Amanda Bynes në spital psikiatrik

Postuar në 26 Korrik, 2013 09:40

Aktorja problematike Amanda Bynes është urdhëruar që të qëndrojë edhe për dy javë tjera në një spital psikiatrik pasi prindërit e saj kërkuan nga doktorët që të rekomandojnë këtë gjë, shkruan perezhilton.com.

Ylli ishte hospitalizuar pasi të hënën ajo kishte ndezur zjarr para shtëpisë së një të panjohuri.

Një grua e re e cila besohet se ka qenë Bynes është parë duke u futur në spitalin psikiatrik të Los Anxhelosit, ndërsa me një pëlhurë të bardhë ishte mbuluar i tërë trupi i saj.

Policia ka arrestuar aktoren e filmit “Hairspray” për t`ia bërë një kontroll të gjendje mentale.

 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.