Shqipëria, shtet i unitetit kombëtar e i pandashëm

Postuar në 18 Qershor, 2012 04:16
Arben Puto

Gjithë historia e Lëvizjes kombëtare shqiptare ka në themel unitetin kombëtar, bashkimin e gjithë pjesëve të kombit si një trup i vetëm e i pandarë.

Rrethana të caktuara gjatë zhvillimit historik, aq më tepër nën sundimin shekullor turk, kanë krijuar dallime specifike. Është fjala për dallime të natyrës fetare mandej edhe krahinore, zakonore e dialektore. Dallime, por jo ndarje. Tekefundit nuk është një fenomen ekskluzivisht shqiptar.

Pa shkuar thellë në të kaluarën Rilindja e ka thënë qartë fjalën e saj.

Personalitetet e elitës shqiptare, korifenjtë e mendimit politik të shek. XIX në veprën e tyre kishin si parim bazë unitetin e kombit.

Për Vaso Pashën emri kolektiv “Shqiptarë” shprehte një unitet territorial, një territor të përbashkët që shkonte nga Kosova në veri, deri në kufirin e jugut me Greqinë. Emri kolektiv “Shqiptarë” shprehte edhe një kohezion organik midis tyre që do të thotë se ata e identifikonin veten me atë emër të përbashkët dhe jo me përkatësinë fetare. Është e njohur fjala e Vaso Pashës që ka përshkuar procesin e zgjimit kombëtar “feja e shqiptarit është shqiptaria”.

Vëllezërit Frashëri janë zëdhënës të palëkundur të kësaj ideje. Për Samiun “të gjithë banorët e Shqipërisë të ndarë gjeografikisht nga lumi Shkumbin, në veri gegë dhe në jug toskë, janë thjesht shqiptarë. Nuk ka ndryshime radikale midis gegëve e toskëve. Të gjithë bashkë janë një komb, flasin të njëjtën gjuhë me nuanca të lehta, që do të shuhen me ndërtimin e gjuhës së njësuar. Veriu dhe jugu janë pjesë organike të një trupi të vetëm”.

Në poemat e tij, Naimi bënte thirrje që shqiptarët ta ndiejnë veten vëllezër, “nuk duhet të ndahen sipas fesë, sepse Zoti është një e i vetëm për të gjitha fetë, se gegë e toskë janë vetëm emra krahinorë, ku vëllezërit flasin gjuhën e tyre”.

Vargjet që ka shkruar Ndre Mjeda në vitin 1892 janë një himn për unitetin e kombit dhe mallkim për mohimin e tij.

Geg’ e Toskë, Malci, jallia

Jan nji komb, m’u da s’duron:

Fund e maja nji â Shqypnia,

E nji gjuh’ t’gjith na bashkon

Kjoftë mallkue kush qet ngatërrime

Ndër kta vllazën shoq me shoq:

Kush e dan me flak’ e shkrime

Ç’a natyra vet përpoq.

Përgjithësisht, në periudhën historike të parapërgatitjes së Pavarësisë, veçanërisht prej gjysmës së dytë të shek. XIX për mendjet e emancipuara kombi shqiptar si koncept ngrihej mbi vlerat fetare dhe dallimet krahinore. Nuk ishte e rastit që pikërisht në prag të zhvillimeve të shekullit të ri ata argumentonin unitetin e pjesëve.

Një rol të dorës së parë luan shtypi i kohës. Revistat e gazetat në fillimet e shekullit XX janë një tribunë e këtij mendimi emancipues. Të marrim si shembull “Albaninë” e F.Konicës (1897-1909) në Bruksel pastaj në Londër, “Kombin” e Sotir Pecit në Boston, SHBA, “Dritën” e Shahin Kolonjës në Sofje. Të gjitha këto botime e të tjera përhapnin vlerat e kulturës te shqiptarët, trajtonin problemet e mëdha kombëtare të kohës, si alfabeti e shkollat shqipe. Pa lënë në heshtje dallimet, ato e vinin theksin tek ekzistenca e një Shqipërie, si komb i vetëm. Albania e F.Konicës pasqyronte unitetin e kombit edhe nëpërmjet shkrimeve të autorëve. Faqet e revistës janë të hapura për autorët pa dallime, qofshin myslimanë, ortodoksë apo katolikë nga veriu e jugu, madje edhe nga diaspora. Ngjarjet e mëdha në historinë shqiptare nuk tregojnë asgjë tjetër veç përfshirjes së kombit në tërësi në ato ngjarje.

Historia shqiptare e shekullit XIX dominohet nga Lidhja e Prizrenit që mbush 134 vjet në 100-vjetorin e shpalljes së Pavarësisë. Ajo nuk është një ngjarje krahinore, ajo nuk i përket një cepi të një treve. Ajo shënon një shkallë më të lartë të zgjimit kombëtar në të gjithë hapësirën shqiptare. Ajo nuk është e gegëve, as doemos e toskëve. Ajo është e të gjithëve. Në krye të saj janë krah për krah Ymer Prizreni, drejtues i veprimtarisë ekzekutive dhe Abdyl Frashëri, i ardhur nga larg për të drejtuar Punët e Jashtme; së bashku janë, Ali Pashë Gucia, Hodo, Sokoli, Nuri M. Vlora, M. Vrioni.

