Berisha numëron tespiet, rreshton gjashtë “gabimet” e Ramës si Kryeministër (pa ministri e kryeministri)!

Postuar në 26 Korrik, 2013 10:44

Dy orë më pas, lajm i përditësuar:

Do të flas, se, midis atij që bën dhe atij që hesht përgjegjësi më të madhe ka ai që hesht, sepse ky i fundit është dhe frikacak… Ka thënë  thënë në një “dalje” tjetër në Facebook, dy orë më pas se “dalja” e mësipërme e kryeministrit në detyrë Sali Berisha.

 Kryeministri në largim, Sali Berisha, ka shfryrë ndaj pasardhësit të tij Edi Rama, të cilit i ka bërë bilancin, edhe pse nuk ka filluar punën zyrtarisht si kryeministër. Në një postim në Facebook, Berisha thotë se në muajin e parë të zgjedhur si kryeministër, Rama ka treguar veçse urrejtje, revansh dhe ka mashtruar shqiptarë.

“Të dashur miq, kaloi mbi një muaj nga dita që piktori i dështuar Edi Rama ngriti zyrën e tij të kryeministrit të zgjedhur në selinë mavi.

Veprimtaria një mujore e kryeministrit të zgjedhur mund të përmblidhet në sa vijon:

  1. Mohim i premtimeve anti-globaliste me të cilat mori votën.
  2. 2 – Revansh anti-kushtetues shpallja e vetes kryeministër i zgjedhur dhe deklarimi i qeverisë së vendit si qeveri kujdestare apo qeveri në detyrë dhe mandat 4.3 vjet për vete.
  3. 3- Revansh anti-kushtetues ndaj institucioneve kushtetuese, Presidencës, Prokurorisë, KLD-së, pushtetit gjyqesor.
  4. 4- Revansh anti-shtet ndaj administratës publike. Hapja e tenderit për fshesën në administratën publike dhe vendosja si kryefshesare e kushurirës Koleka.
  5. 5- Paraqitja e një kabineti shumë më të madh në portofole se sa vende, 20 apo 30 herë më të mëdha se Shqipëria.
  6. 6- Përpjekje për të bllokuar me çdo kusht transparencën e mandateve të droges dhe krimit.

Ky është ndryshim, por jo ai për të cilin votuan shqiptarët, por ai që solli piktori i dështuar në muajin e tij të parë. Përpara kundër revanshit dhe mashtrimit”, shkruan Berisha.

Dy orë më pas, lajm i përditësuar:

Do të flas, se, midis atij që bën dhe atij që hesht përgjegjësi më të madhe ka ai që hesht, sepse ky i fundit është dhe frikacak… Ka thënë  thënë në një “dalje” tjetër në Facebook, dy orë më pas se “dalja” e mësipërme e kryeministrit në detyrë Sali Berisha.

 

Zh.

Comments

Submitted by qato (not verified) on

<p>&nbsp;Me ket hidhnim q&#39;e ka pushtue <strong>Viçi</strong>n e <strong>Dol</strong>sit ka me i plas nonji arterie e ka me i ran dambllaja.....</p>

Submitted by Saimir (not verified) on

Ky njeri ka prodhuar gjithmone krize, dhe nuk ka njohur e nuk do te njohe kurre paqe, me vedi, me te shkuaren e te ardhmen e tij, me familjaret e tij, me miqte, me armiqte, me kombin, e me gjithcka tjeter.
Disa njerez jetojne vetem ne gjendje konstante konflikti. Nuk eshte zgjedhja e tyre, por keshtu jane krijuar (wired). Refuzimi me pa te verteten dhe fatkeqesine e tyre ua acaron me shume dobesine.
Nuk mund ti them "jazëk" por e meriton.

Submitted by ILIRET (not verified) on

O Berishe. Para tre ditesh ne Angli, lindi princi trashegimtar i fronit te mbretit.
- A mund te na rreshtosh tre gabimet dhe gjashte fajet e tij...?

Submitted by Tim (not verified) on

<p>ka pjerdh fare, nuk di&nbsp; c&#39;te beje tani....ptit prit edhe pakse do t&#39;a perdotesh facebook-un nga qelia e burgut or kriminel....ku eshte pare te sulmohet nje njeri per nje funksion qe akoma nuk e ka filluar...vetem ky psikopat ben gjera re tilla sulmon ramen akoma pa u bere kryeminister...ky eshte semure sepse rama ia doli pas 20 er cavjetesh t&#39;a hedhe ne kosh te plehrave, kjo e terbom kriminelin sepse eshte pikerisht ai djaloshi qe braktisi PD kur pa kete monstren atje, eshte pikerisht Edi Rama qe e zboi kermen nga jeta politike dhe i hapi rrugen drejtesise te vendoset nje here e mire. kjo e cmend faree kete idiot i cili qau si kalama e tani polajthit akoma edhe me shume.</p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.