Banori më i vjetër i gjallë i këtij qyteti dhe një “version amerikan”

Postuar në 23 Qershor, 2012 03:14

Prerja e pemës së moçme gjigante në oborrin e GKA buzë bulevardit të Tiranës (në foto shihni "gjurmën e drunjtë" që ka mbetur prej saj) paska ndodhur sepse… ishte “burim potencial aksidentesh”. Kështu është shprehur sot në shtyp drejtori i Galerisë, Rubens Shima, i cili (nuk merret vesh pse) u ka kërkuar specialistëve të Drejtorisë së Gjelbërimit pranë Bashkisë së Tiranës “që të bëjnë një analizë dhe ata arritën në përfundimin: “Është tharë”.

Gjithashtu, këta specialistë, gjithnjë sipas drejtorit Shima, dolën në një përfundim tjetër. Pasojat e tharjes e bëjnë pemën “burim potencial aksidentesh”. “Degët e saj të mëdha e rënda mund të ishin rrezik për njerëzit që shëtisnin dhe pushonin nën hijen e saj. Kështu u vendos që pema të pritet”.

Fatos Lubonja në të njëjtën intervistë që kemi cituar një lajm më parë, shpreh revoltë dhe një… “version amerikan” për arsyen e prerjes: “Është prerë pema 250-vjeçare e Et’hem Beut që ishte përballë Galerisë Kombëtare. Ka disa variante: duhet të ketë qenë i sëmurë ose që pengon festën e Ambasadës Amerikane dhe komuniteti nuk di gjë. Ishte banori më i vjetër i gjallë i këtij qyteti. E presin, nuk japin asnjë shpjegim, nuk thonë asgjë, nuk mban zi asnjeri” – thotë ai.

Comments

Submitted by Petro (not verified) on

Qyteti është tej mbushur me psikopatë e skizofrenë. Në fillim u prenë kedrat e lulishtes të Sheshit "Skënderbej", me argumentin se ishin tharë. Pastaj thanë se ka një projekt të sheshit që financohet nga Firence. Pastaj thanë se ka një projekt sheshi që financohet nga Kuvajti. Pastaj...kedrat, gjëja më e bukur e atij sheshi, nuk u zëvëndësuan. Prisni tani kur të presin kedrat e Hotel Dajtit. Prerja e lisit të Galerisë së Arteve, është shënjë e sëmundjeve mendore në kushte temperaturash të larta. Ky lisi, që në infon e ResPublika sillet si "ajo pema" i jepte hijeshi tërë asaj zone dhe mbulonte në një farë mënyre shëmtinë e godinës të galerisë dhe shtesën e turpshme të katit e të pasuvatuar të ministrisë, pak më tej. Janë dhe ca rrape 5 qind vjeçarë të ura e Tabakve. Po të priten ato, mund të hapet vend për 4-5 kioska ose një pallat. Preini, se ju ka ardhur dita.

Submitted by ma h' mut (not verified) on

Artan Lame e Artan Shkreli Shkaterruan nje pyll te tere ne Golem vetem per te marr nga nje vile per vehten e tyre dhe tani derdhin lot krokodili per nje peme te thare .....!

Submitted by Petro (not verified) on

O mëhamutin! Jepi lexuesit një adresë se ku ndodhet ajo vila imagjinare e trurit tënd të sëmurë, që Artan Lame paskërka në Golem. Ptu, racë e ndyrë shpifësish e ndotësish forumesh. Ju ka shpërndarë zotëria në çdo blog, për të spërkatur me fekale, ata që duan ta pastrojnë këtë vend nga fëlliqesirat si puna jote.

Submitted by ma h' mut (not verified) on

O  "Petro" Lame !

Pa na thuaj pak si shpetove ti nga burgu per pyllin e Golemit dhe perfundoi aty mvartesi jot Arben Golemi, apo i mori ai persiper bëmat e tua ?!

Ti ke qene s/ministri qe mbuloje planet rregulluese, sekretarine teknike, nderhyrjet ne pyllin me pisha te Golemit, e keso gjerash.

Submitted by Altin (not verified) on

Me shumë gjasa në vend të lisit të prerë ka për t'u vendosur ai monumenti i shëmtuar për 100 vjetorin e Pavarësisë

Submitted by alban (not verified) on

me gjasa aty do ndertojne noj superkompleks qender tregetare. mund t'i vene edhe emrin 'monument i pavarsise' po te duan. tashme Saliu dhe ata qe e ndikojne nuk druhen me para asgjeje!

Submitted by Fredi (not verified) on

Eshte rasti me i mire qe per kete Pemen e prere,te mbjellin nja 100 te tjera ne kete lendine, sepse vend paska boll.Nese nuk e bejne artikullshkruesi ka te drejt ne qasjen e tij kritike ndaj ketij veprimi, tek e fundit dinamika e Tiranes ne zhvillimin e vet e ben te domosdoshem nderhyrjen qofte masive me zona te tera te gjelberuara qofte me nje teknike kapilare te "investimeve" ekologjike ne cdo qoshk apo cep ku ka mundesi per te mbjelle peme

Submitted by Fredi (not verified) on

Eshte rasti me i mire qe per kete Pemen e prere,te mbjellin nja 100 te tjera ne kete lendine, sepse vend paska boll.Nese nuk e bejne artikullshkruesi ka te drejt ne qasjen e tij kritike ndaj ketij veprimi, tek e fundit dinamika e Tiranes ne zhvillimin e vet e ben te domosdoshem nderhyrjen qofte masive me zona te tera te gjelberuara qofte me nje teknike kapilare te "investimeve" ekologjike ne cdo qoshk apo cep ku ka mundesi per te mbjelle peme

Submitted by mergim tari (not verified) on

Pse mos te ndertohet nje KOMPLEKS WC - she mu aty te PEMA. Me aq qenie jo fushore sa do te zbresin nga malet per te votuar ne Tirane ne 2013 e ne vazhdim, eshte me mire qe keta te dhjesin si qenie urbane perpara GALERISE SE ARTEVE, sesa te dhjesin si gjithmone, tek qoshja e murit te te prapem te saj, nen dritaren e zyres se RUBENS SHIMES, kesaj qenie misterioze.......

Add new comment

Plain text

• No HTML tags allowed.
• Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
• Lines and paragraphs break automatically.