Në mbyllje të shek. XIX dhe në hapje të shek. XX vjen Lidhja e dytë, ajo e Pejës e viteve 1899-1900. Organizatë politike dhe ushtarake mbarëshqiptare që veproi në gjurmët e Lidhjes së Prizrenit. E filluar kryesisht në qendrat e Kosovës, ajo u përhap edhe në krahina të tjera: Shkodra, Ohri, Elbasani, Manastiri, Korça, Tirana, Berati etj.

Të dy Lidhjet shënojnë një etapë të avancuar, shprehje autentike e një lëvizjeje kombëtare unike kompakte nga veriu në jug. Ajo do të ndërhyjë si një faktor me vetë në kombinacionet politike të së ardhmes në Ballkan, veçanërisht në vështrim të rënies së Perandorisë Osmane. Procesi është tanimë i pandalshëm. Një pështjellim i madh përfshin Perandorinë. Në literaturën e huaj, përgjithësisht kur trajtohen kryengritjet antiturke, theksohet se “në asnjë pjesë tjetër të Perandorisë gjendja nuk ka qenë më e ndezur sesa në skajin perëndimor, në viset shqiptare” (Autori amerikan E.C. Helmreich në veprën mbi diplomacinë e luftës ballkanike 1912-1913). Kryengritjet në Malësinë e Madhe ndjekin njëra-tjetrën 1910-1912. I. Qemali vjen në ato vise në qershor 1911 së bashku me Luigj Gurakuqin dhe hartojnë memorandumin e njohur të Greçes që i drejtohet qeverisë turke edhe Fuqive me kërkesën për autonominë territoriale e administrative, për bashkimin e trevave me popullsi shqiptare.

Do të vijë Pavarësia. Në vizionin e themeluesit të shtetit të pavarur shqiptar koncepti bazë është gjithmonë një fat historik i përbashkët i shqiptarëve jug e veri, veri e jug. Gjithë veprimtaria e I. Qemalit, kur i kushtohet Pavarësisë, përshkohet tej e mbanë nga kjo ide. Ai e ka zgjedhur partnerin. Ai e nis epopenë duke pasur në krah të pandarë Luigj Gurakuqin një ndër protagonistët e spikatur të veprës së madhe. Pranë tij është edhe Hasan Prishtina në kohën e kryengritjeve në trevat veriore në prag të shpalljes së Pavarësisë.

Më 18 nëntor përfaqësuesve të Fuqive në Stamboll u dorëzohet një thirrje. Ajo mban firmat e Vaso Pashë Shkodranit, Dervish Himës, Fuat Dibrës, Sulejman Delvinës, Filip Nogës.

Ideja e fatit të përbashkët gjen mishërim të plotë në Kuvendin e Vlorës. I. Qemali jep porosi për pjesëmarrje sa më të gjerë me përfaqësues nga të gjitha trevat. Lef Nosi me dokumentet e mbledhura tregon se qëllimi ishte që mbledhja të kishte një karakter sa më përfaqësues të të gjitha krahinave.

Vetë vendimi i 28 nëntorit 1912 është një dëshmi e qartë. Teksti hartohet nga dora e Luigj Gurakuqit që e shpall Shqipërinë “më vehte, të lirë e të mosvarme”. Vijon një listë firmash nga 40 burra nga jugu e veriu të gjithë të bashkuar për një qëllim.

Një gjest me kuptim të thellë është edhe ardhja e I. Boletinit në Vlorë. Për I. Qemalin është një simbol, me të vjen në Vlorë Kosova, vijnë gjithë viset veriore që kërcënohen nga planet që po bëhen për copëtim. Kush është I. Boletini, a është i shkolluar, politikan me përvojë apo bajraktar. Nuk ka rëndësi. I. Qemali e merr me vete në delegacionin shqiptar që shkon në Londër.

Qeveria që del nga Kuvendi i Vlorës është qeveri e unitetit kombëtar. I. Qemali i përmbahet gjithnjë parimit gjithëpërfshirës kombëtar. Ai vetë është në krye, nënkryetar është Dom Nikollë Kaçorri. Në përbërje janë ministrat që vijnë nga çdo anë më shumë nga veriu sesa nga jugu. Në historinë e Pavarësisë është edhe një kapitull që trajton debatin midis Qeverisë së Përkohshme dhe Komisionit Ndërkombëtar të Kontrollit (KNK) organ i Fuqive që do të imponohet si një pushtet suprem. Ia vlen të lexohet. Është vendosur që në përbërje të KNK, veç 6 përfaqësuesve të Fuqive, të ketë edhe një përfaqësues shqiptar I. Qemali kundërshton kandidaturën e Myfit Libohovës. Ia kërkon këtë edhe Austro-Hungaria që njihej si fuqia përkrahëse e kauzës shqiptare. I. Qemali nuk e pranon dhe propozon L. Gurakuqin si përfaqësues të qeverisë shqiptare. I. Qemali nuk tërhiqet as përpara presioneve të fuqisë protektore. Ai shprehet me këto fjalë “Do të ishte mosmirënjohje të mohohej roli i dorës së parë i Austrisë në çështjen e krijimit të shtetit shqiptar, por mirënjohja nuk duhet të kthehet në skllavëri”.

Ky qëndrim pavarësie nuk do të tolerohet nga fuqitë. I. Qemali detyrohet të japë dorëheqjen në janar 1914 dhe qeveria e Vlorës rrëzohet bashkë me të.

