Berisha sjell plehrat e huaja, por flet veç për studentët në universitete!

Postuar në 07 Gusht, 2013 13:03

Qeveria që do duhej vetëm të përkudesej për vendin deri në tranzitimin e pushtetit, nuk po pushon së marri vendime ditë për ditë. Sot qeveria në ikje ka firmosur një vendim me anë të të cilit lejohet importi i ‘plehrave’ në Shqipëri, nga vende si Greqia e Italia. Në vendimin e miratuar nga Këshilli i Ministrave thuhet se Shqipëria do të lejojë importin e 600 tonë mbetjeve në vit nga Greqia dhe rreth 2000 tonë mbetje nga Italia.
Në vendim thuhet se nga Greqia do të importohen mbetje të polietilenit për qëllim riciklimi, ndërsa nga Italia, mbetje gize, çeliku, alumini, zinku, plumbi, qelqi, plastike, etj. për importin e mbetjeve që do të riciklohen, qeveria ka autorizuar shoqërinë “Plastika – Albania”, sh.p.k., dhe “V.A.L.E. Recycling’.
Siç vëren dhe Tema, pavarësisht se ky vendim ka një impakt të madh në shoqërinë shqiptare, Berisha ia kushtoi pjesën më të madhe të mbledhjes pranimit të studentëve në Universitete!
“Ne do të bëjmë gjithçka që të rinjtë shqiptarë të kenë të drejtë të ulen në bankat e universiteteve. Natyrisht çdo qeveri ka të drejtë të marrë vendimet që do dhe të përballet me pasojat e tyre. Ka probleme shumë serioze në përballjen e dy alternativave, por alternativa e “Dyerve të Hapura” është alternativa për të cilën Shqipëri ka bërë një arritje historike, të qytetarëve shqiptarë, arritje, e cila bëri të mundur që fëmijët e tyre të ulen në bankat e universiteteve sipas dëshirës së tyre në përputhje me performancën,” tha Berisha.
k.c.

Comments

Submitted by tim (not verified) on

<p>uroj qe qeveria e re te ndaloj cmendurine e kriminelit sali berisha per ta bere shqiperine kosh plehrash dhe te vendose kriminelin berisha ne banken e te akuzuarve per kete krim dhe malin me krime qe ka mbi kurriz</p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.