"Elton, je yll bote..."

Postuar në 14 Korrik, 2012 06:31

Këtë histori nuk do ta gjeni në gazeta. Ka ndodhur të enjte-të premten e kësaj jave dhe i është treguar autorit të këtyre rreshtave në ResPublica nga 2 të rinjtë protagonistë. Me gjasa historia e tyre është historia e mijëra emigrantëve që vijnë këto ditë vere dhe që shndrrohen në gjahun e preferuar të "bashkëatdhetarëve" të tyre me uniformë, në rrugë apo pas sporteleve, policë kufitarë, policë rrugorë, zyrtarë lokalë, etj

Eltoni dhe Irida janë dy të rinj me banim familjar prej shumë vitesh në Breshia të Italisë. Janë studentë të shkëlqyer (studiojnë për Drejtësi në Breshia), janë të fejuar dhe këtë verë u nisën drejt Shqipërisë me Volkswagenin e tyre privat me dy plane kryesore në kokë: e para, të kryenin një procedurë zyrtare celebrimi pranë Njësisë 9 në Tiranë dhe e dyta të kalonin disa ditë pushime në jugun shqiptar.

Tregon Irida: "Itinerari ynë me makinë ishte nga Italia, në kufirin slloven, më pas në Kroaci, në Bosnje-Hercegovinë, pastaj sërish një pjesë në Kroaci, më pas në Mal të Zi dhe së fundmi në… Muriqan për t'u futur në Shqipëri. Gjatë gjithë këtij itinerari kemi ndeshur vetëm në policë (kufitarë apo rrugorë) që kontrollonin dokumentat, përshëndesnin dhe vijonim udhëtimin. Vetëm në Muriqanin tonë "muzika ndërroi". Doganieri shqiptar i pa dokumentat, njëherë, dy herë, tri herë, duke na thirrur në emër sikur njiheshim prej vitesh, pastaj u interesua për arsyen e udhëtimit. I thamë që do kryenim procedurën e celebrimit në Tiranë dhe do bënim disa ditë pushime në det. Na la dokumentat në dorë, e çoi buzën vesh më vesh dhe na tha copë: "Të trashëgohesh Elton, po nuk do më respektosh me një kafe?". Na u duk si lypës, nxorëm 5 euro dhe ia zgjatëm. Futi në dokumenta, - tha, - ndërkohë që dokumentat sapo na i kishte dorëzuar. Na u duk budallalëk, por bëmë si na tha. Ia dhamë dokumentat prapë me gjithë atë 5 euroshen brenda".

Nuk mbaron këtu… Në rrugën Rrogozhine-Lushnje makina me targa të Breshias e dy të rinjve ndalohet nga një postbllok i policisë rrugore. Tregon Eltoni: "Ishin 9 ose 10 vetë bashkë, njëri mori dokumentat dhe më tha që kam tejkaluar shpejtësinë, duhej të më bllokohej patenta. I thashë të më tregonte kopjen e fletës së radarit që dëshmon targën dhe tejkalimin e shpejtësisë, ia dhanë të qeshurës. Më tha tektualisht: "50 mijë lekë është gjoba dhe 10 mijë lekë kafja" nëse nuk doja që patentën të veja të tërhiqja të nesërmen "në Komision" në Lushnje a Fier sipas tyre.  U thashë që unë kisha ardhur për celebrimin dhe duhej të isha të nesërmen në mëngjes në Njësinë Bashkiake sipas afateve, nuk mundesha. Nxora 60 mijë lekë dhe ua dhashë. Pashë që polici i gjobës time, shënoi në një bllok (ku kishte edhe emra të tjerë poshtë njëri-tjetrit) frazën: "Elton - 60 mijë". Të tjerët e shikonin të mbledhur gjysëmrreth pranë tij. Prita për fletën e gjobës së paku, ishte e kotë. Më kthyen dokumentat dhe më buzëqeshën. Polici më tha: "Elton je yll bote. Të trashëgohesh, rrugë të mbarë".

