Çmimin ‘Mesdheu’ e merr Iva Zanicchi; por e merr dhe Angjeli e Balla

Postuar në 09 Korrik, 2012 10:12

Gjermani Martin Schulz është Presidenti i Parlamentit Europian; është dhe social-demokrat i thekur. Michele Placido është italian; është aktor i njohur (ka luajtur në filmin shumë serial ‘Oktapodi’). Lilly Gruber është gazetare e njohur (për një kohë ka qenë fytyra më e njohur e edicionit të lajmeve në RAI UNO), dhe eurodeputete. Betty Williams është nobeliste për paqen. Çfarë kanë të përbashkët këta persona? Jo shumë gjëra, por një është e sigurtë që e kanë: kanë marrë të njëjtin çmim, çmimin “Mesdheu, të ndarë nga një fondacion me financime të Brukselit dhe me filiale kudo në Mesdhe. Këtë herë, ky fondacion ka dhënë të njëjtin çmim dhe për dy shqiptarë, Anastas Angjelin si ekonomist dhe Taulant Ballën si politikan. Tok me ta, përveç të tjerësh, është vlerësuar dhe Iva Zanichi, sot e përfshirë nga politika, por deri dje një këngëtare e suksesshme (të apasionuarëve pas muzikës italiane duhet t’u kujtohet kënga ‘Zingara’, e kënduar prej saj).

Re.Pu.

Comments

Submitted by davidi (not verified) on

<p>Prendi questo in mano zingara...</p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.