shqiptar.
Kete duhet te bej te qarte opozita - sot eshte dita per te zgjedhur... Ka vetem 2 mundesi. Bisha ka lene vetem 2 mundesi per shqiptaret.. Pr tij dhe klanit uzurpues dhe kunder tij. Sot lufta nuk duhet te kthehetsi pro dhe kunder Rames.. Kjo eshte irrelevante dhe I sherben veç Malokut dhe te siperpermendurve qe po pijne per dite gjak shqiptaresh. Rrezimi I ketij regjimi eshte e vetmja rruge. Le te merremi me Ramen kur ti vije koha dhe tja bemej e atij te pamundur qe te behet si Bisha qe kemi ende mbi krye.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.