Berisha komenton strukturën e qeverisë Rama dhe nuk lë pa futur pak luftë klasash

Postuar në 25 Korrik, 2013 03:45

Nuk ka humbur kohë Kryeministri në ikje për të komentuar strukturën e re të kabinetit Rama, sigurisht në Facebook. Edhe pse dihen vetëm emrat e minsitrive, dhe jo përbërja, numri i stafit, etj.; edhe pse u tha se do të shkrihen shumë komitete e do të hollohet organika e Kryeministrisë vetë, z. Berisha e ka konsideruar automatikisht që qeveria po rrit me 30% shpenzimet për veten e saj. Bie në sy edhe stili popullorçe i të shkruarit: hajde qeveri, hajde; dhe vijimësia e luftës së klasave duke ri-përmendur mbiemrin “Koleka”:

 “Fillim i mbarë për të luftuar krizën!

Rriten shpenzimet e qeverise për veten e saj me 30%!

Te dashur miq, risitë e para të qeverisë “Piktori 1″ janë:

-rritet me 30% numri i anëtarëve të kabinetit;

-rriten me 30% shpenzimet e qeverisë për veten e saj. Kështu mendon ai se luftohet me mirë kriza?!

-shkenca për qeverinë “Piktori 1″ nuk ekziston (e gjora mori malin!);

-kushërira Koleka merr administratën në varësi, për hatër të kushëririt;

-1 milion hektarë pyje mbeten jetim

Ndarje torte për orekse të sëmura. Hajde qeveri hajde! Sb

k.c.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.