INSTAT: Ekonomia shqiptare u tkurr në tremujorin e parë. Mos ka gabuar INSTAT-i?

Postuar në 09 Korrik, 2012 07:29

INSTAT-i publikoi sot më së fundi raportin për ecurinë e Prodhimit të Brendshëm Bruto (PBB) gjatë tremujorit të parë të këtij viti. PBB është treguesi më sintetitk për ekonominë e një vendi – ai përfaqëson vlerën e të gjitha mallrave dhe shërbimeve të prodhuara në të gjatë një periudhe të caktuar. Dhe si ka rezultuar kjo vlerë për Shqipërinë në tremujorin e parë të vitit 2012? INSTAT-i raporton se ka patur një ulje prej 0.2% krahasuar me një vit më pare, ndërsa krahasuar me tremujorin e katërt të vitit 2011 u ul me 1.2%. (Krahasimi me një vit më parë është më i rëndësishmi, sepse mënjanon efektet stinore nga një tremujor në tjetrin.)

Dy degët e ekonomisë që pësuan rënien më të madhe ishin degë prodhuese – industria dhe ndërtimi, me rënie respektive 19.3% dhe 17.6% krahasur me një vit më parë.  Ndërkohë, tregëtia dhe shërbime të tjera u rritën respektivisht me 5.3% dhe 11.1% krahasuar me një vit më parë.

Kjo është hera e dytë që kur Berisha rierdhi në pushtet, që INSTAT-i raporton tkurrje ekonomike për një tremujor të caktuar. Hera e parë qe në tremujorin e fundit të 2009-ës, kur INSTAT-i raportoi një tkurrje prej 0.6%. Por më vonë ajo shifër u korigjua dhe kaloi në territorin pozitiv.

Po kësaj rradhe a do ta korigjojë përsëri shifrën INSTAT-i?  Vështirë do ta ketë, pasi vetë Ministria e Financave ka raportuar se realizimi i të ardhurave nga tatimet dhe doganat në tremujorin e parë të 2012-ës ka qenë vetëm në nivelin 21.6% të parashikimit vjetor (http://www.minfin.gov.al/minfin/pub/treguesit_fiskal_3_mujor_2012_3362_1.pdf ).

E.Zaloshnja

 

Comments

Submitted by yyyyyypppp (not verified) on

<p>Epo kriza e vertet ne Shqiperi jane Sali berisha dhe Ridvan Bode. Cfare mund te presesh nga keta hajdute te nivelit boteror????</p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.