Të rinjtë kanë mbërritur në Tiranë, kanë takuar familjarët, janë rehatuar në shtëpitë e tyre, kanë bërë shaka qesh-e-qaj me ato që u kishin ndodhur dhe janë përqëndruar te eventi i së nesërmes: procedura e celebrimit. Të nesërmen në mëngjes autori i këtyre radhëve ishte bashkë me ta dhe prindërit e vajzës  (do bëja dëshmitarin e dhëndrit) në Njësinë nr 9 në Tiranë. Ka një procedurë kjo punë dhe duhet të jesh në një datë fikse të paracaktuar. Dhe Eltoni me Iridën kishin planifikuar gjithçka që nga Italia për të qenë korrekt në datë dhe orë . Ehh… Zyrtarja prapa xhamit buzëqesh dhe u thotë: "Ka ikur interneti, ka dy orë, nuk bëjmë dot asnjë veprim.." – Po kemi datën sot, nesër duhet të ikim, kemi prenotuar, nëse jo duhet të ribëjmë aplikimin, ne jetojmë jashtë, si i bëhet, a kryhet me dosje fizike etj, etj … - Buzëqeshja pas xhamit nuk ndryshon: Ja se mbase vjen interneti, pini një kafe aty jashtë… Interneti nuk erdhi, as në orën 12, as në 13 as në 14, as derisa u mbyll Gjendja Civile e Njësisë Nr.9. Ishte ditë e premte, të nesërmen mbyllur, nuk bëhej më asgjë. Gjithçka duhet përsëritur, dhe dy të rinjve do t'u duhet të ribëjnë planet, datat, udhëtimet gjithçka.

Sot do nisen drejt jugut. Do t'u duhet sërish të udhëtojnë me Volksin e tyre me "targat joshëse prej emigranti". E kanë tmerr rrugën derisa të arrijnë në plazh. Ndoshta do qetësohen disa ditë por mendjen do ta kenë tek rruga e kthimit kur me siguri do t'u duhet sërish të "takojnë" policët, rrugorët, doganierët, kufitarët. Me siguri do ndihen më mirë vetëm kur të munden të dalin nga Shqipëria. (A.N.)

Comments

Submitted by @kevinjon@ (not verified) on

Ajo me policin e Muriqanit eshte me shume siguri e vertete! Kam kaluar vete ne Maj ne Muriqan, ardhur nga Slove. Kro. Bosnj.MaliZ. dhe te them te drejten te njejten eksperience kam pasur. Ne te gjithe vendkalimet kontrolloheshe normal. Veten polici Muriqanit te fliste ne emer si shok apo donte te dhena fije me fijese ku shkoje. Bente sikur kishte ndonje problem, e vonoi kontrollin dhe te jepte ndjenjen sikur ishe gjysem terrorrist dhe jo udhetar i thjeshte. Mesa duket donte ndonje Euro, por ne ndryshim te atyre nga Breshia, ja preva shkurt dhe e paralajmerova per denoncim sepse shenjat ishin te tilla por nuk po e thoshte shkoqur. Mi dha letrat dhe vazhdova.

Mendoj se ata qe japin rryshfete ne kete rast kane faj vete. Eshte problem i secilit te jesh me intergritet personal  apo ta lesh veten te tallen me ty. Korrupsioni egziston pikerisht nga karakteret e dobeta qe ja lejone vetes.

kev

Submitted by raimondi (not verified) on

Po pse ore c'te keqe ka qe t eflet polici ne emer --Bravo i qofte policit , se qenka polic njerezor -Te konsideron si shok --Ashtu duhet polici --Por ama edhe ti duhet ta kuptosh hallin e policit --Se polici ri gjithe diten me kembe atje dhe merr nje roge te vogel fare --Po familjen do e ushqeje ai , apo jo ?

Por me ate roge qe ka polici nuk i del as per nje paqete me filter --Ndaj ne kur shkojme ne Shqiperi i japim edhe policit nje 10  dollareshe qe ti coje ne shpi femijeve ndonje gje te vogel --Jo te jemi kurnace me policine ,se polici eshte njeriu jone

Ndaj kur kaloni ne kufirin shqiptar ta konsideroni policin si njeriun tuaj --si vellane tuaj dhe ti jepni ndonje 10 dollareshe apo edhe me shume , sipas mundesive

Por ama me pake se 10 dollare nuk jepen

Ndaj nje pershendetje vellazerore policeve te Muriqanit dhe gjithe policeve te Shqiperise --Kur te vije une sa te me dalin policet perpara do ju jap racionin e kafese --Se nuk do i le policet duarthate, se me shkon ters ruga--Ja vellai im vajti ne Shqiperi, ruges per Vlore i dha policit rugor racionin , se vnuk shkon ruga, jo per gje

