E shkuara e errët e Lul Bashës. Kush do ta hapë CV-në e tij?

Postuar në 24 Korrik, 2013 03:59

Një nga themeluesit e PD, ish deputeti Arben Meçe, duke folur për gazetën Dita argumenton se ngutja në zgjedhjen e Lul Bashës si Kryetari i iri i PD, ndodhi sepse Berisha e di që ai nuk gëzon mbështetje as në PD, dhe donte ta kryente procesin sa kohë ka akoma ekzekutivin në dorë. “Nxitoi të bënte zëvendësimin e vetes me një njeri që është po vetja”. Meçe nuk e quan Lul Basha, por “fytyra e re e Saliut” sepse është thjesht një marionetë e drejtpërdrejtë e Saliut”.

Ngutja për ta “tranzituar” PD-në (kur dhe shteti tranzitohet për 2 muaj e gjysmë) për 15 ditë erdhi për dy arsye:

1. “Berisha kuptoi që qenia e tij nuk ishte më dashamirëse në opinion… pamja fizike e tij nuk ishte tërheqëse… në këtë fushatë ai ka qenë shumë pak i pranishëm me veten e vet.”
2. Berisha kuptoi se administrata e re do të hapë ca dosje… dhe këto dosje janë të shumta.

Për Lul Bashën, Meçe këmbëngul se duhet të shihet CV-ja e tij, kush e katapultoi në PD më 2005. E shkuara e Lul Bashës është e errët. Hapja e kësaj CV-je do sqaronte shumë gjëra të errëta në qeverisjen e këtyre 8 viteve, por dhe të drejtimit të PD-së.

Për të imazhi mediatik i Lul Bashës nuk i korrespondon opinionit real të tij. Dhe shton se Olldashi ka më shumë merita në PD, por nuk është grupi i afërt i Sali Berishës. “Ai do të godiste shumë gjëra të Sali Berishës”

k.c.

Comments

Submitted by ILIRET (not verified) on

Ku ishte Lul Basha me 1991. Thone se ka qene komisioner per PD, ne QV. Keshtu thone edhe per ne marsin e 1992. Mirepo rezulton genjeshter pasi ka qene respektivisht 16 dhe 17 vjec. Pa mbushur 18 vjec nuk mund te ishe komisioner ne qendren e votimit.

Pasi punoi disa kohe kamarier ne Rinas, shkon ne Holande. Me cfare u mor? Cfare shkolle ndoqi? Cila eshte diploma e tij? Po lista e notave? Kush e ushqente ? Kush e financonte ? Nuk jane dhene ndonjehere pergjigjet e ketyre pyetjeve.

- Kush e rekrutoi, qe me 2000 deri ne vitin 2005 , punon ne Kosove? Me cfare u mor ne Kosove? Jane te verteta fjalet se ka ndihmuar ne pergatitjen e dosjeve per krimet e kryera nga UCK. Po per shtepine ne Burrel, ku ka akuza se kryheshin transplante organesh, a ka dhene informacion?

- Si u  rekomandua dhe nga kush u rekomandua me 2005 per te qene pjese e kabinetit qeveritar te Berishes?

Te tjerat me pas jane te njohura. Si psh. krimi ekonomik ne vjedhjen e miliona eurove ne rrugen e kombit, aq sa me leket qe ka vjedhur mund te ndertohej dhe nje tjeter Rruge e Kombit" . Pra sot mud te kishim dy rruge te kombit, por kemi nje se njeren e vodhi Basha.( Rrugen e Arbrit. psh.)

Po keshtu, Basha duhet te pergjigjet per vrasjet me 21 janar. Kush dha urdher per vrasjet. Pse u fshi serveri i kamerave te kryeministarise dhe ku gjenden sot ato filmime? Etj.

Pra me sa duket, Basha rezulton nje figure e perlyer dhe do te jete veshtire qe ai te rezistoje. Pa mare detyren, rreth tij ka shume pikepyetje. Te tjera gjera te tmerrshme do te degjojme rreth figures se tij...

Add new comment

Plain text

• No HTML tags allowed.
• Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
• Lines and paragraphs break automatically.