Elisa bën prapa-kthehu: Partinë e kemi të fortë!

Postuar në 22 Qershor, 2012 13:22

Socialistja e re Elisa ka bërë sot një si prapa-kthehu pas veprimit në dukje nervoz të mbrëmjes së djeshme, kur u largua në mënyrë demonstrative nga salla e Asamblesë së FRESSH-it. Dje u fol për manipulim listash (dmth Spiropalit nuk i kishin marë mendje për dy-tre lëvizje emrash në FRESSH që sipas disa gazetave i ka bërë Erjon Veliaj) por sot u fol për disa "shqetësime organizative".  Në një deklaratë për mediat, kryetarja e organizatës rinore të PS-së (në foto gjatë daljes për mediat sot), me një stil po aq të zjarrtë sa dhe veprimi i saj i një dite më parë, mes të tjerash tha:

"Jam shumë e keqardhur për deformimin skandaloz që i është bërë dashakeqësisht në një sërë mediash një çështjeje të brendshme organizative të FRESSH-it. Pas një pune të jashtëzakonshme gjashtë mujore dhe një fushate të shkëlqyer për nga modeli i ri që FRESSH-i ofroi në sytë e të gjithë shqiptarëve, na u desh të zgjidhim dje një problem thjesht organizativ dhe tanimë e kemi zgjidhur... FRESSH-i është një organizëm i gjallë ku kanë vërshuar të reja e të rinj nga të gjithë anët e Shqipërisë"... etj, etj. Dhe e mbyll me fjalët: "Kjo është liria dhe demokracia sipas nesh ... Regjimit të errësirës që kemi përballë do t’i qëndrojmë përballë të bashkuar fort me njëri-tjetrin". Mirë do bënit... (A.N.)

Comments

Submitted by Bard (not verified) on

Eh sa te lodhur me dukeni per ti qendruar ketij regjimi perballe...

Submitted by Jonima (not verified) on

Prej PS duhet menjanuar te gjitha flluskat si puna e Klosit, Malajt, Veliajt, njerez me te cilet nuk mund te fitohet kunder Saliut, duhen perkundrazi Elisa, Brace, Balla e ndonje tjeter qe kane force morale dhe jane aktiv....

Submitted by Anonim (not verified) on

Elisa qenka bere "Kurve" - oh me fal termi i sakte sipas fjalorit eshte politikane !

Submitted by E.R (not verified) on

Perse nuk qendron e forte dhe e bashkuar me shoket e tua Elisa perpara Erjon Velise, me perpara se te qendroni te bashkuar perpara "regjimit"?

Submitted by Ushem Tavani (not verified) on

Une nuk e kuptoj dot kete shqipe: "Jam shume e keqardhur..."

Submitted by antifetar po be... (not verified) on

Ah keta te PS duhen shkrirete tere  ne Elbasan tek Uzina e shkrirjes.

Add new comment

Plain text

• No HTML tags allowed.
• Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
• Lines and paragraphs break automatically.