Edhe ta dini te gjithe --Ndaj ka kaq shume aksidente ne Shquiperi, se nuk i jepni policit bakshishin  per kafe ne masen e duhur --Kuptoni ore qoftet e emgracionit--Ndja qe te ulet numri i aksidenteve ne ruge , duhet patjeter, patjeter ti jepni bakshish policit --Dhe bakshishi t ejepet me gjithe zemer , se keshtu e shef edhe zoti , dhe nuk behen me aksidentet --Se polici eshte me zotin , mos ju duket shaka

Ndaj , ne emigrantet sa here te shkojme ne Shqiepri, ti ja;im bakshish policit , se eshte vellai jone ..

Submitted by raimondi (not verified) on

Po pse ore c'te keqe ka qe t eflet polici ne emer --Bravo i qofte policit , se qenka polic njerezor -Te konsideron si shok --Ashtu duhet polici --Por ama edhe ti duhet ta kuptosh hallin e policit --Se polici ri gjithe diten me kembe atje dhe merr nje roge te vogel fare --Po familjen do e ushqeje ai , apo jo ?

Por me ate roge qe ka polici nuk i del as per nje paqete me filter --Ndaj ne kur shkojme ne Shqiperi i japim edhe policit nje 10  dollareshe qe ti coje ne shpi femijeve ndonje gje te vogel --Jo te jemi kurnace me policine ,se polici eshte njeriu jone

Ndaj kur kaloni ne kufirin shqiptar ta konsideroni policin si njeriun tuaj --si vellane tuaj dhe ti jepni ndonje 10 dollareshe apo edhe me shume , sipas mundesive

Por ama me pake se 10 dollare nuk jepen

Ndaj nje pershendetje vellazerore policeve te Muriqanit dhe gjithe policeve te Shqiperise --Kur te vije une sa te me dalin policet perpara do ju jap racionin e kafese --Se nuk do i le policet duarthate, se me shkon ters ruga--Ja vellai im vajti ne Shqiperi, ruges per Vlore i dha policit rugor racionin , se vnuk shkon ruga, jo per gje

Edhe ta dini te gjithe --Ndaj ka kaq shume aksidente ne Shquiperi, se nuk i jepni policit bakshishin  per kafe ne masen e duhur --Kuptoni ore qoftet e emgracionit--Ndja qe te ulet numri i aksidenteve ne ruge , duhet patjeter, patjeter ti jepni bakshish policit --Dhe bakshishi t ejepet me gjithe zemer , se keshtu e shef edhe zoti , dhe nuk behen me aksidentet --Se polici eshte me zotin , mos ju duket shaka

Ndaj , ne emigrantet sa here te shkojme ne Shqiepri, ti ja;im bakshish policit , se eshte vellai jone ..

Submitted by Askushi (not verified) on

O Elton, po policet te kane thene 50 mije gjoba ose 10 mije kafeja e jo edhe gjobe edhe kafe.Ju sikur qenkeni rritur ne hene....

Submitted by raimondi (not verified) on

hahahahaahahaha  -Po te gjithe shqipot qe jane jashte Shqiperise jane koqe kandari ----Ca pret ti nga Eltoni , kur ai nuk kupton gjuhen e policeve qe i flasin shkoqur fare

Po Eltoni , sic duket eshte hovardar pa e ditur as vete , ndaj ju ka dhene edhe 50 mije per gjoben , edhe 10 mije per kafe --hahahahahahaa u dhivaaaaaaa --Edhe policit desh i ka rene infrakt   kur Eltoni  ja dha te dyja  - E beri policin per spital ..... hahahahaaha

Submitted by raimondi (not verified) on

Se mos keqkuptohemi ketu me siper

--Kur them per " shqipot jashte Shqiperise   jane koqe fare "   e kam fjalen per EMIGRANTET , jo per vellezerit tane jashte kufijve te Shqiperise

Porse ne emigrantet jemi trapa fare --sidomos keta emigrantet e shkolluar , qe vene neper universitete --Keta jane hajvane fare , nuk e njohin jeten hic --Me nje fjale jane "Ylle bote si  Eltoni --loooooooooooooooooooooool hahahahahahaha

Ne fakt Eltoni eshte djale i zgjuar, po nuk do vete --looooooooooooooooooooooooooooooooooool  u dhivaaaaaaaaaaaaaaaaaa  hahahahahaa -

-Bravo Policia !

