Hassan Rouhani merr drejtimin e Iranit, premton paqe në Lindjen e Mesme

Postuar në 04 Gusht, 2013 11:46

Presidenti i sapozgjedhur i Iranit, Hassan Rouhani, u betua “në emër të Zotit përpara kombit” se do të “mbrojë fenë zyrtare” islame dhe kushtetutën e vendit. Në diskutimin e tij në Parlament, Rouhani ka nënvizuar se me zgjedhjen e tij populli iranian i ka dhënë jetë një “epopeje të re”. Më pas, lideri i ri ka shtuar se Teherani do të kërkojë paqen në Lindjen e Mesme dhe se transparenca reciproke është çelësi për të krijuar besim në marrëdhëniet ndërkombëtare. Rouhani ka zënë vendin e Mahmoud Ahmadinexhatit, i cili udhëhoqi për tetë vjet Iranin, duke shkaktuar jo pak tensione me Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Këto të fundit e kanë quajtur zgjedhjen e Rouhanit si një shpresë për ndryshim. Në një njoftim të Shtëpisë së Bardhë thuhet se "nëse qeveria e re përpiqet të respektojë detyrimet e saj ndërkombëtare, atëherë Teherani do të ketë mbështetjen e SHBA-ve”.

 

R.K

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.