Nuk ka shumë për të thënë për Luftën I. Trevat shqiptare bëhen shesh lufte, ndërsa diplomacia e fshehtë bën Traktatin e 1915 për copëtimin e plotë të Shqipërisë. Edhe pse përballet me shumë rreziqe e dilema, ideja kombëtare nuk shuhet as në Veri as në Jug. Prova do të kapërcehet me unitet mendimi e veprimi në Kongresin e Lushnjës.

Viti 1920 shënon një kthesë historike në fatet e kombit shqiptar. Kongresi është një rikthim, rimëkëmbje e idesë kombëtare në një dimension të ri. Është një edicion i dytë i Pavarësisë. Mbi themelet që janë hedhur në vitin 1912 shtrohen rrugët për ta bërë Shqipërinë një shtet të qëndrueshëm, shtet unitar e të pandarë.

Paradoksalisht, në këtë 100-vjetor të Pavarësisë mbërrin së largu edhe jehona e një zëri të mekur që e bën Kongresin e Lushnjës si fole të ideve komuniste. Është zëri i të mirënjohurit M. Kruja. Ai do të luftojë këto ide shumë vite më vonë, por nuk do të gjejë mënyrë tjetër veçse duke u vënë në shërbim të okupacionit të huaj, që godet vlerën më të madhe Pavarësinë Kombëtare. Për më tepër, flet për “damet që ka ba e që nuk kanë qenë ma të vogla se dobitë kombëtare”. Dhe vijon me “padinë”. “Dami ma i madh ashtë se ai Kongres ngjalli në intelektualët e jugut me të tana pasojat nefaste bindjen se vetëm ata kanë aftësi me e dirigjue shtetin”, “Fara e grindjes gegë e toskë u mboll në atë Kongres” dhe për pasojë vendi u nda në dy veri e jug, jug e veri”.

Është një shtrembërim i plotë i fakteve. Krejt e kundërta. Figura kryesore që del në Kongres është “veriori” Ahmet Zogu, i cili do të dominojë politikën shqiptare për gati 20 vjet. Me zhvillimin e mëtejshëm të ngjarjeve Shqipëria, pavarësisht, nga natyra e regjimeve, u konsolidua si shtet unitar e i pandarë edhe me “veriorin” Ahmet Zogu, edhe me “jugorin” Enver Hoxha.

A mund të ndodhë ndryshe në këtë 100-vjetor? Qoftë mallkue thotë Mjeda “kush qit ngatërrime ndër kta vllazën shoq me shoq” me idenë realisht nefaste se “jugori” i ka ngrënë hakun “veriorit” dhe prandaj “e drejta duhet vënë në vend”. Është jehona e zërit të mbrapshtë që vjen së largu, nga thellësia e viteve. Shpallja e Pavarësisë nuk i duhet lënë medoemos Vlorës “jugore”, duhet sjellë në Tiranë. Përpara Shpalljes së Pavarësisë të 28 nëntorit është ajo e 26 nëntorit që shpall “pavarësinë e Tiranës”. Është një mbledhje lokale, një nga ato mbledhje që janë mbajtur me porosi të I. Qemalit për të krijuar atmosferën e ngjarjes së madhe. Në atë mbledhje të 26 nëntorit në Tiranë Beu Toptanas i familjeve të mëdha shpreh “hidhërimin e thellë që puna e pru me u nda prej vllaznve tanë turq, e që flamuri i gjysmës hënës që ka value ndër shekuj do të ulet e do të ngrihet ai i kuq me shkabë”.

Bashkia me gojën e kryebashkiakut e ka thënë hapur se “qendra e aktiviteteve do të jetë ajo e ish-nënprefekturës ku familjet e mëdha të Tiranës ngritën flamurin më 26 nëntor, pra vetëm në Tiranë. Heshtje për Vlorën. Është shpërfillje për Aktin themeltar të Shpalljes së Pavarësisë nga Kuvendi mbarëkombëtar më 28 nëntor. Krahasoni hidhërimin e beut me frazën lapidare të Luigj Gurakuqit për “Shqipërinë të lirë e të mosvarme”. Ai akt nuk është i familjeve të mëdha. Aty kanë vënë firmën burra të ardhur nga çdo anë. Është akti që krijon të parën qeveri kombëtare të Shqipërisë. Në fund të fundit Pavarësia nuk është as e Tiranës, as e Vlorës. Pavarësia është e Shqipërisë.

Në sferat e larta të politikës është hedhur edhe fjala për “rishkrim” të historisë. Mos bëhet fjalë për një “rishkrim” të historisë që të na ndajë më dysh? Por sot nuk është më koha e ndërhyrjes së politikës në histori. Çdo përpjekje është shkelje e lirisë së krijimtarisë e papajtueshme në kushtet e regjimit demokratik. Nuk do të kalojë!

100-vjetori i Pavarësisë do të përkujtohet për vlerën e tij më të madhe në frymën e unitetit kombëtar, në përputhje me gjithë historinë e popullit shqiptar në çdo kohë e në çdo anë.

Vetë Kushtetuta e Shqipërisë e kërkon, Neni 1 e thotë qartë, se “Republika e Shqipërisë është shtet unitar dhe i pandashëm”.

