Pse INSTAT-i na fsheh të dhënat e censusit?

Postuar në 20 Qershor, 2012 02:00
Mustafa Nano

INSTAT-i i Ines Nurjes e ka fituar me kohë namin e një institucioni që i shkon sipas midesë Kryeministrit e që punon veç për të (vjen pas Televizionit Publik në listën e institucioneve që i jargaviten Kryeministrit). Ky institucion, një nga më të rëndësishmit e një shteti, që do duhej t’u bëhej krah të gjithëve në përpjekjet për të lexuar realitete të ndryshme, nuk bën gjë tjetër, veçse na i fsheh këto realitete të vendit ku jetojmë. Do të duhej të ish një institucion gati shkencor, dhe e ka lëshuar veten të shndërrohet në rastin më të mirë në një institucion të plogësht e ngordhalaq, e në rastin më të keq në një instrument të shëmtuar propagande. E vërteta është se nuk ka të dhëna që ky institucion të ketë fabrikuar e trukuar të dhëna, por ne dimë tanimë se ka heshtur përballë shifrave të fabrikuara të qeverisë (në një moment, para tre vitesh, Kryeministri desh na mori frymën me pretendimin se rritja vjetore e Shqipërisë ish dyshifrore; kjo gjë nuk u verifikua më pas; në asnjë vit ne s’kemi qenë me rritje dyshifrore; por INSTAT-i nuk pati guximin ta përgënjeshtronte në të nxehtë alkiminë e shifrave të fryra të Kryeministrit). Nga ana tjetër, ky institucion është dalluar për vonesa, në ndonjë rast në kundërshtim me ligjin, në publikimin e të dhënave që flasin mbi gjendjen ekonomike të vendit, të cilat nuk do ta lejonin qeverinë të shiste dëngla e të çaprashiste gjepura. Një gjë e tillë ka ndodhur edhe me censusin e popullsisë e të banesave, që është realizuar në muajin tetor të vitit të shkuar.

Shtypi nuk e ka cytur këtë punë; e ka lënë të qetë INSTAT-in, “në shenjtninë e vet”. Dje, më në fund, ishte “Shqipi” që i kujtonte këtij institucioni ‘arrakat’, se ne po presim të informohemi mbi rezultatet e censusit. INSTAT-i i Ines Nurjes, ç’është e vërteta, na e ka dhënë një goditje propagandistike në muajin dhjetor, kur publikoi krejt papritur fare pak të dhëna. Ishin të dhënat lidhur me rritjen e numrit të popullsisë, dhe me numrin e banesave. Janë të vetmet të dhëna deri më tani, të cilat për ca kohë mbetën në gojën e Kryeministrit. Dhe është pikërisht kjo që ka bërë prore INSTAT-i: jep të dhëna që i pëlqejnë Berishës. Të dhëna të tjera që atij s’i pëlqejnë, konsiderohen prej INSTAT-it si sekret i madh shtetëror, si të dhëna subversive, si shifra delikate që s’duhet të bien në dorën e askujt tjetër. Po e teproj? Ndoshta. Por ajo që po ndodh të bën ta mendosh këtë gjë.

