Gënjeshtër apo padijeni? M. i Brendshëm deklaroi se Arbjon Aliko ka qenë në Greqi vitin e fundit. Një shkresë e prokurorisë provon të kundërtën

Postuar në 02 Korrik, 2015 20:31

Ministri i Brendshëm Saimir Tahiri ka zbuluar veten duke gënjyer hapur(ose kaq ka patur dijeni, çka sërish është problem më vete) dje gjatë emisionit “Opinion” ku ndër të tjera është folur edhe për ngjarjet e fundit në Lazarat. Tahiri ka qenë përballë katër gazetarëve dhe duhet thënë se është i vetmi(të paktën së fundmi) nga ministrat e kabinetit qeveritar që pranon të përballet me panel gazetarësh. Tahiri ka deklaruar se Arbjon Aliko, që aktualisht akuzohet për vrajsen e efektivit Ibrahim Basha, ka qenë vitin e fundit në Greqi. Mirëpo gazetari Armand Shkullaku ka zbardhur në studio një informacion të prokurorisë së krimeve të rënda, sipas të cilit Aliko ka qenë gjatë gjithë kësaj kohe brenda vendit. Shkresa provon se në një ngjarje të muajit mars të vitit 2015, është ndaluar shtetasi Thimio Ceka, i cili komunikonte përmes “Facebook” me Arbjon Alikon. Dhe nga hetimi rezultonte se Aliko hynte në rrjetin social nga telefoni i vet kur ndodhej në Lazarat, Gjirokastër, Sarandë apo Tepelenë. Shkullaku ka shtuar se ka patur edhe një rast tjetër kur ai është ndalur nga policia, e cila përmes ministrit dje, pretendon se Aliko ka qenë jashtë vendit. Kjo provë e ka vënë në vështirësi ministrin, i cili gjatë emisionit e ka vënë në dukje këtë, kur i është drejtuar gazetarit Shkullaku se “çfarë pret këtu, kur ti arrin të marrësh shkresa të prokurorisë”. Mirëpo, ndonëse rrjedhja është problem më vete, gënjeshtra e ministrit është problem edhe më i madh. Dhe ky ministër ka disa të tilla: nisin që me mushkonjat e Divjakës që u transformuan në aeroplanë, vazhdon me operacionin “Viluni” për të cilin gjatë çështjes “Doshi” qarkulloi një shkresë që fliste për dijeninë e ministrit Tahiri se një deputet kishte strehuar një të kërkuar, për të ardhur te ky rast i fundit. Që më siguri nuk ka për të qenë gjatë i tillë.
s.z

Comments

Submitted by Kadri Hazbiu fl... (not verified) on

Kadriziu ka te drejte: ai beson si Rilindiot, qe vetem shoket qe kane pushtetin e duan paqen, mireqenien dhe demokracine popullore! Sa kohe qe i binden kryetarit te Parise ne pushtet.
Te tjeret, nese nuk ... jane se paku budallenj, nese nuk duan te perfshihen si armiq...
Vetem je ti Sajm?
Jo, shoku Enver...
Po Didi, Didi ku eshte?!
Vartesit e tij gabuan nje cike, duke e ditur qe Gjykatat jane te Saliut, dhe nuk do t'i denonin...!

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.