Publikuar në Shqip

Comments

Submitted by Paul Tedeschini (not verified) on

Shkrimi i Arben Putos nuk i ngjane analizes historike qe pritet nga nji historian. Ky shkrim asht ne fakt nji perseritje e modifikueme e historise se kohes se tij komuniste. Nuk ven ne dukje se cilat ishin forcat shqiptare reale te verteta dhe ma te vendosuna per pamvarsine nga pushtuesi turk-osman.

Forca levizese ma e mdhaja per shpalljen e pamvarsise nga pushtuesi turk-osman ishte ajo pjese e popullise qe ishte ma e shtypun nga ky pushtues, pra kristjanet dhe kryesisht katoliket. Vetem keto ishin ma te interesuem per pamvarsi, ndersa forcat e tjera ishin koshjent per deshtimin osman dhe kerkojshin te vazhdojshin te ishin perseri ne krye te vendit.

Ismail Qemali thote "shprehet me këto fjalë “Do të ishte mosmirënjohje të mohohej roli i dorës së parë i Austrisë në çështjen e krijimit të shtetit shqiptar...".

E kush ishte hallka e Austrise me shpalljen e pamvarsise? Ishte pikrisht Dom Nikoll Kaçorri, i cili mbas nji viti u detyrue nga vete Isamil Qemali te jepte doreheqjen nga everia e kryesueme nga I.Qemali, sepse dom Nikoll Kaçorrit nuk ia kishte ma nevojen I.Qemali, qofte si anti turk i vendosun qofte edhe si katolik.

Nuk kishte pse te ishte Ismail Qemail forca e vendosun e shpalljes se pamvarsise nga Turqia sepse ai kishte qene parlamentar i Turqise. Asht krejte njisoj sikur te thona tashti se forca ma e vendosun e levizjes per demokratizimin e Shqipnise ishte Ramis Alia. Ramisi e pau se perandoria komuniste falimentoi dhe do te binte. Ai si drejtues komunist luejti lojen per te shpetue dhe e ketheu Shqipnine nga diktatura komuniste ne nji dhune post komuniste me zhgune Demokratike dhe te ishte vete perseri ne krye ashtu siç ishte si president i pare postkomunist.

Edhe Ismail Qemali, parlamentar turk, e pau se Perandoria Osmane falimentoi dhe do te shperbahej, edhe ai e luejti lojen per te qene ne krye te nji Shqipnie alaturka me zhgune alla europiane, siç vazhdoi e vazhdon Shqipnia deri ne ditet e sotme, ku Shqipnia asht antare e Konferences se Vendeve Islamike afro-aziatike.

Ku asht dallimi pra ne mes ketyne dyve? Esencialisht kerkund. Prandej Arben Puto nuk e kape demin per brinash, por per bishtit. Dhe jo pse nuk din, por pse asht ne te njajten linje.

Submitted by lesh (not verified) on

A ti je bole krejt! Po maron per njiçike lufte fetare si rrote trapi qe je.

Submitted by Vlora (not verified) on

Z. Paul Tedeschini nuk mund te pritet nje analize e mirfillte per te analizuar te gjithe faktoret qe sollen ne pavaresine e Shqiperise por nese ti je interesuar mund te lexosh "Kujtime" te Ismail Vlores (emri i tij eshte Ismail Vlora dhe jo Ismail Qemali), Kujtime te Eqrem Bej Vlores si dhe Shqiperia Politike 1912-1939 te Arben Putos.

Nuk ka asnje dyshim qe Ismail Vlora ishte promotori i Pavaresise, ai ishte i vetmi personalitet shqiptar qe gezonte respektin e kancelarive me te rendesishme evropiane. Analiza juaj eshte shume siperfaqesore.

Submitted by L, (not verified) on

O Vlora, Paul Tedeschini nuk ka bere asnje analize, se nuk arrin dot deri ne kufijte e analizes. Ai thjesht ka bere punen e vet te perditshme me interpretime fantazmagorike antimuslimane. Gjelle e prishur me nje fjale.

Submitted by Bam bumi (not verified) on

Jemi shqiptare o qelo ! Ketu flitet per pavaresine e Shqiperise dhe ti na kendon "pavaresine" e katolikeve ! Edhe Ismaili ate thote : "Te jemi mirenjohes Austrise , por te mos behemi skllever te saj ..." Kupton gje ti , apo nuk ke neurone ne tru ? Pastaj , dihet qe popullsia e shqiptareve ne ate kohe si ne Greqi , si ne veri deri ne Nish , si ne Lindje deri ne Selanik ishte me shumice mbi 70% me fe myslimane , atehere ishin pra keta shqiptare qe e kerkuan , luftuan dhe e mbeshteten pavaresine  e popullit shqiptar nga Turqia ! Mos do te thuash se me 1912 u shpall pavaresia e 25% te popullit shqiptar , vetem e atyre "shqiptareve" katoliko-ortodoks ?

Daku , shiko gjendjen e trurit dhe fillo numero neuronet ! Merre seriozisht se nuk e kam me shaka ...

Submitted by anonim (not verified) on

Shkrim tendencioz, per te mos thene me keq... Ka kaq shume probleme sa do ish me mire te rishkruhej!

Submitted by Bam bumi (not verified) on

Tendenca qendron se antishqiptarit Mustafa Merlika i eshte thene me emrin e vertete te tij ANTISHQIPTAR ! Une habitem se si ka akoma shqiptare qe vetidentifikohen me figura te tilla kriminale , tradhetare dhe antishqiptare ! Mesa duket shenjat e pushtimeve jane akoma te gjalla nder trojet shqiptare ..........

