Berisha pranon “sikletet” e ekonomisë në tremujorin e parë, por flet me superlativa për të dytin

Postuar në 09 Korrik, 2012 09:19

Në mbledhjen e sotme të qeverisë, duke folur për ekonominë, Berisha tha se “tremujori i parë i vitit regjistrohet si nga më të vështirët, për disa arsye, njëra prej tyre dimri i thellë që paralizoi të gjithë Shqipërinë. Faktori i dytë ishte thatësira e rëndë. Digat kanë qenë në nivelet më të ulëta historike tyre”  Por më tej Berisha shtoi se “performanca e mirë e tremujorit të dytë bëri që të marrim vendimin për rritjen e rrogave.”

Se si ka shkuar ekonomia në tremujorin e parë e konfirmoi sot INSTAT-i (http://www.respublica.al/artikuj/2012/7/9/instat-ekonomia-shqiptare-u-tkurr-ne-tremujorin-e-pare-mos-ka-gabuar-instat-i). Po si mund të ketë qenë ekonomia në tremujorin e dytë? INSTAT-it do t’i duhet edhe shumë kohë të na e tregojë, por Ministria e Financave ka raportuar sesi ka qenë ecuria e të ardhurave tatimore deri në fund të majit (http://www.minfin.gov.al/minfin/Treguesit_Fiskal_sipas_Buxhetit_te_Konsoliduar_59_1.php)

Gjatë periudhës prill-maj të ardhurat tatimore (tatime, taksa doganore e pronësie etj.) ishin 49.2 miliard lekë, po aq sa ishin edhe një vit më parë. Pra një rritje 0%. Ndërkohë Ministria e Financave kishte parashikuar një rritje të të ardhurave prej 4.2%, karahasimisht me një vit më parë.

E.Zaloshnja

Comments

Submitted by Paul Tedeschini (not verified) on

<p><strong>Esat Pash Toptani/bis, </strong><em><strong>Sali Ram&nbsp;Berisha,</strong> pranon &ldquo;sikletet&rdquo; e ekonomisë në tremujorin e parë, por flet me superlativa për të dytin</em>,<strong> si gjithone</strong>.</p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.