Berlusconi zbret në shesh, thotë se nuk tërhiqet nga kërkesa për pafajësi dhe mallëngjehet

Postuar në 04 Gusht, 2013 13:03

Partia Populli i Lirisë ka zbritur në shesh në Romë kundër dënimit të Silvio Berlusconit në gjyqin e Mediasetit. Një manifestim, të cilin mbështetësit e ish kryeministrit italian e kanë quajtur në shenjë “solidariteti” për liderin e tyre. Manifestuesit e ardhur nga e gjithë Italia, kanë valëvitur flamuj të Forza Italia në emër të kohëve të vjetra. Turma u krrodh në duartrokitje dhe thirrje në zë derisa Berlusconi doli në podium, pas luajtjes së himnit kombëtar dhe filloi të flasë: i keqardhur dhe i mallëngjyer, falenderoi mbështetësit dhe shtoi se qeveria duhet të ecë përpara për të miratuar reformat ekonomike. "Dua t’ju them, duke ju parë në sy ashtu sicc bëra me gjykatësit, se jam i pafajshëm, se nuk ka pasur asnjëherë parregullsi në faturat e Mediasetit”, ka deklaruar Berlusconi përpara turmës, e cila e shoqëroi me thirrje mbështetëse. “Dua t’ju bëj një premtim,” vazhdoi ai, “unë jam këtu, do të qëndroj këtu dhe nuk heq dorë. Në vitet që do të vijnë, do të vazhdoj të luftoj për demokracinë dhe lirinë”.

 

R.K

Comments

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.