Submitted by Vlora (not verified) on

Figura e M. Merlikes (Krujes) eshte shume me koplekse se sa epiteti qe i jep ti  :

I lindur në një familje të mesme krutane, pa ofiqe e pa pasuri, i vetëdijshëm se vetëm me forcat e tij do të hapte rrugën e jetës, u shqua që në të ri për horizontin e gjërë të interesave kulturore në fusha të ndryshme të dijes. Poezitë e Naim Frashërit, " lyriku shqiptar mâ i kënduemi, mâ i ndiemi, mâ i kuptuemi e mâ i çëmuemi" e traktati i Sami Frashërit, "mâ i madhi dijetar qi ka pjellë deri sod raca e jonë", mbi Shqipërinë e mbanin të lidhur me vendin e lindjes, por frëngjishtja e mësuar heret i hapte horizontet e Iluminizmit, e fuste në shtigjet e eseizmit të shekullit 17 (La Bruyère, La Rauchefoucauld), madje dhe në teoritë e socializmit. Shkolla turke që ndiqte i jepte mundësi të depërtonte në fushat e gjëra të kulturës arabe, persiane e orjentale në përgjithësi.
Me këtë pasuri kulturore në mëndje, në moshën 23 vjeçare, u diplomua në Mylkijen e famshme të Stambollit për Shkenca politike e administrative. Veprimtaria atdhetare, e nisur me shkrimet në fletoret turke të kohës, që nga ai çast trupëzohet e merr formë me kthimin n’Atdhe e mospranimin e postit të zv.guvernatorit të një province të Perandorisë. Mbi veprimtarinë e Mustafa Krujës në fushën politike, të studimeve gjuhësore e historike, e mbi mendimin e tij politik folën studjuest e shquar në Konferencën shkencore përkujtimore, të mbajtur në Tiranë, në ditën e 50 vjetorit të largimit të tij nga jeta tokësore. Un do të mundohem të ravijëzoj këtu portretin e njeriut Mustafa Kruja, një portret i skalitur më së miri nga autoritete të kulturës shqiptare si Ernest Koliqi, Karl Gurakuqi, Tahir Kolgjini, Lazër Shantoja etj., që e njohën nga afër e bashkëpunuan me të.
Nëse do të hartohej një listë e cilësive vetiake të Mustafa Krujës, mendoj se në krye të saj do të ishte ndershmëria, në kuptimin më të gjërë të fjalës. Ishte një cilësi e lindur por edhe kultivuar në një familje patriarkale, ku vlerat njerëzore i mëkoheshin fëmijës që kur thithte qumështin e nënës. Ishim një popull i varfër në mjete të jetesës, në përvojë qytetërimi e në kulturë, por i pasur në tradita, parime e vlera njerëzore siç ishin besa, mbajtja e fjalës së dhënë, respekti për të moshuarin, për familjen, për prindërit, për mikun e dashamirin. Mustafa Kruja ishte bir i kësaj Shqipërie që, fatkeqësisht, është në grahmat e fundit. Gjatë gjithë jetës së tij punoi që këtë Shqipëri t’a fuste në hullinë e qytetërimit t’Evropës e të zhvillimit bashkëkohor, kryelartë e pa kompleksin e përulësisë, në sajë të ruajtjes së atyre vetive. Krenaria për virtytet njerëzore të popullit të tij e shoqëroi kudo e kurdoherë. Çaste të shfaqjes së saj i gjejmë tek "Kujtimet ..." e tij që nga episodet e tregtarëve të Vjenës e të Selanikut e deri tek "bujtina" e Krujës e kujtimet e Dom Nikoll Kaçorrit.
Ndershmëria e tij admirohej nga miqtë e bashkëpuntorët por vlerësohej edhe nga kundërshtarët. Ndershmëria ishte korrektësi e përkryer në marredhëniet me të tjerët, por ishte edhe respekt i bindjeve që ai i shfaqte hapur në lojën e ndërlikuar të politikës. Ka mbetur proverbiale korrektësia e tij në kuadrin e jetës bashkëshortore. Në "Kujtimet e vogjlisë e të rinisë" tregohet një episod i një bisede të autorit me Luigj Gurakuqin e At Gjergj Fishtën, në një restorant të Parisit, pikërisht mbi këtë temë. Luigj Gurakuqi ishte beqar, ishte një burrë i hijshëm, shpirtmadh, i lakmuar nga gratë. Në jetën e tij vetiake, sidomos n’Itali këto të fundit nuk i mungonin. Megjithëse Luigji për Mustafain ishte një idhull ai nuk i a kursente kritikat n’atë drejtim e shoku, " i martuar me Shqipërinë", i kujtonte atij "gabimin" që kishte bërë, duke krijuar familje në një Vend në të cilin shpesh pasojat e veprimeve të politikanëve binin mbi familjarët e tyre. Por për Mustafain familja ishte institucioni më i domosdoshëm e më i respektuar në jetën e njeriut, një detyrë së cilës nuk duhej t’i shmangej në çfarëdo rrethanash. Kështu vrejtjes së të birit Petritit, mbi papërshtatshmërinë e aktit të martesës në periudhën e luftës, ai i u përgjigj me një letër të gjatë në të cilën mbronte tezën se luftërat nuk kanë qenë asnjëherë, në historinë e njerëzimit, pengesa për martesat e njerëzve dhe lindjet e fëmijëve. Kështu ngulmimi i tij arriti synimin t’a martonte të birin me vajzën e mikut të tij të vjetër, Sotir Gjikës, Elenën.

