Video/Ç'kuptim ka kjo arrogancë?

Postuar në 27 Nëntor, 2020 13:03

Një polic i Policisë Bashkiake shihet sesi shkel një çantë me perime dhe jeshilllëqe të një shitësi ambulant. Dakord. Policia Bashkiake ka detyrimin të mos lejojë shitësit rrugëve në qytetin modern dhe model të Tiranës. Dhe në një vështrim strikt ligjor mund të ketë të drejtë. Po cili është kuptimi I kësaj arrogance? I kësaj harbutërie prej xhahili?

Po të flasim me metrin e atij që sot drejton Bashkinë, ky polic që sillet kështu, frymëzohet nga kryetari dhe filozofia e tij. Një shembull i mirë ky për të kuptuar se ç’do të thotë të kesh në krye të punëve një njeri si Erion Veliaj. Nuk do çuditeshim nëse këta policë me sjellje të tillë të thirren mënjanë nga Veliaj dhe të mbështeten meqenëse zotërisë i duhen kamikazë.

Comments

Submitted by Opinion (not verified) on

Mos u lodhni kot sepse eshte bere gati marreveshja poshte tavolines midi PS dhe LSI per bashkeqeverisje pas 25 Prillit. E ju siguroj qe kjo nuk eshte teori konspiracioni.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.