Dy vajza me minifund, një wahhabist dhe ndjeshmëria fetare në Prishtinë e në Sarajevë

Postuar në 26 Korrik, 2013 10:52

Gazeta e Sarajevës “Bosnja e lirë” ka raportuar një sulm që një besimtar radikal (wahhabist, sakatësohet nga gazeta në fjalë) u ka bërë dy vajzave të reja 17 vjeçare, të cilat kishin veshur në rrugë pantallona të shkurtëra. “Dy vajzat u fyen nga një njeri që u bërtiti atyre nga një makinë në lëvizje [dhe u tha] se rrobat që kishin veshur ishin të papërshtatshme, duke i paralajmëruar vajzat se ishte muaji i shenjtë i Ramazanit, kur ato duhet të agjërojnë, e jo të sillen vërdallë me pantallona të shkurtra”, raporton gazetari Almir Panjeta këtë ngjarje që, edhe pse nuk është më shumë se sa kaq, ka fituar vëmendjen mediatike, me siguri për shkak të ndjeshmërive që ekzistojnë në Bosnjë lidhur me këtë çështje. Në Prishtinë, ku ndjeshmëri të tilla janë të njëjta, lajmin e kish përcjellë gazeta ‘Jeta në Kosovë’.

Gazetari që raportoi, Almir Panjeta, tha që kish marrë komente fyese nga lexuesit për prekjen e kësaj teme, ndërsa nëpër rrjetet sociale tha të ketë marrë kërcënime të hapura.

 

Re.Pu.

Comments

Submitted by sali (not verified) on

<p>Keta kosovaret eshte me mire eshte te bashkohen me Republiken e bosnjes.&nbsp;</p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.