Submitted by Anonim (not verified) on

Po pse vetem ne Muriqan, po ne Kakavi kur po kaloja kufirin, me thote polici qe me vulosi pasaporten me thote: ndonje te shkoqur nuk kemi? kishte te drejt ai djali qe thote mu duken si lypsar. Esht per te ardhur keq me keta polica qe kemi. Polici esht pasqyra e shteti, pra ky esht shteti jon. Ta gezojm.

Submitted by Anonim (not verified) on

Here tjeter hajdeni nga deti ose nga ajri. C'je desh ju te vini nga toka? Dhe se dyti, pas asaj qe pesuat, perse nuk rentuat nje makine per pjesen tjeter te udhetimit, se  targa breshia do i vrasi syte policeve dhe do ju shkoje mendja tek "kafeja".

Submitted by raimondi (not verified) on

hahahahaahahaha  Nga gjithe kjo  sa tregoni ketu me pelqyen policet shqiptare , se jane shume  street smart --Bravo Policia !

Une po te isha ne vend te atij djait do ja jepja policit shqiptar 'GJOBEN" me gjithe zemer --Ah me pelqen kur polici e kerkon "gjoben" me takt --Duhet thene se policat i kemi smart

Pastaj polici ri gjithe diten ne ruge , merr nje roge shume te ulet --Ndaj kur ne vijme nga emigrimi duhet ti leme policit shqiptar ndonje "kafe" , se eshte turp

Te huajt , po te me kekroje i jap nje mut--por policit shqiptar ja jap me qjef 'gjoben'

Me kujtohet njehere kur isha ne Shqiperi ne vitin 2001 --Dhe ishim ne Durres se do prisnim te vinte nje shoku yne nga Italia,  e po ktheheshim ne Vlore ----Ruges na dalin 2  polica ne kthesat e Lushnjes--Une sa i pashe i them ketij shokut tim  qe vinte nga Italia ,nxirr 10 mije lekeshen, --Edhe ti tjetri  ( se ishin dy vete ) dhe i nxirni nga dritarja tja valevisni policave   ...... pa u afruar mire  keta shoket nxjerin 10 mijeshet nga dritarja dhe ja valevisin policave .......

Policave  sa i pane 10 mijeshet nga dritarja ju  qeshi nuri ..

Kur u afrova, se isha me shpejtesi , se jo per gje por ne timon jam pilot,  e ula pake shpejtesine . Keta cunat ju plasen 10 mije lekshet ne duar policeve , ndersa une i dhashe gas autokombajnes......

--Polici thiri pas meje  duke qeshur : hahahahaaha O Vlora , kujdes ruges --Ule njecike shpejtesine ........ Tamam polica me zemer

Ndersa keta  cifti i qofteve  prej Italie  shkonin te celebroheshin dhe nuk ju bente zemra ti jepnin nje "kafe' policit --Tupr tu vije

Submitted by Anonim (not verified) on

Kjo raimonda ose eshte police ose idiote. Hahahahahaha.

O trap po cfare por thua more.

Submitted by raimondi (not verified) on

Pse ore bajge --Duhet te kem mendimin  tuaj te pjerdhur

Polici shqiptar ri gjtihe diten ne ruge dhe merr nje roge qesharake --Ndaj une ja jap me gjithe zemer kafen policit

Submitted by Anonim (not verified) on

Ja pse mor fshatar i lindur nga bajgat:

"Kur u afrova, se isha me shpejtesi , se jo per gje por ne timon jam pilot,  e ula pake shpejtesine . Keta cunat ju plasen 10 mije lekshet ne duar policeve , ndersa une i dhashe gas autokombajnes......

Per keto dhe per te tjere debil'lliqe qe ke shkruar me lart, meriton te jesh ne librin Guiness per debilin me te madh te globit.

Shko futi nje pace tani me bajga lope se nuk eshte kompjuteri per ty.