Censusi ka mbi tetë muaj që është kryer, dhe qysh përpara se të fillonin procedurat e regjistrimit ka pasur një kureshtje lidhur me hartën fetare e etnike të popullsisë në Republikën e Shqipërisë. Kjo kureshtje vjen edhe për shkak të faktit që një regjistrim i tillë kish dekada që nuk bëhej; dhe nuk janë dekada dosido; përkundrazi, janë dekada ndryshimesh të forta në planin e demografisë e të orientimit fetar. Por kureshtja u shtua prej klimës së debatit publik e politik, që parapriu vetë censusin. Dhe debati, që vijoi me muaj të tërë, kish të bënte pikërisht me regjistrimin fetar dhe etnik. PBDNJ-ja, de facto partia e pakicave greke në Shqipëri, këmbënguli që regjistrimi të përfshinte edhe identitetin etnik të shtetasve, dhe me këtë shpresonte (të paktën, ky ish nënvizimi i partive shqiptare me sfond nacionalist) që pakica greke të rezultonte më e madhe se sa shifrat zyrtare që mbroheshin, apo pëshpëriteshin, prej kohësh. Parti të tjera, në radhë të parë Aleanca Kuq e Zi, u ra borive të alarmit; ajo shihte një rrezik te ky regjistrim etnik, i cili po bëhej në një situatë, kur shqiptarët – kjo ish frika – mund të mos e merrnin seriozisht, e mund ta bënin shkel e shko, deklarimin e përkatësisë etnike. Ca e ca i mëshonin idesë se shqiptarët, sidomos ata të fesë ortodokse të gjendur nën presionin apo ledhatimin e qarqeve nacionaliste greke, s’do ta kishin për gjë të adoptonin një qasje të shkujdesur në një rrethanë të tillë. “Grekët do të derdhin pará, dhe do të bëjnë korruptimin etnik të shumë shqiptarëve”, thuhej tek-tuk, dhe nga këtu ka qenë e lehtë të bëhej kërcimi te teza e aleancistëve të Spahiut, të cilët kanë qenë të bindur se ky census po bëhej kështu si po bëhej nën trysninë e grekëve, që kishin kushtëzuar anëtarësimin e Shqipërisë në NATO dhe liberalizimin e vizave me ok-in për regjistrimin etnik e fetar.

Mirëpo INSTAT-i s’do t’ia dijë për kërshërinë tonë, që tek-tuk është dhe interes i natyrës akademiko-kulturore. Pse vallë? Ka që thonë se censusi në këto dy drejtime ka dalë i pavlefshëm, ngaqë një përqindje e madhe njerëzish ka refuzuar të përgjigjet. Është vërtet kështu? Po pse s’na e thonë atëherë? Me ç’të drejtë e me ç’logjikë e mbajnë këtë të dhënë për vete? Pse na lënë neve të rendim pas spekulimeve? Apo ka ‘hile’ të tjera në këtë mes?

Në përgjigje të pyetjes së fundit, ka ca të tjerë që thonë se INSTAT-i është duke pritur që Berisha t’i japë ok-in, pasi e dhëna mbi përkatësinë etnike të shqiptarëve mund të zemërojë grekët (ka dalë një përqindje e vogël grekësh nga regjistrimi, gjë që s’përligj as paranojat e nacionalistëve shqiptarë, që s’lanë gjë pa bërë me synimin për ta demonizuar apriori përmasën etnike të censusit; ndërsa aposteriori janë duke kënduar këngën “rroftë censusi”). Ka ca të tjerë akoma që thonë, se e dhëna mbi identitetin fetar të shqiptarëve mund t’i krijojë Berishës të krisura në marrëdhëniet me komunitetin mysliman, që ka pritur të jetë më i madh në numër (fakti që 70% e popullsisë deklaron “distancë me fenë” nuk është shenjë e mirë për myslimanët; janë të gjitha gjasat që tek ky 70%-ësh të ketë shumë pak të krishterë). Shkurt, bindja është se INSTAT-i nuk po i publikon këto të dhëna, ngaqë vlerëson se ato janë problematike. Sikur të jetë kështu, lindin pyetjet: Kush është INSTAT-i që mund të bëjë arsyetime të tilla? Mbi ç’bazë i bën këto arsyetime? Ia kërkon Kryeministri? Po Kryeministri kush është që i dhënka të drejtë e tagër vetes të bllokojë apo lejojë publikimin e të dhënave të tilla?

Kuptohet, këto pyetje ngrihen mbi supozime. Dhe kemi të drejtë të supozojmë në rrethanat kur INSTAT-i na fsheh të dhënat, të cilat ai vetë i ka nxjerrë dhe i ka në duar prej muajsh. Mirëpo, ato të dhëna janë pronë e publikut, jo e Ines Nurjes, as e boss-it të saj, Sali Berishës.

Comments

Submitted by e.f. (not verified) on

INSTAT eshte ne varesi direkte te kryeministrit, Ne media e kam marre informacionin.Per rrjedhoje, kryeministri kur t'i doje kokrra e qefit mund te na beje ndonje kokerr pordhe ! E ne fund te fundit, mos bejne pjese te dhenat ne sekret shteteror ?! ...Po 'Ristan Nurja' nuk mund te beje ndonje 'korrektim' sipas interesave te castit ?!...Ej, jemi ashtu sic e ndjejme vet, rrojme e shijojme sic e ndjejme vet, sigurohemi e shtohemi sic jemi vet...sesa per pushtet jemi 'karema' ne det per 'krokodila' tek krokodili...

