Kthimi në normalitet

Postuar në 04 Gusht, 2013 04:51
Ilir Yzeiri

Gjëja e parë që të bie në sy kur sheh kabinetin Rama është se njerëzit që janë zgjedhur për të kryer detyrën e ministres apo të ministrit janë njerëz normalë, në kuptimin se kanë një profil normal. I vetmi njeri me profil mbi normalen është Kryeministri Edi Rama dhe kjo është e kuptueshme. Natyrisht është herët të gjykojmë se çfarë rezultatesh do të arrijë kjo qeveri, por një gjë duket që tani. Këta ministra normalë do të duhet të vendosin një marrëdhënie normale me publikun dhe do të duhet t’i shërbejnë normalisht vendit të tyre. Shqipëria ka qenë për një kohë të gjatë peng i njerëzve anormalë. Njeriu anormal e projekton veten e tij mbi fatin e njerëzve normalë dhe dëshirat e tij, pasionet apo idetë e tij i paraqit si vërtetim i një kauze sipërane. Kryeministri që iku, Kryetarja e Parlamentit apo disa ministra të atij kabineti silleshin me publikun si njerëz anormalë. Për ta nuk ekzistonte opozita, për ta opozita ishte një grumbull me fëmijë të bllokut që duheshin kapur për zhelesh e duheshin nxjerrë jashtë. Për ta nuk ekzistonin dëshirat dhe aspiratat e publikut. Për ta normale ishin çmenduritë e tyre që nuk llogarisnin jetën normale të shqiptarëve. Për ta nuk ekzistonte media kritike, e shëndoshë, ajo që formon opinionin publik, për ta ekzistonte vetëm propaganda dhe qendra e zërit. Topalli hyri në historinë e komunikimit politik sidomos me karikaturën anormale që paraqiti përpara Kuvendit, atëherë kur donte të ndërtonte emulacionin demokratik me foto apo flamuj, me orë elektronike e lloj-lloj marrëzish të tjera. Këto veprime anormale dhe arroganca e drejtimit të Kuvendit e kishin pështirosur jetën parlamentare dhe e kishin bërë vetë Jozefinën një personazh anekdotik. Berisha është kampioni i situatave anormale në këta njëzetë vjet. Ai prodhoi anormalitet tragjik me shumicë, si në rastin e Gërdecit, apo atëherë kur vrau katër protestues në mes të Bulevardit dhe sillej orë e minutë si një njeri anormal, duke recituar një tekst që përmbante makthet e tij, halucinacionet dhe pasionet e mbrapshta. Njerëzit anormalë janë një vlerë e madhe në art apo në letërsi, në shkencë apo kulturë, por janë një mallkim tragjik në politikë. Gjëja e parë e njeriut politik është përunjësia, vetëdija se ai është zgjedhur aty për të shërbyer dhe jo për të drejtuar. Ngatërrimi i paradigmës së shërbyesit me prijësin i ka bërë shpeshherë udhëheqësit tanë personazhe tragjiko-komikë. Berisha është karikatura e fundit që ngatërronte këtë paradigmë. Ai e kishte projektuar veten jo si një shërbëtor të përunjur dhe normal të publikut, por si një prijës legjendar dhe dilte nga mëngjesi deri në darkë e recitonte një tekst folklorik që nuk kishte lidhje fare me Shqipërinë normale. Në qoftë se do të studiosh sidomos fjalimet e tij në kohë fushate, ato në mbledhje qeverie, do të vësh re se në to nuk ka asnjë përputhje mes asaj që kërkon publiku dhe asaj që bën ose realizon ai. Është edhe kjo një ndër arsyet që publiku iu përgjigj në mënyrë plebishitare dhe e hodhi tej si një leckë këtë politikan anormal. Për fat të keq, ajo që ka mbetur nga PD-ja, po vijon të sillet përsëri si një forcë politike jo normale. Lulzim Basha po vërteton nga dita në ditë se nuk është zgjedhur kryetar i PD-së, por zëdhënës i maskuar i Sali Berishës, sepse të gjitha tekstet që ai reciton janë pjesë e arkitekstit që ka ndërtuar më parë Sali Berisha. Gjuha e shpifjeve dhe e insinuatave që është pjesa thelbësore e stilit polemik të Berishës është bërë pjesë integrale edhe e tekstit që reciton Basha. Njeriu anormal nuk e pranon sfidën dhe humbjen. Në shoqëritë normale, i humburi apo i munduri në një betejë elektorale është pjesa tjetër e qeverisjes, në kuptimin që ai do të bëjë kritikën dhe do të bashkohet me opinionin publik për të mos e lënë qeverinë të gabojë. Kjo vlerë që ka i munduri apo i humburi është një përjetim normal i situatës apo i gjendjes në demokraci dhe nuk është disfatë në një betejë kalorësiake ose në një ndeshje gladiatorësh. Në një vend normal demokratik, pala që humbet zgjedhjet, analizon gabimet, i bën ato publike në fillim me anëtarët e saj, pastaj ia thotë edhe publikut të gjerë dhe nis e riorganizohet në mënyrë që të fitojë zgjedhjet e ardhshme. Mirëpo partia e liderit anormal nuk bën asnjërën prej tyre. Ajo natë e ditë shan, mallkon dhe e shpall veten viktimë të kundërshtarit që është kriminel. Kjo paradigmë, që ka në thelb mentalitetin komunist, nuk e kupton kurrë se ç’është demokracia dhe nuk arrin asnjëherë të mendojë se betejat elektorale nuk janë luftëra revolucionare, por janë ndeshje normale idesh dhe programesh, të cilat i gjykon publiku, jo arbitri siç ndodh në ndeshjet sportive. Për sa kohë që është kështu, ne kemi fat që kabineti i propozuar nga Rama duket normal, por jemi pa fat, për sa kohë që opozita më e madhe në vend frymëzohet ende nga një njeri anormal.

