Ambasadorja gjermane: Shpresuam për një president konsensual

Postuar në 18 Qershor, 2012 05:52

Ambasadorja e Gjermanisë në Tiranë, Carola Müller-Holtkemper, duke folur për Deutsche Welle-n, ka thëne se ajo dhe të tjerë ambasadorë në Tiranë kishin shpresuar  që të arrihej konsensusi në zgjedhjen e Presidentit të Republikës së Shqipërisë, por sidoqoftë ajo ka theksuar se, të paktën, parlamenti shqiptar e zgjodhi presidentin e ri me një proces kushtetues dhe se kjo është më e rëndësishmja.

“Bujar Nishani më duket një zgjedhje e mirë; unë i kam shprehur atij urimet e mia. Përvoja e bashkëpunimit me të ka qenë pozitive, qoftë si Ministër Drejtësie, ashtu edhe si Ministër i Brendshëm. Ishte një bashkëpunim besimplotë, transparent dhe rezultativ. Unë jam optimiste që, si president, ai do të përpiqet të përfaqësojë vërtet unitetin e popullit,“ ka thënë ambasadorja gjermane në intervistën për Deutsche Welle-n.

Parashikimi i ambasodres rreth përpjekjeve që mund të bëjë Nishani ndoshta do të materializohet, por pyetja është nëse do të kenë sukses përpjekjet e tij për të përfaqësuar unitetitn e popullit, kur kryeministër është Berisha…

E.Zaloshnja

 

Comments

Submitted by Individi (not verified) on

<p>Ku eshte ambasadori amerikan se ka humbur fare? Mos ka ik me Nanon per pushime?</p>

Submitted by arvanites (not verified) on

<p>Me sa duket vetem zgjedhja e Zhozit do konsiderohej humbje, te gjithe te tjeret jane presidente te mire.</p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.