Në moshën 25 vjeçare, në Vlorë, ishte sekretar i Ismail Qemalit, për të cilin ruajti gjithmonë respektin e bindjen se "Plaku i Vlorës" ishte një atdhetar i panjollë që punonte për Shqipërinë. Besnik i kësaj bindjeje u kundërvu ndaj Esat Pashë Toptanit, njeriut që kishte vendosur drejtimin e shkollimit të tij, gjë të cilën për pak e pagoi me kokë. I dorëzuar tek Esati si pasojë e kërcënimit të tij për të vrarë të gjithë meshkujt e familjes, nuk nguroi t’i thotë atij në sy arsyen e qëndrimit të tij. Para një rreziku vdekjeje duhej guxim e kurajo të shpalosje bindjet dhe armiqësinë ndaj të fuqishmit, duke patur duart e lidhura. Guximi dhe kurajoja ishin pjesë përbërëse të karakterit të tij që nuk parapëlqente dredhat dhe transformimet e politikës. Ishte më shumë një Burrë Shteti se sa një diplomat, punonte më shumë i shtyrë nga parimet e bindjet se sa nga interesat vetiake. Madhore për të ishin vetëm interesat e Shqipërisë, ashtu siç i konceptonte ai. Para tyre mund të sakrifikoheshin të gjitha: fitimi, pozita madje edhe familja. Për të mbrojtur ata interesa, nuk nguron të sfidojë opinionin publik, të rrezikojë "komprometimin" e të verë në lojë karjerën e mirëqënien. E bëri më 1915 përballë Esat Pashës; më 1922 kur organizoi me Zija Dibrën kryengritjen e marsit; më 1927 kur u largua nga KONARE, mbasi pa të mbizotëronte në të fryma filosovjetike; më 1936, kur i u drejtua shokëve të mërgimit me një letër, në të cilën propozonte ndryshimin e qëndrimit ndaj Mbretërisë shqiptare, mbas ardhjes në fuqi të Qeverisë së Mehdi Frashërit; më 1938, kur përfaqësuesit të qeverisë italiane në bisedime i drejtohet me fjalët "Le të qëndrojë Zogu edhe njëqind vjet të tjera në qeverisjen e Shqipërisë..."; në nëntor 1941 kur mori përgjegjësinë e qeverisë nën pushtim me të vetmin qëllim për të shmangur një fitore të komunizmit n’Atdheun e tij; më 28 nëndor 1942 kur i priu demostruesve në Vlorë me flamurin në dorë; në janar 1943, kur dha dorëheqjen si Kryeministër në shenjë thyerjeje të bashkëpunimit me italianët; më 1952 kur i u drejtua Departamentit Amerikan të Shtetit për strehim politik, duke argumentuar arsyet e qëndrimit pro boshtit në luftën e dytë botërore.
Sa i vendosur ishte të mbronte bindjet e tij politike, shkencore apo morale, po aq i gatshëm ishte t’i diskutonte ato hapur, ndershmërisht. I ndjeri Mark Temali  tregonte në kampin e Gradishtës se si një bisedë prej dy orësh me ish kryeministrin e kishte kthyer nga një kundërshtar të Qeverisë në një bashkëpuntor të saj, duke pranuar detyrën e federalit në Korçë.
Mbas fjalimit në kinema "Savoja" me titull "Në hullí të historisë" qe i gatshëm të priste këdo që dëshironte të bisedonte sy më sy me të për problemet e Vendit dhe rrugët e zgjidhjes së tyre. Nuk kishte paragjykime t’asnjë forme, prandaj ishte i gatshëm të dëgjonte pikpamjet e të tjerëve, të çdo moshe, të çdo sëre, të çdo krahine, të çdo bindjeje politike, mjaft që t’i shërbenin çështjes shqiptare.
Ishte një njeri që i pëlqente rregulli në jetën e zakonshme dhe serioziteti në punë. I përkushtohej skajshmërisht çdo lloj aktiviteti që ndermerrte, si atij intelektual e shkencor apo politik, si dhe çështjeve familjare, të farefisit apo të rrethit shoqëror e miqësor. Ishte një kundërshtar i vendosur i anarkisë, i çrregullimeve, i punës shkel e shko, i mungesës së seriozitetit. Në konceptet e tij për jetën publike një vënd të veçantë zinte elementi disiplinë, pa të cilën ai nuk e kuptonte mbarëvajtjen e Shtetit dhe të institucioneve të tij. Disiplina nuk ishte një nënshtrim i verbër ndaj autoritetit epror, por një ndjenjë respekti ndaj detyrës që kishte secili, një ndjenjë përgjegjësie ndaj zbatimit të rregullave e ligjeve të miratuara nga institucionet.