Shqip

Comments

Submitted by Anonim (not verified) on

Po, mund te jete me pushime. Vetem babi po punon ne facebook. E degjuat kur na tregoi se kush eshte president i ekipit te kukesit?

Submitted by Muç Molla (not verified) on

Ha ha ha ha ha, fytyra e ndyre.

Sa paskan pjelle bucet. Nuk mbaruan pjellat e peshtira!

Submitted by Lipi (not verified) on

E neveriteshme kur dalin njerz qe lepihen ne kete far feje, kur praktika e ketyre njezet vjeteve tregon se duhen hapur syte dhe duhet pare puna e jo fjalet e lustra e jashtme.

Submitted by Ndoc Rroku (not verified) on

Amani more Ilirke pe leshi, na e shpifet me servilizmin tuaj bajat dhe vulgar. Edhe ti edhe nje tufe servilesh ordinere mezi prisni rastin qe tu mos ike nga dora per t'i bere pershtypje kreut te ri Rama. Sot po lexoja nje shkrim te nje fare profesori gjuhe(si puna tende, teptke) qe thurte hymne dhe ditirambe per edi ramen duke e paraqitur ate si liderin e vetem qe flet me bukur shqipen... e mbrockulla te tjera. Kurse ju zotrote thurni hymne per edin dhe perfaqesuesit e ps duke i paraqitur si engjej, si gjeni, si me te shquarit dhe me vleret e vendit dhe nga ana tjeter hedh balte mbi berishen, topallin e tjere.

Qe te behesh sado pak i besueshem dhe objektiv, duhet te permendesh retoriken banale te rames, para e gjate fushates ne media dhe ne takime, ku flet me aq tone percmuese dhe fyese per Presidentin e vendit Nishanin, per kretarin e qeverise Berishen, per kryetarin e bashkise se Tiranes, Bashen e tjere. Si nuk te bie ndermend te permendesh faktin qe gjysma e deputeteve te opozites kane perdhosur parlamentin ose duke e abandonuar (parlamenti i popullit qe i kishte votuar), ose duke e perdorur tribunen e tij per fyerje dhe shpifje nga me banalet. Si nuk permend asnje fjale qe gjysma e ketyre deputeteve jane gjobitur nga gjykatat per shpifje dhe keto te perseritura. Perse asnjehere nuk thate asnje fjale per sjelljen e Rames qe humbi zgjedhjet e 2009 dhe 2011 dhe qendrimin e tij e te tjereve...

Nuk e kuptoj perse ju njerezit qe predikoni per ekseleca ne sjellje, ne gjuhe, ne dalje publike, ne te berit politike etj keni double-standart ne trajtimin e te njejtit problem. Perse sipas jush keta qe po ikin qenkan djaj qe nuk dine si te ikin dhe ato qe po vine qenkan engjej, qe dine si te vine e si te rrine.

Perpiqu nje here te vetme te shohesh nga brenda stalles ku jeton dhe filloi te kritikosh e analizosh nga vetja pastaj dil  e shaj neper mehalle. Jo mo lirke jo, nuku behet keshtu kritika mo. Na vduqet ju monstra te mashtrimit dhe te disinformimit ne media, shtuar ketu dhe vulgaritetin ne trajtimin e ceshtjes

Meqe jeni i sferes se kritikes, letersise apo literatures publike, duhet te dini leksionin e pare qe: Ne trajtimin e nje shkrimi me cfaredo  subjekti qofte ai, ne ndertimin e llogjik te tij, ne referencat dhe faktet e perdorura, duhet te mbahet for parasyshe qe "Mos te ndertohet subjekti pa fakte reale, dhe mos te perdoren pseudofakte per te ndertuar subjektin" Juve nuk keni permbushur asnjeren prej tyre. Kesaj i thone thjeshte te besh nje "Pacavure bajate"

Submitted by kaso (not verified) on

Kujtova se isha I vetmi qe mendoja se ky shkrim ka nje doze te larte sevilismi te deshperuar.
Vend fatkeq! Shqiperia, them.

