Dhuna bashkiake dhe disa versione. Totozani ndërhyn: Dajaku nuk është sjellja e duhur

Postuar në 05 Gusht, 2013 09:10

Një ngjarje dhune dhe dy qëndrime, me personazh qëndror sërish shefin e inspektoriatit ndërtimor pranë bashkisë Tiranë, Florenc Hoxha. Ngjarja e ndodhur dje pranë gjimnazit “Çajupi”, e ilustruar edhe me pamje nga shqiptarja.com, tregon dhunën e ushtruar nga persona civilë që shoqëronin grupin bashkiak, ndaj një qytetari. Operacioni kishte të bënte me prishjen e një ndërtimi pa leje, ndërsa i dhunuari shoqërohet në makinën e policisë, me urdhër të Florenc Hoxhës, i cili ndodhet aty, teksa qytetari i thotë këtij të fundit: "Jam banor i zonës. Nuk kam lidhje me ngjarjen. Kam ardhur të hap pompën e ujit". Tjetër version jep sajti i “Panoramës”, që i mëshon deklaratave bashkiake se inspektori A.D është dhunuar në krye të detyrës dhe ndaj dhunuesit është bërë kallëzim penal. Madje Hoxha ka deklaruar se janë deputetë socialist ata që i nxisin ndërtimet pa leje dhe reagimet e dhunshme ndaj inspektorëve. Pala e tretë të lojë, është Avokati i Popullit Igli Totozani, që reagoi lidhur me ngjarjen, duke e quajtur sjelljen e inspektorëve ndaj rezistencës së qytetarëve “aspak në përputhje me rolin dhe etikën e punonjësve të një shteti që ndërtohet dhe funksionon mbi bazën e parimeve të shtetit të së drejtës”. Totozani nuk harroi edhe t’u bëjë thirrje qytetarëve të ndalojnë ndërtimet pa leje, dhe në rast se kanë objekte të tilla të bashkëpunojnë me Inspektoriatin Ndërtimor në realizimin e detyrave që këtij institucioni ia ngarkon ligji.

A.K

Comments

Submitted by Shkodrani (not verified) on

<p>Ky&nbsp; Florenci&nbsp; e&nbsp; ka&nbsp; vendin&nbsp; ne&nbsp; burg&nbsp; se&nbsp; asht&nbsp; nder&nbsp; kriminelet&nbsp; ma&nbsp; te&nbsp; mdhenj&nbsp; qe&nbsp; ka&nbsp; shqipnia dhe&nbsp; jo&nbsp; me&nbsp; ken&nbsp; drejtor&nbsp; se&nbsp; e&nbsp; kemi&nbsp; par&nbsp; ne&nbsp; bashkin e Tiranes&nbsp; se&nbsp; si&nbsp; i&nbsp; nxjirrte zonjat&nbsp; me&nbsp; zor&nbsp; prej&nbsp; punet&nbsp; me&nbsp; te&nbsp; terhequr&nbsp; zvarr&nbsp;&nbsp; dhe&nbsp; tani&nbsp; kashtu&nbsp; e&nbsp; meriton&nbsp; ky&nbsp; qen&nbsp; , kriminel&nbsp;</p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.