Një veti tjetër e karakterit të Mustafa Krujës ishte mungesa e ndrojtjes për të njohur gabimet edhe në hapësirë kohe. Në "Kujtimet.." ai, djegien e shtëpisë në Krujë mbas dështimit të lëvizjes së marsit 1922, nuk i a vesh "barbarisë" së Shtetit, por fajit të tij. Në fakt atë lëvizje, së bashku me revolucionin e qershorit 1944, mbas kalimit të viteve, i quajti veprime të dëmshme për ecurinë demokratike të jetës politike shqiptare. Në këtë kuadër mund të vendosen edhe ndryshimet e qëndrimit ndaj kundërshtarit të rreptë të tij, Ahmet Zogut. Tërësia e marredhënieve të tyre, që nga njohja në moshë fare të re në një shkollë të Stambollit e deri tek fqinjësia vëllazërore n’Aleksandri t’Egjyptit, përmban ne vetvete gjithshka nxori në pah politika shqiptare në gjysmën e parë të shekullit të shkuar. Ajo ishte shprehje e idealeve por dhe e interesave, e respektit ndaj kundërshtarit por edhe e luftës së pamëshirshme ndaj tij, e vlerësimit të tij privatisht por edhe e denigrimit publik, e qëndrimit ngulmues në bindjet por edhe e ndryshimit të përkatësive politike.
Në vjeshtën e vitit 1943, kur u pa se fitorja e Boshtit, me të gjitha përfitimet e Shqipërisë etnike, po largohej gjithënjë e më tepër, ndërsa ajo e Aleatëve, me rrezikun e mbizotërimit të komunistëve në strukturat e qëndresës antifashiste, bëhej më e prekëshme, Mustafa Kruja ariti në përfundimin se Shqipëria kishte vetëm një rrugë shpëtimi: mobilizimin e të gjitha forcave të shëndosha të Kombit nën drejtimin e Mbretit të mërguar. Që nga shtëpia e Kapidan Gjonit në Shkodër niset mesazhi për kundërshtarin e shumë vitëve: " Si mue si Kapidanin e Mirditës do t’na kesh bashkëpuntorë e përkrahës!". Ishte dora e shtrirë Mbretit dhe njohja e vetëdijshme e rolit dhe aftësive të tij, jo për komoditet politik apo përfitim vetiak, por për një bindje të thellë se kjo ishte rruga e shmangies së një katastrofe, të cilën ai e kishte paralajmëruar në të gjitha mënyrat.Para këtij synimi të gjitha vlerësimet, qëndrimet, mëritë e së shkuarës liheshin mënjanë, i dorëzoheshin kohës e historisë. Ishte pa dyshim një tregues burrërie e shqiptarizmi, ashtu siç kishte qënë, një vit më parë, mbrojtja e tezës se Shqipëria e bashkuar me Kosovën në gjysëm lirie ishte më e pranueshme se ajo pa Kosovën në liri.
Kjo ishte me pak fjalë figura e Mustafa Krujës, mbi të cilën është hedhur sistematikisht balta e shpifjeve dhe diskreditimit. Ajo është e lidhur me një epokë, tashmë të largët, me një mendësi, një mënyrë të konceptuari të çështjes shqiptare, në një nga periudhat më të ndërlikuara të një shekulli të shënuar nga tragjedi të të gjitha niveleve. Ashtu sikurse ajo mendësi, në tërësinë e saj, po ashtu edhe ajo figurë presin sot një rivlerësim objektiv e të paanshëm, nga sita e historisë së vërtetë. Fatkeqësisht strukturat shkencore, politike, kulturore të Vendit tonë nuk janë ende në gjëndje t’a bëjnë, ato mbeten të ngujuara në kullat ideologjike të mendimit komunist. Konferenca përkujtimore në sallën Balsha të Hotel Tirsanës qe një hap i fuqishëm n’atë drejtim. Kumtesat e mbajtura në atë sallë, nga studjuesit e shquar që shpalosën opinionet e tyre janë një dëshmi. Atyre u shkon falënderimi i përzemërt i atij opinioni shoqëror që është i etur të njohë, në termat e tij të vërteta, të shkuarën e Vendit të tij.
Rishkrimi i historisë, kryefjala e këtij tubimi, duhet të jetë një proçes i thellë, i pandërprerë, i tejdukshëm, cilësor, në vazhdimësi, një proçes rindërtimi mbi kritere të së vërtetës të së shkuarës sonë, dukuri kjo e domosdoshme për të davaritur mjegullnajën e stërmadhe të mashtrimit që, për më shumë se gjysëm shekulli, ka errësuar mëndjet e shqiptarëve e duke çoroditur idetë e tyre.
E pra ky eshte M.Kruja, a ka pasur ai gabime ne veprimtarine e tij politike, patjeter qe po, por kurrsesi nuk mund te quash Mustafa Krujen antishqiptar.

