Burgaj: Po përgatitim operacionin për të ndërhyrë në Lazarat!!!

Postuar në 18 Qershor, 2012 04:11

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Hysni Burgaj, po shfaqet gjatë këtyre orëve në media, duke u ngrefosur mbi një plan masash operacionale për të hyrë në Lazarat. “Është rrethuar Lazarati”, gjëmon media që i mban ison policisë lidhur me këtë çështje. Dhe pakkush pyet: Po pse erdhën punët kështu, që policia të na shesë si sukses rrethimin e Lazaratit?

Më poshtë është një intervistë e Burgajt dhënë gazetarit të Mapo-s, Bledar Shehu. Burgaj flet sikur Lazarati të jetë “tokë magjistricash, demonësh, vampirësh, etj, ku askush s’ka guxuar të vërë këmbë deri më sot”. “Ju garantoj që do të ndërhyjmë në Lazarat”, thotë ai. Vini re! Nuk thotë ‘hyjmë’, por ‘ndërhyjmë’. Shqipe allasoj.

Çfarë masash ka marrë aktualisht policia për goditjen e trafikimit dhe kultivimit të bimëve narkotike?

Mund të them që në fillim, ndryshe nga vitet e tjera, Policia e Shtetit këtë vit ka marrë masa shumë të rrepta në luftë kundër trafikimit të drogës dhe jo vetëm kanabis-sativa por edhe të drogave të forta. Kjo ka ardhur si rezultat i intensifikimit të masave të gjithanshme të Policisë së Shtetit me mjete speciale të hetimit, trajnime të vazhdueshme brenda dhe jashtë vendit të oficerëve të policisë, teknologjisë së përparuar. Në qoftë se do të flisja me shifra, mund të them që janë pesëfishuar goditjet e policisë krahasuar me vitet e mëparshme. Ju siguroj që prodhimi ka qenë i njëjtë, madje mund të them se numri i bimëve në territorin e Shqipërisë krahasuar me vitet e mëparshme ka qenë 50% më i ulët, por me masat e marra nga policia janë goditjet shumë herë më të mëdha. Dhe ne nuk do të rreshtim së godituri këtë fenomen. Një ndër prioritetet e punës së policisë për këtë vit është që të parandalojë që në embrion, që në fillim, kultivimin e bimëve narkotike. Shpresoj që me masat e marra, me marrëveshjen e lidhur edhe me policinë italiane, së shpejti do të kemi inspektim me avion në gjithë territorin e vendit për të përcaktuar në detaje me koordinata shumë të sakta se ku dhe sa kultivim ka në territorin e vendit.

Zona e Lazaratit vazhdon të konsiderohet një pikë e nxehtë në këtë drejtim. A do të ndërhyjë policia në këtë fshat ?

Ne po përgatitemi dhe mund t’ju garantoj për këtë, që në bashkëpunim dhe me komunitetin e Lazaratit, ne do të kemi së shpejti ndërhyrje edhe në gjithë tokat publike, në gjithë territorin e Lazaratit. Në vazhdojmë të ushtrojmë kontrolle jo vetëm në aksin kryesor që të çon në këtë fshat, por kemi marrë masa në gjithë hapësirën ku mund të kalojnë ngarkesat me lëndë narkotike, qoftë në goditje që kemi konstatuar me kafshë apo edhe me mjete të tjera. Shpresoj që tre skalione të forcave të policisë, por jo vetëm skalionet e forcave të koordinuara të policisë, po edhe krimi i organizuar po bën punën e vet me qëllim që ne të jemi sa më pak shqetësues për vendet fqinje, si Greqi e Itali. Goditjet e fundit të ndërmarra, besoj se janë një tregues shumë pozitiv dhe mendoj se ne do ta arrijmë këtë.

Re.Pu.

Comments

Submitted by Vlora (not verified) on

E turpshme dhe gati gati qesharake rrethimi i Lazaratit. Me mire ti lene te lire te bejne cte duan se te ndalojne punetoret e shkrete dhe plehun organik(bo bo ca ere qe ka per te marre komisariati nga bajgat e bagetise). Kjo tregon nje paaftesi te plote te policise dhe mbi te gjitha te drejtorit te saj.

Submitted by mergim tari (not verified) on

Ky pushtet i felliqur vjedhesish, hajdutesh, kriminelesh e vrasesish, banditesh dhe trafikantesh femrash e droge, ka ardhur ne fuqi ne vitin 2005 me teorine e DUARVE te PASTRA. Tani pas 7 vjetesh ne "DUART E PASTRA" ka vjedhje, para gjaku e djerse, para te pasurise sone kombetare, para te paligjshme nga shitja e atdheut tone, dhe mbi te gjitha ne ato duar ka GJAK SHQIPTARI.....

Pyetja ime eshte e thjeshte. Si ka mundesi qe pas 7 vjetesh te flitet per te pastruar nje fshat te tille me nje siperfaqe te vogel dhe me nje popullsi jo me shume se 3000-3500 vete. Nese nje Drejtor i tille i pafytyre i Pergjithshem Policie do te kishte thene nje gje te tille ne kohen e Enverit: "PO BEJME PLANIN PER TE BERE ZAP LAZARATIN" pasi kishin kaluar 7 vjete GALLATE NE LAZARAT, ky Drejtor, ne kohen e Enverit do te ishte varur per bythe ne qender te LAzaratit dhe do te rrinte atje deri sa te qelbej qyteti e me pas ta merrnin e ta hidhnin ne ndonje kanal qe te mos ndoste mjedisin gjysem urban te LAzaratit.

SI NUK KA TURP KY MASKARA POLIC QEE THOTE NJE GJE TE TILLE, KUR DUHEN EDHE 3 VJET DHE BEHET DEKADA QE POLICIA TALLET ME SHQIPTARET DUKE BERE SPEKTAKLE NE LAZARAT DHE DUKE I LENE ATA BANDITE TE HELMOJNE NJEREZIT, TE RINJTE DHE TE REJAT QOFTE NE SHQIERI QOFTE NE GREQI E GJETKE.

Submitted by lazua (not verified) on

nje pyetje thjesht per kuriozitet...zoti mergim -tar mos ke qene  ndonje sekretar partie  ne kohen  merhumit qe lavderon?

Submitted by nik (not verified) on

edhe dulla i ka hang mutin lazaratasve

hahahaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaa

Submitted by mergim tari (not verified) on

Jo Lazo,

Une kam qene i vogel ne kohen e Enverit.

Sekretar Partie me kane thene qe ka qene Sali Berisha.

Add new comment

Plain text

• No HTML tags allowed.
• Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
• Lines and paragraphs break automatically.