Frika nga sulmet terroriste, SHBA-të mbyllin 20 misione diplomatike në botën islamike

Postuar në 04 Gusht, 2013 08:43

Ambasadat dhe Konsullatat e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Lindjen e Mesme, Afrikën Veriore dhe në disa pjesë të Azisë, janë mbyllur sot, në përgjigjje të shqetësimeve për sulme të paspecifikuara nga terroristët. Ambasadat amerikane janë mbyllur në Bagdad, Kajro, Kabul dhe Sana, ndërkohë që mediat e huaja raportojnë se masat e sigurisë janë veçanërisht të ashpra në kryeqytetin Sana të Jemenit, ku Britania, Franca dhe Gjermania, po ashtu, i kanë mbyllur ambasadat e veta. Sipas një njoftimi nga Departamenti amerikan i Shtetit, ambasadat në fjalë mund të mbeten të mbylluara për disa ditë. Shtëpia e Bardhë i trembet sulmeve terroriste, të cilat mund të shtohen gjatë muajit gusht, çka e ka shtyrë Uashingtonin të shpallë alarm global të udhëtimit gjatë këtij muaji. Mediat thonë se SHBA-të janë në dijeni se ka plane të paspecifikuara nga al-Kaida për t’i sulmuar interesat amerikane në Lindjen e Mesme dhe Afrikën Veriore.

 

Re.Pu

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.