Submitted by atdhetari (not verified) on

Nuk po ju them zoteri sepse "ndoc rroku" duket qe eshte pseudonim qe perdoret nga shkodranet.Qe ti thuash dikujt je normal,nuk mendoj se ka asnje lloj servilizmi.Qe ky kabinet eshte ne dukje normal nuk eshte servilizem,se paku deri tani anormal nuk mund ti thuhet (sigurisht e quajne anormal Bogdanet e Vorpset me te cilet je mesuar edhe ti besoj) Qe te besh vrejtje per menyren e te shprehurit nuk ka asgje per servilizem.Aktualisht,militantet deri ne skllaverim pas Berishes,perjetojne nje krize te pazakonte.Per shume e shume aresye qe tashme dihen dhe eshte e tepert te perseriten, ndocrrokët nuk kane asnje argument llogjik ne favor te Berishes,jo vetem nuk kane por edhe vete jane te bindur se behen te pa besueshem dhe nuk i degjon kush.Secili eshte i bindur se ndocrrokëve nuk u behet vone se kabineti qenka normal apo jo,se dikush po ju serviloska ketij kabineti,apo me keq akoma se çfare gjuhe u perdorka.Duke sharë e injoruar çdo kundershtar te Berishes,eshte e vetmja menyre per ti dale zot atij.Kjo eshte nje metode e njohur,por e rafinuar  e Berishes, qe here here bie ne nivelin e femijeve me moton "shiko vehten" ndersa ndocrroket e perdorin  ne menyre bajate,sa,i bejne nje sherbim shume te keq vete Berishes e Bashes.

Submitted by Ndoci (not verified) on

Meqenese me dukeni i sinqerte dhe i bute... ne komentin tuaj, do te deshiroja vetem te shtoja qe jeni i sinqerte dhe i bute deri ne naivitet.  Pasi, nese e lexoni me kujdes komentin tim, une nuk jam shprehur kunder te qenurit "normal" apo te perkufizimit si  me profil "normal" te ministrave. Problemi fillon kur qe ne hyrje, autori i shkrimit vendos krahasues superiore si "I vetmi me profil mbi normal eshte kryeministri..." Per analogji, une perdora nje reference tjeter te nje "profesori" me mbiemer Peshkepia per nje shkrim me superlativa te njejta per Ramen, shkruan ne Tema. Pra, qellimi i komentit tim eshte kritika ndaj fenomenit mjaft te perhapur te "servilave medioker" qe jane vene ne gare per te bere temenara liderve te rinj qe vine ne krye. Pra, mua me shqetson ky lloj "ekotipi social" i formuar dhe i shtuar me shumice. Aspekti tjeter negativ eshte qe efekti i ketyre "profesoreve" eshte shume me i demshem krahasura me nje partizan te njeres force politike apo tjetres qe bertasin ne rruge rrofte Berisha apo rrofte Rama.

Aq me teper, kur nje njeri i medias, me reputacion profesional e mediatik, do te kete nje impakt me te madh, sigurishte ne kete rast e kam fjalen per nje impakt negativ informativ.

Pra qellimi i komentit tim eshte t'i beje mire opinionit publik dhe aspak Berishes apo Bashes. Eshte autori i shkrimit qe perpiqet t'a beje ate ne sherbim te Rames.

Dhe se fundi, nje keshille per korigjim gjuhesor te komentit tend. Gaboheni ne perpjekjen per te sqaruar nick name Ndoc Rroku, nderkohe qe vete paraqiteni me " Atdhetari". Duhet qe mos te bini ne double-standard si miku juaj... Ne fillimin e paragrafit te dyte, grupi " Nuk mendoj se ka asnje lloj servilizmi" nuk eshte korrekte, nese mendoni qe autori nuk ka treguar asnje lloj servilizmi, sepse jane  perdorur dy ndajfolje mohuese qe rezultojne ne folje aktive  pohuese, pra ai ka treguar nje lloj serviliymi... Ndoshta keni dashur te thoni ekzakt kete. Ne kete rast jemi ne nje mendje.

Me respekt

Add new comment

Plain text

• No HTML tags allowed.
• Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
• Lines and paragraphs break automatically.