Arben Malaj do të të donte të angazhohej. A do jetë i hapur Rama ndaj “të skualifikuarve” tani që nuk “rrezikohet”?

Postuar në 07 Gusht, 2013 10:09

Arben Malaj në një intervistë për Shqip nga Ard Kola ka mbajtur sot një qendrim afrues e pozitiv ndaj qeverisë së re të Ramës, duke vlerësuar sfidat e saj por dhe duke mos mohuar një angazhim pas shtatorit:

“Patjetër që kam detyrime mirënjohëse ndaj vendit tim [për angazhim] dhe do të angazhohem profesionalisht. Besoj që edhe kjo intervistë është një formë e kontributit publik. Pas shtatorit do të angazhohem në analizat dhe diskutimet për sfidat e mirëqeverisjes. Kemi studiuar përvoja të ndryshme të instituteve shkencore për politikat publike, përfshirë Institutet për Politikat Fiskale, të cilët pasi Ministria e Financave dhe Instituti Kombëtar i Statistikave publikojnë të dhënat mujore, ata ndajnë me publikun analiza profesionale të dinamikes dhe problematikës që kanë financat publike. Pra do të kemi kontribute graduale dhe mujore në shërbim të rritjes së transparencës...” thotë Malaj.  

Duke analizuar situatën ekonomike, ai konstaton se njësoj si para zgjedhjeve të 26 majit ‘96, qeveria [Berisha] përdori gati 100% të kufirit të defiçitit.

Për sa i përket Auditit ndërkombëtar, Malaj shprehet se ka vështirësi vlerësimi paraprak, “pasi së pari, qeveria e re duhet të përcaktojë objektin e këtij auditimi, periudhën që do të auditohet, kohën e publikimit të gjetjeve, duhet të parashikojë koston/fondet buxhetore dhe duhet të bëjë një përzgjedhje transparente të kompanisë audituese.”

k.c.

http://gazeta-shqip.com/lajme/2013/08/04/intervistaarben-malaj-kater-mundesite-e-rames-dhe-pasojat/

Comments

Submitted by Labi Vlore (not verified) on

<p>Malaj i detyrohet shume thika mbas shpine popullit qe luftoi per 8 vite me Sali Berishen.Madje atij populli qe ne vitin 1997-te u masakrua nga bandat e Gazidedes dhe Agim Shehut.Popullit Vlonjat Arbeni i detyrohet shume thika te ndyra pas shpine.Nuk behet fjale per angazhim.Rama duhet te qeroje partine nga skuthet turi gjate dhe te peshtire.Te shkoje ne opozite me Berishen.Arbeni ishte ne qender te planit me te zi te destabilizimit te Shqiperise,ne rast se rezultati &nbsp;zgjedhjeve do ishte i ngushte.Korbi i zi i dyshes Nano-Berisha dhe grupit te erret me rezidence te Shqiptaro-Amerikaneve te Elez Biberaj ne SHBA.Ju te Respublica-s e dini shume mire se per c&#39;fare po flas.Shpresoj te publikoni ndonje lajm per kete teme te zeze.</p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.