Filip Çakuli bën ironi: Europianët nuk hahen dot me ne

Postuar në 09 Korrik, 2012 06:03

Intervista e ambasadorit danez me tone shumë kritike ndaj klasës politike shqiptare ka ngacmuar dhe Filip Çakulin, i cili është ulur dhe ka shkruar një artikull me titull ironik ‘Krenar për popullin tim’, të publikuar në disa të përditshme. Por ironia vijon dhe në shkrim, në çdo rresht  e paragraf të tij. “Ju i ndërroni udhëheqësit tuaj si mbreti gratë”, shkruan Çakuli duke iu drejtuar ‘drejtpërdrejt’ ambasadorit, “ndërsa ne mbajmë një, që e paçim sa malet tona kreshnike. Turp për ju evropianët që e detyroni udhëheqësin tonë të madh dhe të pagabueshëm të njëzet vjetëve të fundit, të takojë e të mbajë mend gjithmonë fytyra të reja kryeministrash e presidentësh që nuk e kuptoj pse i zëvendësoni kaq shpesh.” Me tej vijon duke u ndalur te zgjedhjet, e duke nënvizuar një diferencë që ‘turpëron’ europianët: “Ju, popujt evropianë, nuk keni besim te njëri-tjetri, dhe kur shkoni në votime duhet të votojë patjetër personi që e ka emrin në listë, a thua se ai nuk paska të afërm apo kolegë partiakë që të votojnë për të. Po të vdekurit, që tek ju harrohen sa varrosen? Këtu tek ne të vdekurit kanë të njëjtat të drejta të garantuara me Kushtetutë si të gjallët: votojnë gjithnjë për demokratët, marrin pensione, paraqiten edhe para noterit për të firmosur për pronën e tyre.” Pastaj: “Ju mburreni me arritjet tuaja shkencore: merrni një zemër të re dhe ia zëvendësoni njeriut në nevojë; merrni një dorë, një këmbë dhe e ktheni njeriun siç ka qenë, por nuk keni arritur kurrë të merrni një copë mishi dhe ta bëni ministër.” Etj, etj.

Për ta lexuar të plotë, mund të ndiqnin linkun: http://www.shqiptarja.com/analiza/2709/krenar-per-popullin-tim--101083.html

E.G.

Comments

Submitted by koz (not verified) on

Fjalia e fundit e ketij shkrimi sarkastik eshte nje perle e vertete e nje humori plot sqime. Gjynah qe ky komb nuk ka me shume humor te tille inteligjent.
"Shqiptaret qe kane ngel kelyshe qeni" eshte shprehja me e bukur qe kam degjuar ne shqip keto kohet e fundit. Dhe per dreq eshte kaq e vertete....

Nje Sugjerim... shumefishoheni kete parrulle, shperndaheni ne popull dhe mos jan dorezoni armikut.
VFLP

Add new comment

Plain text

• No HTML tags allowed.
• Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
• Lines and paragraphs break automatically.