Akuzohet se ka rrahur të dashurën, 50 Cent rrezikon 5 vjet burg

Postuar në 06 Gusht, 2013 09:25

Rreperi 50 Cent rrezikon të dënohet me 5 vite burg për akuzat e ngritura nga e dashura e tij. Ajo pretendon se 50 Cent e ka sulmuar fizikisht dhe i ka dëmtuar apartamentit të saj. Procesi kundër këngëtarit, emri i vërtetë i të cilit është Curtis Jackson, është caktuar për të hënën.
Nëse shpallet fajtor, këngëtari i hitit, “In Da Club”, mund të dënohet deri me pesë vjet burg dhe gjobë prej 46 mijë dollarëve. E dashura e tij i ka thënë policisë së gjatë një debati që ka ndodhur më 23 qershor, këngëtari ka filluar që t’ia shkatërrojë pronën e saj në Liqenin Toluca, para se ajo të mbyllej në dhomën e gjumit. Ajo ka thënë se këngëtari e ka shkelmuar derën e dhomës dhe e ka goditur atë duke i shkaktuar lëndime.
Policia vlerëson se dëmi i shkaktuar pronës së ish të dashurës së 50 Cent shkon deri në 7100 dollarë. Ajo i ka thënë policisë së ka qenë në lidhje tre vjeçare me këngëtarin në fjalë, me të cilin e ka edhe një fëmijë.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.