Ana që s’shihet e topit

Postuar në 14 Korrik, 2012 10:52

Për herë të parë janë bërë të njohura sot detaje për ryshfete të marra nga Presidenti i Nderit i FIFA-s, Joao Havelange dhe nga bashkëvendasi i tij, braziliani Ricardo Teixera. Dokumentet e hetuesisë të bëra publike në Zvicër tregojnë se ish-presidenti i FIFA-s Havelange dhe dhëndri i tij i atëhershëm, Ricardo Teixera (të dy në foto) për disa vite kanë marrë rryshfete në miliona. Havelange, sot 96 vjeçar (ka drejtuar FIFA-n ’74-‘98) akuzohet se ka përfituar në ‘97 një shumë prej 1,5 milionë frangash zviceriane (1,25 milionë euro). Kurse Teixera, i cili në fillim të 2012 dha dorëheqjen pas 13 vjetësh si president i Federatës Braziliane të Futbollit, ka marrë në periudhën ‘92-‘97 rreth 12,7 milionë franga zviceriane (afërsisht 10,5 milionë euro). Havelange dhe Teixera kanë ndërhyrë në marrëveshjet për shfrytëzimin e të drejtave të transmetimit „në mënyrë të paligjshme“, për t’u pasuruar vetë, - thuhet në dokumentet e hetuesisë të bëra publike sot nga mediat gjermanike. Procesi kundër dy ish- funksionarëve filloi në maj 2010 nga prokuroria e kantonit zvicerian Zug.

Kryetari aktual i FIFA-s, Blatter është në pozitë të vështirë. Në kohën e skandalit të ryshfeteve ai kishte postin e Sekretarit të Përgjithshëm të Federatës Botërore të Futbollit dhe në ‘98 u bë pasardhësi i Havelange-s. Në pyetjen e shtruar nga fifa.com ditën e enjte nëse ka qenë në dijeni, Blatter përgjigjet: "Për çfarë? Që janë dhënë rryshfete? Në atë kohë pagesa të tilla si shpenzime biznesi mund të zbriteshin edhe nga tatimet. Sot kjo do të ishte e dënueshme. Nuk mund të krahasohen standartet e së kaluarës me të sotmen. Përndryshe merr fund morali i drejtësisë...".

(A.N.)

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.