Submitted by raimondi (not verified) on

O  Anonim ti je nje debil qe nuk e paske shokun --Ndaj shko perseri ne shkolle,qe te kuptosh  njerezit kur flasin me "figure of speech", se ti paske IQ-ne me te ulet se IQ  e prapanices se Mustafa Nanos kur eshte pa qejf fareee , loooooooooooooooooooooooooooooool

Bravo Polica ! --Policia esht eme ne lol--Parullle revolucionare e Vlores --hahaahahha

Submitted by Anonim (not verified) on

E hengre pacen ti?

Paske mesuar dhe 'figures of speech'.

Ik bej nani-nani tani se te vajti ora per  gjume, do cohesh heret neser te kullosesh dhente.

hehehe

Submitted by Anonim (not verified) on

O rajmonda,

boll se na cave trapin.

Nga plehra si ju nuk lexohen me gazetat.

Submitted by Arnaut (not verified) on

Problemi eshte vertet me ne qe japim rryshfet. Nese ne nuk japim me dhe pike, edhe ata do lodhen e s'do kerkojne me, mendoj une.
Kam nje ide per t gjithe ju, heren tjeter qe u ndalojne rruges u thoni policave se jeni besimtare myslimane e nuk ua lejon feja dhenien e rryshfetit, e me pas ngulni kembe se s'mundet kurre njeri tju detyroje te shkelni fene tuaj. E me ate rast jepini dhe nje leksion policit se sa i demshem dhe i denueshem nga Zoti eshte korrupsioni. Bile ftojeni te vije ne xhamine e zones e t keshillohet me hoxhen

Submitted by Dikush (not verified) on

Shume interesante dhe fatkeqsisht e vertete si histori...

Po lexoja komentet dhe po habitem me idene qe personat qe jetojne ne Shqiperi kane per Emigrantet.  E para, harrojne se emigrantet nga Shqiperia vijne,  ne Shqiperi kane jetuar dhe sidoqofte Shqiperine e njohin, fatkqesisht .... eshte i njohur edhe korrupsioni i madh qe mbizotron ne çdo fushe te jetes shqiptare( shif policin, Doktorin, mesuesin Etj)

E dyta, edhe pse rroga e Policit, Mjekut , Burokratit etj eshte e vogel...nuk do te thote qe rroga e Emigrantit eshte kaq e larte, sa te ngopi me bakshishe  policet apo subjekte te tjere.... nuk lindin ne peme Leket jashte shtetit....:)

Submitted by Vlonjati (not verified) on

raimondi  Behu njeher polic dhe eja te maresh rryshfet tek mua se koken e ... do te jap.Kam 5 vjet qe leviz me makin pa dokumenta dhe nuk di ti kem then ndonje polici bakshish pervec se ndonje te peshtytur ne fytyr

Submitted by Agush (not verified) on

hajdute te ndyre te poshter  jane policet  tane,,,por keta tregojne  fytyren e shtetit shqiptar...e bukura eshte se  me kriminelet  pejne si femi  te vegjel...

Submitted by Anonimi (not verified) on

'''Më tha tektualisht: "50 mijë lekë është gjoba dhe 10 mijë lekë kafja"'''

Ka te drejte Raimondi, Eltoni qenka yll bote dmth palle fare.

Submitted by Nje spektatore (not verified) on

Eltoni nuk duhej t'i kishte dhene rryshfet policeve. Me mire te kishte paguar nje gjobe qe mendonte se nuk e meritonte. Korrupsionin e ushqejme edhe ne me deshiren per te kaluar sa me shpejt ne kufi, per te marre sa me shpejt nje certifikate (nuk eshte rasti i dy te rinjve), etj. dhe me mungesen e vendosmerise per te kerkuar llogari. Per shembull, tek njesia 9, duhej te kishin kerkuar te flisnin me kryetarin e njesise, te ngulnin kembe qe te gjendej nje zgjidhje, t'i thoshin punonjeses se do ta denconin kete rast ne Bashkine e Tiranes ne ate moment apo ne media, qe edhe punonjesja te ndihej nen presion per te bere dicka e jo thjesht te rrinte rehat nderkohe qe dy te rinjve nuk ju ofrohej sherbimi.

Submitted by Aktori (not verified) on

O spektatore, po nuk e meritonte gjoben pra te thote Eltoni, se nuk kishin as radar e as prove per matjen e shpejtesise.

Me policat shqiptare nuk shkohet as ne hale, jo ne europe.

Add new comment

Plain text

• No HTML tags allowed.
• Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
• Lines and paragraphs break automatically.