Submitted by CensusMeProbleme (not verified) on

- Te dhenat fetare: sa i perket te krishterve, te dhenat mund t'i hulumtoni vete duke kontaktu Kishat perkatese. Nuk e di nese jane shume te sakte, sepse mund te kete njerez qe e konsiderojne veten te njeres apo tjetres fe por ndoshta nuk jane regjistruar kund. Nuk e di a i kane myslimanet e bektashijte te njejtat menyra regjistrimi... ? (pagezim, etj)

- Mbi kete fraze: "PBDNJ-ja, de facto partia e pakicave greke në Shqipëri, këmbënguli që regjistrimi të përfshinte edhe identitetin etnik të shtetasve, dhe me këtë shpresonte (të paktën, ky ish nënvizimi i partive shqiptare me sfond nacionalist) që pakica greke të rezultonte më e madhe se sa shifrat zyrtare që mbroheshin, apo pëshpëriteshin, prej kohësh." - > Mendoj se forma e censusit duhej te perfshinte dhe 2 apo 3 kombesi, per ata qe kane prinder te 2 etnive te ndryshme, apo dhe me tej, gjysherit....Nuk e di Pse partia e Spahiut krijoi nje fortune ne nje gote kot se koti - ndoshta Spahiu ish shqetesuar se do t'i dilnin ato bizneset e shitjes se nenshtetsive qe bente me vartsit e tij kur ishte tek KLD...

- Sigurisht qe Qeveria nuk ishte e interesuar te mblidhte te dhena te sakta demografike - vete forma e censusit ishte anemike ne kete drejtim. Ajo mund te mbildhte dhe te dhena mbi pronat, por si mund ta bente kete kur pronat jane shesh lufte??

Submitted by Paul Tedeschini (not verified) on

Mire e ke ti CensusMeProbleme qe thua "Te dhenat fetare: sa i perket te krishterve, te dhenat mund t'i hulumtoni vete duke kontaktu Kishat perkatese."

Ja se çka shkruhet ne nji gazete online per problemin e censimenteve:

Dihet se Kisha Katolike Romane ne te gjithe boten ka bà gjithmone e vazhdon me bà prep regjistrimin e besimtarve katolik, tue ndjeke sistemin e Perandorise Romake te regjistrimit te popullsise, qe ka ekzistue ne kete Perandori mbi 2000 vjet, qyshe para lindjes se Krishtit.-----

Perderisa shumica e katolikve shqiptar asht kethye ne musliman, keto ishkatolik shqiptar jane shkepute nga Kisha katolike, pra nuk jane regjistrue ma nga Kisha katolike dhe prandej nuk figurojne ma ne regjistrat e saje. Ata bile kan ndrrue edhe emnat e vet dhe permateper kan hì ne nji bote tjeter, ne nji sistem krejte tjeter administrativ, ne ate otoman, ku njeriu, individi, s’kishte randesi, nuk kishte vlere, prandej nuk u bante as rregjistrimi i njerzve, ku perkundrazi vlere kishte ma shume malli qe shit-blehej, per te cilin mund te nxirrej taksa. Kjo asht aresyeja qe ne regjistrat e vjeter te Perandorise Osmane gjendet regjistrimi i gjàse se tregtueshme, si ai i shtepijave, i bahqeve, i tokave, i pyjeve, i kuajve, i lopve, i gomarve, i mushkave, i deleve, i dhive, i dengjeve te sanes, i dengjeve te duhanit, i thasve te sheqerit, i thasve te kafes, i thasve te krypes, i thasve te drithit, i lekurave, i shpendve, i vezve etj. Keto kane pase ma shume randesi per Perandorine Osmane se sa njerzit. Ne kete menyre keto ishkatolik shqiptar psuen nji shkeputje dokumentore te plote me te kaluemen e tyne dhe sot ato nuk mund te japin asnji prove shkresore dokumentore regjistrash se jane pasardhesit e shqiptarve te para pushtimit turk. As nga pikpamja e vorreve, per shkak te ndrrimit te emnave, nuk mund te japin prova te vijushmenise se tyne. E njajta gja ndodhe edhe per Xhamit shqiptare, qe nuk dihet se dikur cila ka qene Kishe ma pare.

