DATABASE i aplikimeve për punë i PS-së, sa shumë të diplomuar... të papunë!

Postuar në 24 Korrik, 2013 10:39

Në një intervistë te Java, deputetja e PS Milena Harito flet për inisiativën e aplikimit online për punë, që shumë vetë e konsideruan si një „fshesë“ të pritshme në administratë. Ajo e hedh poshtë këtë, duke ritheksuar se të dhënat janë vetëm si bazë informacioni.

Interesante janë të dhënat që vijnë prej andej. Fluksi thuhet të ketë qenë shumë i lartë, mbi 1 mijë aplikime në ditë gjatë javës së parë, dhe edhe vetë Harito e shpjegon me papunësinë e lartë.

Sipas saj, raporti mes aplikantëve meshkuj dhe atyre femra është një raport i drejtë 45% gra dhe 55% burra.

Janë regjistruar rreth 20 Profesorë me titull, 30 As. Prof, 71 Docentë, 204 Dr. Shkencash, rreth 4000 me arsim të lartë dhe rreth 2400 me Master. Deri tani kanë aplikuar online 240 mjekë dhe 1500 ekonomistë, 102 prej të cilëve janë kontabilistë; 700 juristë dhe 290 IT të specializuar në fushën e teknologjisë.

Thotë Harito:

“Për moshën nën 25-30 vjeç janë gati mbi 3.000 aplikantë. Papunësia e të rinjve ka qenë një nga gjërat që na ka goditur më shuam të gjithëve gjatë bërjes së fushatës nëpër Shqipëri, ndaj unë mendoj se punësimi i tyre do të jetë një nga prioritetet kryesore të qeverisë së re.”

k.c.

E plotë:

http://www.revistajava.al/sociale/2013722/zoti-rama-dua-pune

Comments

Submitted by hillbilly (not verified) on

eshte edhe Auron Isa Tare!

Ai nuk e mori dot fakultetin e historise sepse ngeli ne menyre te perseritur ne lenden e arkeologjise! Ndoshta profesori ka qene demokrat dhe ja ka bere per inat?!

-Mundet, por para asaj mase profesoresh e shkenctaresh, Auronit, apo topografit te Golemit, Artan Lame duhet tu jepet nje pergjegjesi se ata ia dine mire zanatit...!

Te shofim, ne se do te fitoje dija apo marrivizmi partiak.

It's up to Rama!

Submitted by miri (not verified) on

This is bullshit

Submitted by Alpinisti (not verified) on

Po ai taksisti i Rames, ai Master Akademik Prof. Dr. kishte aplikuar? Apo ate e do Rama per keshilltar personal ne Kryeministri?!

Ju te Respublica-s duhet te jeni ose brain washed ose qellimisht jokritike ndaj lajmeve qe vijne nga PS-ja, per t'a servirur nje lajm te tille si te mireqene.

Add new comment

Plain text

• No HTML tags allowed.
• Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
• Lines and paragraphs break automatically.