Berisha ritregon përrallën e investimeve të huaja që kanë rritur punësimin

Postuar në 14 Korrik, 2012 06:56

Në një konferencë të gjatë shtypi, Berisha përmendi sot për të n-tën herë shifrën prej 1 miliard dollërë investime të huaja në vitin 2011. Dhe më tej shtoi se këto investime kanë shtuar punësimin, pasi 10,000 dollarë investime krijojnë mesatarisht një vend pune. Pra, sipas Berishës, i bie që në vitin 2011, të jenë shtuar gjithsej rreth 100 mijë vende pune.

Po ç’thotë INSTAT-i? Sipas Bilancit të Forcave të Punës, publikuar në faqen zyrtare të tij, numri të punësuarve në total u rrit vetëm me 15 mijë gjatë vitit 2011 – shumë larg 100 mijëshit të Berishës.

Por dikush mund të thotë se nuk duhet marrë në analizë numri total i të punësuarve, por vetëm i atyre që janë punësuar në sektorin privat jobujqësor, meqë ky është sektori ku përqëndrohen kryesisht investimet e huaja. Bukur fort, le ta analizojmë këtë tregues.

INSTAT-i raporton se, gjatë vitit 2011, numri të punësuarve në sektorin privat jobujqësor u rrit vetëm me 16 mijë – përsëri shumë larg 100 mijëshit të Berishës.

Për ta vënë në një perspektivë krahasuse këtë shtesë modeste të vendeve të punës, mjafton të themi se 16 mijë veta të punësuar përbëjnë më pak se 1% të personave në moshë pune në Shqipëri.

Shënim: Llogaritë e mësipërme i marrin si të mirëqëna të dhënat e INSTAT-it…

E.Zaloshnja

 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.