Ambientalistët lëvizin edhe "gurin e fundit”, Avokatin e Popullit, kundër ndërtimit të Xhamisë së Namazgjasë në kryeqytet

Postuar në 26 Korrik, 2013 06:21

Ambientalistët, të tronditur nga betonizimi që i është bërë kryeqytetit, duke i mohuar çdo tokë të gjelbër, kërkojnë që xhamia të mos ndërtohet në rrugën e Elbasanit. Kjo, pasi, sipas tyre, është e vetmja zonë jeshile që i ka rezistuar betonit. Krahas kërkesave dhe ankesave në instance të ndryshme shoqërore, ata kanë “lëvizur edhe gurin e fundit”, kanë dorëzuar ankesa me shkrim në zyrën e Avokatit të Popullit, Igli Totozani, i cili ka zhvilluar dje një takim me përfaqësues të tyre.

“Ne si institucion funksionojmë në bazë të ankesave të qytetarëve dhe këtë e konsiderojmë një ankesë, ndaj për këtë qëllim do caktojmë një grup ekspertësh që do ndjekin çështjen dhe do të shqyrtojnë gjithë ankesat e paraqitura sot nga organizatat e Shoqërisë Civile”, shpjegoi Avokati i Popullit.

Por, zona ku është parashikuar ndërtimi i Xhamisë së Namazgjasë, nuk është e vetmja pakënaqësi e ambientalistëve. Ata vunë në dijeni Avokatin e Popullit edhe për ambasadën që do të ndërtohet pas pak kohësh te kopshti zoologjik.  

Comments

Submitted by A (not verified) on

<p>Bravo u qoftë plehrave si Berisha e Basha që e shkatërruan atë hapësirë. Si zakonisht, që me Fazlliçët e deri tek komunitetet e vogla që mund tu përkthehen në mbështetje apo vota janë gati të shesin çdo hapësirë.</p><p>Bravo dhe hoxhave që s&#39;e dinë se besimi në Zot fillon me dashurinë për çdo gjë të gjallë, si bimë dhe kafshë, respekti për natyrën me florën e faunën e saj.</p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.