Perpiquni te jeni me te kthjellet dhe me te informuar perpara se te nxirrni gjykimet tuaja.

Submitted by Anonim (not verified) on

Me vjen keq "Vlora"...! Ke keputur mjaft brockulla dhe genjeshtra ! Mustafa Merlika eshte i lyer deri ne fyt me M...ut antishqiptar dhe ti me zorren e lavazhit nuk e pastron dot ! As Saliu shoki i jot  nuk e pastron dot ! U lye vet , me veprimet e veta tradhetare ! Nuk e leu askush ! Aq me [pak neve!

Himnet dhe ditirambet ndaj nje tradhetari te kombit shqiptar dhe ndaj nje antishqiptari , nuk besoj  se mundet te dalin nga goja e nje "Vlonjati" . Prandaj ver nicknamen e vertete qe te takon !

Submitted by Pena (not verified) on

Kolaboracionistit norvegjez Kuisling,qe u be simbol nderkombetar i tradhetise kombetare per vendin e tij,nuk ke si i thua ndryshe,pervecse me emrin e tij te vertete.Edhe sot Saliu ka shume demagogji,llafollogji boshe,pa vlere,coroditese e mashtruese,por keto nuk mund t`i marresh per vlera  kombetare e ta nxjerrish hero kombetar,kur dihet nga te gjithe qe eshte nje Esat Toptani i koheve moderne.Duhet ndare shapi nga sheqeri.E pra,sheqerose sa te duash kuislingun shqiptar,ai do te mbetet ne kujtesen e popullit te tij si K U I S L I N G .Ky eshte standarti qe perdor bota sot.Nuk zbardhen faqet e nxira,duke perbaltur ata qe guxojne te thone te verteten.

Submitted by Enea (not verified) on

Jemi te cuditeshem ne Shqiptaret, nuk behemi me njeri-tjetrin, nuk dime te qeshim, te respektojme, te bashkejotojme, jemi ziliqare, me cmire, me te futme, hileqare, hipokrite, dembele.

Submitted by Pjerin Kodra (not verified) on

"Kryengritjet në Malësinë e Madhe ndjekin njëra-tjetrën 1910-1912. I. Qemali vjen në ato vise në qershor 1911 së bashku me Luigj Gurakuqin dhe hartojnë memorandumin e njohur të Greçes që i drejtohet qeverisë turke edhe Fuqive me kërkesën për autonominë territoriale e administrative, për bashkimin e trevave me popullsi shqiptare".

Njer pasaktesi e qellimte, si shumica e shkrimeve te pseodohistorianit Puto.

Ketij i thone sharlatanizem, jo shkence historike.

Submitted by Pena (not verified) on

Pjerin,ti paske mesuar vetem alfabetin per te lexuar,por per te kuptuar qenke.....",,ne ate bote".Qe te flasesh me njerez si ti,nuk di nga t`ia fillojsh,se ty te mungojne 4 klasat e para te shkolles,pa...per te tjerat s`e ke pasur veshtire t`i blesh.Me njerez te tille,ky 100 vjetor na gjen edhe me te shperbashkuar.Agjentura serbo-greke ,qe ka zene per fyti prej vitesh shtetin tone ndihet e kenaqur me punen e bere nga me te urryerit e kombit tone Nano-Sali-Ilir e gjithe taborri i tyre,jenicere te te cilit ,keshtu si ti,guxojne e derdellisin ketu,pa asnje pergjegjesi per ato qe thone.

Submitted by katarakti (not verified) on

“Në sferat e larta të politikës është hedhur edhe fjala për “rishkrim” të historisë. Mos bëhet fjalë për një “rishkrim” të historisë që të na ndajë më dysh?...”. Pa dyshim zoti Puto.  Synimi i fundit i Sali Berishes dhe klanit te tij eshte ndarja e Shqiperise me dysh. Transformimi i “nacionalistit” dhe antigrekut te terbuar ne vitet 1992 – 1997 ne nje puthadoras te politikes greke lidhet me ndryshimet e fundit ne Ballkan. Berishes iu çlirua “Atdheu” i tij, - Kosova. A e mbani mend ne manifestimet per demokracine ne qytetin studenti ne fillim vitet ’90 kur shqiptaret kerkonin demokraci dhe i zbrituri nga guvat e Viçidolit ulurinte Kosova – Republike?! Bashkimi i Gegerise me Kosoven  mbetet synimi perfundimtar i klikes qe udheheq sot  Shqiperine. Aq me shume qe i mbruajturi nga kanuni dhe ligjet gjakatare te hakmarrjes nuk ia fal dot Jugut dhe as mbare Toskerise kryengritjen e armatosur te vitit 1997. Berisha kulturalisht, psikologjikisht, gjuhesisht, mentalisht  eshte shume larg  rilinasve te shkuar dhe intelektualve te sotem me origjine nga Toskeria.  Prandaj ai nuk eshte sot kryeministri i shqiptareve, por vetem i shtreses me te prapambetur dhe primitive te saj. Shqiperia ka nevoje  per nje udheheqes te ri.

Submitted by emigrant ne ven... (not verified) on

SHQIPERIA Duhet te NDAHET!

Shqiperia eshte bashkim shqiptaresh qe mund te shperbehet kollaj, pamvaresisht nga deshira e rilindasve, pamvaresisht nga kush kontribuoi per pavarsine apo krijimin e shtetit shqiptare, pamvaresisht kush nga patriotet e duan te bashkuar. Sot, me kete ndarje te padrejte dhe kriminale qe po i behen pasurive kombetare, Ne shqipetareve te Jugut na bie me mire qe te jemi te pavarur nga Shqipetaret e Veriut, te drejtuar nga hajduti dhe i korrupruari Sali, i cili me kelyshet e tije po grabisin cdo prone te perbashket te pasurise kombetare. Ne mund ta ndertojme vete Shqiperine e Jugut pa pasur nevojen e hileqareve te Veriut. Ne mund te jetojme shume mire pa ata shqiptaro-turq qe dine vetem te shkaterroje, te grabisin. Shqiperia duhet te NDAHET qe njerezit punetore dhe te mbare te kene mundesi te jetojne mire.

Add new comment

Plain text

• No HTML tags allowed.
• Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
• Lines and paragraphs break automatically.