Propozimi i Presidentit: Zgjedhje të parakohshme më 13 tetor (Video)

Postuar në 02 Korrik, 2019 12:10

Presidenti i Republikës Ilir Meta ka dalë sot në një konferencë për shtyp ku ka zbuluar në fakt nivelin e tensionit dhe konflitualitetit që ka mbërthyer vendin. Në një komunikim me ton të pazakontë Meta ka propozuar si zgjidhje zhvillimin e zgjedhjeve të parakohshme më 13 tetor, nisur nga fakti se më 30 qershor shqiptarët refuzuan masivisht farsën elektorale.

Po kështu Meta ka përmendur thirrjet për dialog, ndërkohë që ka lexuar edhe sms sipas tij kërcënuese që kryeministri Rama i ka dërguar pasi opozita dogji mandatet. 

Ai ka nënvizuar se dekretimi tij nuk është ankimuar në asnjë gjykatë, rrjedhimisht ai është i vlefshëm. Konferenca e sotme sugjeron një lloj ultimatumi të opozitës dhe presidentit që vendos para qeverisë kërkesën e panegociueshme për zgjedhje.

Comments

Submitted by kafe hidhur (not verified) on

e propozoi dhe vet per testin e shendetit mendor ,por realisht ka nevoj per psikiater ose psikolog..per te ardhur keq..te semuret mendor nuk mund te marin vendime ne emer te shqiptarve

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.