Edhe pse e vogël, FRD ngelet shtëpia më e mirë e demokratëve të zhgënjyer nga gara e fundit në PD

Postuar në 26 Korrik, 2013 01:50

Fryma e Re Demokratike duket se është shtëpia më e përshtatshme për të gjithë ata të zhgënjyer nga gara brenda Partisë Demokratike. Në Shkodër, ku anëtarët e PD u penguan që të votojnë për kryetarin e ri, kanë nisur bisedimet me Frymën e Re Demokratike. Kandidati i FRD, Fatlum Nurja e ka konfirmuar këtë lajm për gazetën Shqip.

“Ne presim që personat, të cilët ndajnë të njëjtat pikëpamje me ne, të afrohen në FRD. Nga ana tjetër, FRD është një parti e hapur për të gjithë intelektualët demokratë, për personat të cilët kanë përqafuar filozofinë tonë. Ne nuk jemi thjesht urë lidhëse e qasjes politike shqiptare, por natyrisht kemi objektivat dhe pikëpamjet tona, kemi strukturat tona dhe, ata që e pranojnë programin e strukturës sonë, janë të mirëseardhur, kushdo qoftë”, ka thënë Nurja.

Zh.

Comments

Submitted by anonim (not verified) on

<p>Ju qofshi qe arrini te beni kete analize! Po Bamirir ne xhiron e nje viti kohe arriti te zhgenjeje ato pak miq me te cilet e nisi eksperiencen FRD. E nisi ne 2011 me Meksin, Biberaj e Krasniqin. Me te tre u nda perpara zgjedhjeve. Motivi kryesor: parimet demokratike ne Parti. Bamiri nuk deshiroi ne asnje rast te niste asnje konsultacion per demokracine ne Parti. Nuk beri zgjedhje, nuk beri kongres, ndau vendet sipas deshires se tij. Dhe u pa fundi si shkoi. Por me kryesorja ngelej perfshirja e nje Salisti te rendesishem si Oketa ne rradhet e FRD-se. I cili na u premtua qe ne Durres do te merrte nje mandat.</p><p>Per cfare e duam FRD-ne? Per te mbledhur te gjithe Salistat e rinj te PD-se se sotme qe per ndonje arsye te fshehur nuk u eci mire me Zenin, Giten dhe prandaj nuk u lejuan te jene miq te Lulit? Ne keni dhene disa here shembullin e Rusmailit. Por Rusmaili nuk gjeti kohen ne 8 vite te thoshte nje fjale kundra Berishes! Po ashtu te tjeret. Patozi edhe dje pasi u ankua per &quot;procedurat&quot; e 22 korrikut prape gjeti kohen te lavderonte Berishen!!! Keta nuk ndahen dot nga Berisha. Eshte bicim sindrome. Si ajo e Stokholmit pak a shume... Mjafton te shohesh Mustafajn dhe Zogajn se si lane nam pardje.</p><p>Shqiptareve u duhet nje parti e re e djathte. Bazuar mbi parimet e verteta te demokracise. Respektim i rregullave, te cilat te jene te qarta qe ne fillim. Te tera perpjekjet e tjera do te jene te deshtuara dhe thjesht do te sherbejne si paterica te ndonjeres prej dy partive kryesore. I mbani mend PAD e PRD?</p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.