Gjinushi i vë Ramës kufirin te thana – po hyri Meta në koalicionin e majtë, del ai

Postuar në 15 Korrik, 2012 09:09

Në një intervistë të gjatë dhënë gazetës Mapo, Skënder Gjinushi ka lëshuar batare të panumërta kundër PS-së dhe Edi Ramës në lidhje me reformën zgjedhore. Dhe kur pyetet nëse partia e tij do të mbetet pjesë e koalicionit të së majtës, nëse LSI-ja bëhet pjesë e tij, ai përgjigjet: “Absolutisht jo”. Aktualisht, në koalicionin opozitar, PSD-ja është partia e dytë me më shumë vota në zgjedhjet parlamentare. Dhe partia e dytë ka shanse të marrë mandat prej votave të partive më të vogla të koalicionit.

Më tej në intervistë, Gjinushi shprehet edhe kundër një koalicioni paraelektoral me AK-në e Spahiut dhe FRD-në e Topit. Ndërsa për partinë e tij thotë se do të garojë së bashku me PDS-në dhe PSV91-shin, por paralel me PS-në dhe jo bashkë me të.

Le ta përmbledhim pak tablonë e garës elektorale që do të dëshironte Gjinushi.

Nga njëra anë duhet të jetë koalicioni PD-LSI me nja 17 vagonë të vegjël nga mbrapa, ndërsa në anën tjetër duhet të garojnë veçmas njëra-tjetrës këto koalicione: PS-G99, PSD-PDS-PSV91, AK-FRD.

Siç duket Gjinushi nuk e kujton filmin Skëndërbeu, në të cilin tregohet ajo legjenda per forcën e shkopijve të mbledhur tufë, krahasuar me dobësinë e tyre një nga një. Ose e mban mend, por i bën presion Edi Ramës për një marrëveshje sa më të mirë parazgjedhore. Në 2009-ën, PSD-ja mori 26 mijë vota në rang kombëtar, por nuk fitoi dot asnjë mandat.

E.Zaloshnja

Comments

Submitted by Albi (not verified) on

Shi shi, lum si ne.

Epo me partine e 5 ne Durres fitorja eshte e garantuar pra, nuk na duhen as Gjinush as gje tjeter.

Submitted by Anonimi (not verified) on

Mua me duket se filmin nuk e ka pare Rama. Gjinushi ka 26 mije vota, t'i garantohen 2 deputete duke i futur tek listat e PS-se.

Keshtu duhet te veproje me aleatet Rama, t'u garantoje te pakten 1 deputet duke bere nje mesatare mes sondazheve dhe votave te fituara ne zgjedhjet e meparshme. Ato njesoj ia japin votat, te pakten te marrin nga 1 deputet, eshte absurde te kerkosh koalicion te tipit, ti me jep votat, une te le jashte parlamentit.

Duhet te jene budallenj keta te vegjelit e se majtes qe te pranojne peshkun e 2009-s.

Nuk ke pse ia kerkon filmin Gjinushit, kerkoja Rames, i vjedhuri nuk eshte Rama, por Gjinushi. Kjo e jotja eshte shantazh, duhet rrezuar Berisha, po sakrifiko ti qe je i vogel. Logjika ta do, qe ai, i cili ka me shume, sakrifikon me shume.

AK-FRD-se mund t'i bashkohen çamet e Shehi, me shprese se secila ne mos dalte e para, do te dale e dyta. Perndryshe, nje LSI-PD, ua mbyll gjithe rruget e kufiri i Sales 16 mije vota, eshte 6 mije vota me i larte, se kufiri i ndershem, 10 mije, te cilat garantojne nje deputet.

Submitted by Albi (not verified) on

eshte absurde te kerkosh koalicion te tipit, ti me jep votat, une te le jashte parlamentit

shprehje lapidar!

Submitted by arvanites (not verified) on

Nuk ka rendesi kush bashkohet me ke pasi ne fund Sala do vjedhe aq sa i duhet per te fituar. Ai do fitoje me nje diference shume te ngushte pastaj deputetet e tjere i mbledh rruges. I genjen mendja te gjithe ata qe mendojne se me zgjedhje mund te rezojne Sali Berishen.

Submitted by nik (not verified) on

o zaloshnje.te vjen keq per te majten dhe ke filluar historite e skenderbeut me rastin e 100 vjetorit.

me duket se tu mbaruan leket e honorarit te fundit te edit.

je bere me sallak se sallaket.

Add new comment

Plain text

• No HTML tags allowed.
• Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
• Lines and paragraphs break automatically.