Submitted by anonim (not verified) on

E tëmershme është ndër të pakët gazetar M Nano që është në oponencë me qeverinë , është ndër të paktët gazetar objektiv, që nuk shitet ose blihet. Po si i vete halli mediave shqiptare që po e marrin këtë vënd në qafë, po e çojnë drejt greminës. Sa dritë shkurtër dhe pa identitet që janë gazetarët e Shqipërisë, harrojnë që në greminë bashkë me të tjerët do bien edhe vetë. ata. O zot e dëgjoja dje bledndi fejziun (po ja shkruaj me gërmë të vogël emrin se nuk e fut te njerzit), që dukej sikur ishte kryeministri ose ilir meta në katror. Ai dhe disa të tjerë janë mjeranë, kujtojnë se paraja të bën njeri. Turp ata dhe të lumtë Z M Nano.

Submitted by Reformer (not verified) on

Ne kohen qe PBDNJ ngulte kembe te behesh regjistrimi sipas preardhjes etnike dhe KuqeZinjte ulerinin per komplot grek, une pata profetizuar (jo pa sukses sic duket!) se Berisha do ti manipulonte shifrat ne ate far feje sa grekerit te dilnin me pak se kurre, ndonese pranonte ne publik kerkesat e tyre anti-kushtetuese dhe madje anit-europiane.

O Muc, problemi i pare eshte se  Censusi i Sales, ashtu sikurse cdo lloj statistike e tij zyrtare vlen po aq sa nje cope leter higjenike (diteziu ja pat njohur kete privilegj vetem te famshmes New York Times!).

Te tjerat nuk ka nevoje te thuhen, se i kupton vete kushdo. INSTA ne realitet nuk ekziston me. Ose ekziston vetem si Institucion per te certifikuar shifra qe prodhohen ne zyren e Kryeministrit me te Sukseshem ne Bote!

Mund te shkoj edhe me tej duke thene se INSTAT eshte zevendesuar ne fakt nga Instituti per Studime Bashkekohore, nje Institucion i Shoqerise Civile, Tejet i PAVARUR, qe drejtohet nga kandidati i shkarkuar per president z. Artan Hoxha!

Submitted by adriatik (not verified) on

Aleanca Turqezi eshte formacioni me i ri qe do futet ne kampionatin shqiptar te politikes.

Frika ishte e qarte. Te mos zmadhohet numri i kaurreve se pastaj na morri lumi. Se vaj me det ne qoftese rezulton se muslimanet nuk jane me 70% e popullsise. Prandaj o burra ne media. Ne cdo 3 fjale nje nga keto eshte greqia. Kur Kreshnik Spahiu (qe meqe ra fjale eshte 130% shqiptar me emer tipik shqiptar me mbiemer tipik TurqeZi) flet degjohet vetem 1,2,Greqia,4,5,Greqia,6,7,Greqia.

Kur do e pranojne Shqiptaret muslimane haptazi, qartazi, prerazi qe doni apo jo, ju nuk jeni muslimane te mirefillte. Qe kjo fe ishte per ju e ngjashme me nje bluze. E pate, ju pelqeu ngjyra, e veshet. Dhe tani qe po qelb nga pislleku e keni abandonuar dhe e veshni dy here ne vit. Per bajram dhe ramazon. Dhe kur doni te ziheni me fqinjet. Se pastaj nuk e keni ne defter fare.

Ka dhe ca te cmendur qe e ndjekin me devotshmeri. Ato do na sjedhin probleme. Po ne pergjithesi islami ne shqiperi eshte ne renie te lire. Ka te drejte Osli Jazexhi (qe meqe ra fjala ka nje mbiemer tipik shqiptar ky 150% shqiptar) kur thote se kjo fe po iken na shqiperia. Po iken dhe nuk do ti mungoje askujt!!!

Add new comment

Plain text

• No HTML tags allowed.
• Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
• Lines and paragraphs break automatically.